Lajmet

Kusari-Lila: Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare mbetet sfidë

Published

on

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se partitë s’u dakorduan për një seancë të rregullt. Ajo tha se votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare mbetetn sfidë sepse kanë mbetur edhe 12 marrëveshje ndërkombëtare për çka kërkoi më shumë se përkushtim në votimin e tyre.

“U caktua vetëm një seancë e jashtëzakonshme, ajo që është bërë me kërkesë të opozitës. Fatkeqësisht nuk arritëm të dakordohemi për një seancë të rregullt…”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila foli edhe për paralajmërim e vizatë së Escobarit duke u ndalur te çështja e dinarit si çështje që mundet të diskutohet e po ashtu edhe draftin e Asocacionit dhe për zgjedhjet për shkarkimin e katër kryetarëve në veri të vendit.

Lajmet

Shpati Zekaj i sjellë medalje elitare Kosovës në xhudo

Published

on

Sportisti kosovar Shpati Zekaj ka arritur një tjetër sukses të madh për sportin dhe shtetin e Kosovës në sportin e xhudos. Zekaj erdhi pasi ishte stolisur me medalje të bronztë në Kupën Evropiane për Seniorë që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Në ndeshjen vendimtare për medalje, Zekaj arriti të mposhtë me Waza-ari garuesin italian Enrico Bergamelli, duke siguruar kështu një podium të merituar.

Ky rezultat përbën një arritje të rëndësishme për xhudon kosovare, e cila vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

Franca pritet ta njohë sot Palestinën

Published

on

Franca pritet që ta njohë sot shtetin e Palestinës, sipas sekretarit të parë të partisë socialiste, njëherësh deputeti, Oliver Faure, pasi i njëjti kishte përmendur datën e 22 shtatorit.

Ai ka kërkuar që kur Franca më në fund do ta njohë shtetin e Palestinës, të ngritet flamuri palestinez nëpër komunat e Francës.

Por, ngritjen e flamurit nëpër komuna, e ka kundërshtuar Ministria e Brendshme.

Megjithatë, deputeti Faure ka thënë se pavarësisht tendencës që ministri i Brendshëm në largim po përpiqet t’i ndjekë penalisht kryebashkiakët që do të ndërmerrnin nismën për të lyer godinat e komunave me ngjyrat e Shtetit të Palestinës, i bëri thirrje Emmanuel Macronit, që Franca të jetë e qëndrueshme me qëndrimin që do të shpallë sot përpara komunitetit ndërkombëtar./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

27 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Published

on

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtaret e para të UÇK-së.

Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe në Çiçavicë.

Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë.

Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit do ta mbajë kjo brigadë.

Në sheshin e Drenasit janë vendosur shtatoret e dëshmorëve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Published

on

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin.

Kjo konsiderohet edhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohen kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën.

Në kuadër Ditës Ndërkombëtare pa Makina, edhe në Kosovë janë mbajtur disa aktivitete, ndërsa sot në veri të Mitrovicës do të vendoset një eko-ulëse me energji solare nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. /S.K/KP/BBC

Continue Reading

Të kërkuara