Published
4 years agoon
By
Betim GashiNga Angela Giuffrida, Kate Connolly & Jon Henley
“The Guardian”
Angela Merkel e dominoi Evropën. Ajo ishte de fakt një udhëheqëse e kontinentit në njëperiudhë krize. Për 16 vite me radhë Merkel e ka përdorur pragmatizmin e saj të kujdesshëm dhe të qetë, për të drejtuar kontinentin në kohën e ngritjes të së djathtës ekstreme, gjatë një përgjigje të gabuar ndaj krizës së emigrantëve, dhe natyrisht Brexit. Me mbylljen e epokës Merkel, vendin e saj mund ta zërë një udhëheqës tjetër evropian. Ja cilët janë 3 pretendentët kryesorë:
Mario Draghi
Një nga vlerësimet më të mëdha të udhëheqjes së Mario Draghi erdhi nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, gjatë një vizite që zhvilloi në qershor në Romë. Duke e përshkruar si një “maestro” ish-shefin e Bankës Qendrore Evropiane, Sanchez tha: “Sa herë që Draghi flet në Këshillin Evropian, ne të gjithë heshtim dhe e dëgjojmë. Dhe kjo nuk është diçka që ndodh shpesh”.
Draghi, i emëruar kryeministër i Italisë në shkurt të këtij viti, ka pasur një ndikim të ngjashëm në grupin e partive politike që përbëjnë koalicionin e tij të gjerë, ku secila ka kontestimet e veta mbi një sërë çështjesh të vështira, përfshirë futjen në përdorim të pasaportës së vaksinës anti-Covid.
Po ashtu Draghi i ka bërë përshtypje elektoratit italian, duke rezultuar aktualisht në sondazhe si udhëheqësi më i vlerësuar në vend. Pra shumë larg asaj me të cilën janë mësuar italianët. Qeveria Draghi pati sukses me programin e vaksinimit ndaj Covid-19, ka ringjallur ekonominë italiane, dhe ka ndërmarrë masa të zbatueshme për të kontrolluar infeksionet e reja me koronavirus.
Për më tepër, Draghi ia ka dalë të çojë përpara një reformë të kontestuar në sistemin e drejtësisë, një kusht ky që duhet të plotësojë Italia që të sigurojë pjesën më të madhe të fondit të rimëkëmbjes nga pandemia të dhënë nga Bashkimi Evropian.
“Gjërat duhet të bëhen pasi kështu duhet, dhe jo që të kemi një rezultat të menjëhershëm, edhe nëse ato janë jopopullore”,- deklaroi Draghi gjatë muajit të kaluar. Pragmatik, i qetë, vendimtar dhe pa drojë për t’i thënë gjërat ashtu siç janë, për disa nga njerëzit që punojnë me të, Draghi, i respektuar jashtë vendit po aq sa edhe në shtëpi, është kandidati më i fortë për të zënë vendin e Merkelit si udhëheqësi de fakto i Evropës. “Ne kemi figurën më të spikatur,dhe ai është Mario Draghi”, -deklaroi Giancarlo Giorgetti, Ministri italian i Zhvillimit Ekonomik.
Olaf Scholz
Politika evropiane nuk luajti gati asnjë rol në fushatën zgjedhore në Gjermani. Kjo ndoshta ka të bëjë më shumë me faktin se përkundër dallimeve në politikat midis partive, që tani po negociojnë për një pozicion në qeverinë post-Merkel, në Evropë çdo parti kryesore është pak a shumë në të njëjtën qasje: Gjermania ka nevojë për BE, më shumë sesa BE-ja ka nevojë për Gjermaninë.
Nëse Scholz do të ketë sukses në krijimin e një qeveri të koalicionit dhe bëhet kancelar, nuk ka shumë të ngjarë që të ndryshojë mënyrën e qeverisjes. Roli i tij si Ministër i Financave nën qeverinë Merkel – përgjegjës për menaxhimin e ekonomisë – dhe kontributi i tij qendror në krijimin e fondit të BE-së për rimëkëmbjen nga koronavirusi prej 750 miliardë eurosh, e përforcoi angazhimin e tij ndaj bllokut.
Ai e quajti fondin “një sinjal të qartë për solidaritetin dhe forcën e Evropës”, teksa në të njëjtën kohë i dërgoi mesazh gjermanëve se një rimëkëmbje e fuqishme në Evropë, ishte një parakusht thelbësor për të siguruar edhe lulëzimin ekonomik të Gjermanisë.
Scholz mund të jetë nën presion për të marrë një rol udhëheqës mbi çështje të tilla si krijimi i një politike mbi emigrantët të bazuar tek solidariteti-ku Merkel dështoi – si dhe sfidën e nxitjes së reformës mjedisore dhe harmonizimin e saj me rritjen ekonomike. Sholz është më shumë një pragmatist sesa një vizionar. Por kjo ka më shumë të ngjarë që t’i qetësojë sesa shqetësojë homologët e tij të ardhshëm.
Emmanuel Macron
Macron e ka prezantuar vizionin e tij mbi Evropën që kur u zgjodh president, duke argumentuar në mënyrë të përsëritur që nga fjalimi i tij madhor në Universitetin e Sorbonësnë vitin 2017, se BE-ja duhet që t’i adresojë dështimet e saj: Sipas fjalëve të tij, unioni është aktualisht “shumë i dobët, shumë i ngadaltë, dhe tejet joefikas”.
Propozimet e tij – një mbrojtje e integruar e BE-së, reforma në eurozonë, një politikë e përbashkët e azilit, një taksë dixhitale – kanë ecur pak përpara, pasi janë penguar pjesërisht nga një koalicion gjerman i paralizuar dhe nga instinktet e kujdesshme konsensuale të Angela Merkel.
Por pak analistë besojnë se largimi i kancelares do t’i hapë rrugë presidentit ambicioz, të paduruar dhe nganjëherë arrogant të Francës që t`i zënë menjëherë vendin. Shumica e tyre thonë se asnjë udhëheqës nuk do të mund të krahasohet me ndikimin që pati Merkel në kulmin e saj.
Në vazhdën e krizës së këtij muaji me SHBA-në, Australinë dhe Britaninë e Madhe për marrëveshjen e sigurisë AUKUS, e cila i kushtoi Francës një kontratë për prodhimin e disa nëndetëseve prej një shume prej dhjetëra miliarda eurosh, ai edhe një herë kërkoi një autonomi më të madhe evropian, në një kohë që Kina po ngrihet dhe kur SHBA po ri–fokusohet në Azi.
Pas tërheqjes kaotike të Perëndimit nga Afganistani dhe polemikave mbi AUKUS, më shumë udhëheqës të BE-së mund të jenë tani më të gatshëm që të bien dakord që unioni duhet të jetë më pak i ndërvarur nga Uashingtoni.
Por pak prej tyre do të donin të rrezikonin të dëmtonin marrëdhëniet transatlantike, dhe ideja e një ushtrie të BE-së është ende shumë larg përmbushjes. Se sa do të ketë sukses
Macron në çuarjen përpara të axhendës së tij, kjo do të varet kryesisht nga suksesi i presidencës gjashtëmujore të Francës në BE, e cila nis në janar, dhe natyrisht edhe nga sigurimi i rizgjedhjes së Macron në zgjedhjet presidenciale franceze të prillit të vitit tëardhshëm.
Ai do të përpiqet me siguri që të marrë “mantelin” e Merkelit. Por për ta arritur këtë gjë do të ketë nevojë për partnerë, dhe duhet te jetë ndërkohë i gatshëm për kompromise dhe konsensus:shenja dalluese këto të Merkel, por deri më tani jo për Macron.
Lajmet
Rutte nga Shkupi: KFOR-i mbetet garantues i fuqishëm i sigurisë në Kosovë
Published
5 hours agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Gjatë një vizite zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka rikonfirmuar se misioni i KFOR-it do të mbetet i fuqishëm dhe plotësisht i aftë për të përmbushur detyrat e tij në Kosovë.
Rutte vlerësoi lart partneritetin me Shkupin, duke theksuar se ky shtet ka qenë një mbështetës i kahershëm i forcave paqeruajtëse.
“Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it dhe për këtë ju falënderoj. KFOR-i vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij”, deklaoroi Rutte.
Nga ana tjetër, vetë misioni i KFOR-it ka sqaruar se për momentin nuk ka ndryshime rrënjësore në strukturën apo numrin e forcave të saj, por aleanca rishikon dhe përshtat periodikisht praninë e saj në varësi të zhvillimeve në terren.
Për momentin, në Kosovë shërbejnë mbi 4,600 trupa të KFOR-it, ku Italia prin me mbi 900 ushtarë, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë një rol kyç me rreth 600 trupa të dislokuara.
Lajmet
UBT sjell në Kaçanik një reflektim akademik mbi trashëgiminë moderne përmes ekspozitës ‘Modernizmi në Kaçanik 1945–1990’
Published
5 hours agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Në praninë e përfaqësuesve të institucioneve lokale nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Hanit të Elezit, stafit akademik dhe studentëve të interesuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, u bë hapja solemne e ekspozitës “Modernizmi në Kaçanik 1945–1990”, një projekt hulumtues dhe prezantues i kushtuar zhvillimit arkitektonik, urban dhe kulturor të periudhës së modernizmit në qytetin e Kaçanikut.
Ekspozita, e organizuar, punuar dhe kuruar nga profesori Kujtim Elezi në bashkëpunim me një grup studentësh të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqëson një angazhim të drejtpërdrejtë akademik dhe praktik të studentëve në dokumentimin, analizimin dhe interpretimin e trashëgimisë moderne arkitektonike.
Përmes hulumtimeve në terren, mbledhjes së materialeve arkivore, analizave grafike dhe prezantimeve vizuale, studentët kanë sjellë një pasqyrë të strukturuar të transformimeve urbane dhe arkitektonike që kanë shënuar Kaçanikun në periudhën 1945–1990.
Ky projekt dëshmon qasjen bashkëkohore të Departamentit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, i cili integron mësimdhënien teorike me punën kërkimore dhe angazhimin praktik në komunitet.
Përmes kësaj ekspozite, studentët jo vetëm që kanë zhvilluar aftësitë e tyre profesionale në analizë urbane dhe interpretim arkitektonik, por kanë kontribuar edhe në ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e ruajtjes dhe rivlerësimit të trashëgimisë moderne. Ekspozita synon të nxisë reflektim akademik dhe diskutim profesional mbi vlerat e modernizmit dhe ndikimin e tij në formësimin e identitetit arkitektonik bashkëkohor, duke e vendosur dialogun mbi trashëgiminë në një kontekst aktual të zhvillimit urban.
Lajmet
REL: Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve
Published
5 hours agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë.
Më 3 mars, një litër naftë në disa pika karburanti arriti në 1.39 euro, ndërsa benzina në 1.38 euro.
Një ditë më parë, çmimet ishin deri në 1.25 euro për naftë dhe 1.24 euro për benzinë.
Lëvizja e shpejtë e tregut vendor nuk është rastësi – ajo pasqyron përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe tronditjen e zinxhirit global të furnizimit me energji.
Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino
Rritja u nxit nga tensionet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, që shtynë çmimin e naftës Brent – standardi global i referencës – të rritet deri në 10 për qind më 1 mars.
Pasiguria për ndërprerje të furnizimeve u shtua veçanërisht pas pezullimit të një pjese të dërgesave përmes Ngushticës së Hormuzit.
Kjo ngushticë, përmes së cilës kalon mbi një e pesta e furnizimeve ditore globale me naftë, shërben si arterie eksporti për vende si Irani, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Iraku.
Çdo rrezik për bllokim apo kufizim të qarkullimit përkthehet menjëherë në rritje të kostove të sigurimit dhe transportit dhe, për rrjedhojë, në çmime më të larta në tregjet botërore.
Kosova, plotësisht e varur nga importi
Kosova nuk ka rafineri të saj dhe furnizohet tërësisht nga importet.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, vendi importoi mbi 478 milionë euro naftë dhe më shumë se 51 milionë euro benzinë.
Furnizimet kryesore vijnë nga Gjermania, Hungaria, Greqia, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa një pjesë e konsiderueshme hyn përmes terminalit të Porto Romanos në Durrës.
Kjo varësi strukturore e bën tregun vendor jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj lëkundjeve globale.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë për Radion Evropa e Lirë se çmimet mund të vazhdojnë të lëvizin, pasi kompanitë furnizohen sipas çmimeve aktuale të bursës dhe nuk mbajnë rezerva të mëdha.
Ai shton se nuk ka vend për panik dhe se nuk priten mungesa në treg, por thekson se dinamika e çmimeve mbetet e varur nga zhvillimet ndërkombëtare.
Institucionet mes paralajmërimeve dhe masave të përkohshme
Përballë rritjes së shpejtë të çmimeve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e Kosovës njoftoi për një intensifikim të inspektimeve dhe përgatitje të raporteve ditore mbi çmimet.
Sipas ministrisë, në rast të rritjeve të pajustifikuara mund të aplikohen masa mbrojtëse dhe rregullim i përkohshëm i çmimeve, me mbikëqyrje nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore.
Një vendim i ngjashëm u mor më 16 dhjetor 2025 nga ministrja e atëhershme Rozeta Hajdari, duke përcaktuar marzhë maksimale tregtare prej 2 centësh për litër në shitje me shumicë dhe prej 12 centësh për litër në shitje me pakicë. Ky vendim qëndroi në fuqi vetëm 30 ditë. /REL/
Lajmet
Mbishkrime nacionaliste serbe në Ambasadën e Kosovës në Berlin
Published
6 hours agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Mbishkrime me përmbajtje fyese dhe shoviniste në gjuhën serbe janë vendosur në objektin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.
Për këto veprime ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.
“Mbishkrimet e vendosura përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si ‘Nuk ka dorëzim’, ‘Kosova është Serbi’ dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
MPJD njofton se, pas identifikimit të këtij akti, janë informuar autoritetet gjermane.
“Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve”, bën të ditur Ministria.
Gjithashtu, MPJD ka dënuar këtë akt vandalizmi dhe çdo përpjekje tjetër për të cenuar përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike, si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve”, thuhet në njoftim.
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 3 mars, në vitet ‘90
Rutte nga Shkupi: KFOR-i mbetet garantues i fuqishëm i sigurisë në Kosovë
UBT sjell në Kaçanik një reflektim akademik mbi trashëgiminë moderne përmes ekspozitës ‘Modernizmi në Kaçanik 1945–1990’
REL: Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve
Irani kërcënon Evropën: “Çdo ndërhyrje do të jetë akt lufte”
Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit
MRS shpall kategorizimin e ri të federatave sportive, Xhudoja kryeson listen
Mbishkrime nacionaliste serbe në Ambasadën e Kosovës në Berlin
Finalja e tensionuar, Barcelona përballë Atletico Madrid sonte në “Camp Nou”
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Kulturë3 months agoIvanka Trump zbulon librat për historinë shqiptare: Çfarë e tërheq?
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
