Lajmet
Kusari-Lila: Raporti i DASh-it ka lëshime dhe disa pasaktësi
Published
2 years agoon
By
Betim GashiShefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ka lëshime dhe disa pasaktësi. Sipas saj, raporti ndër vite ka treguar për probleme të funksionimit të drejtësisë. Në seancë plenare, ajo krahasoi përmbajtjet e raporteve të mëparme dhe për vitin e kaluar, ku tha se pushteti ka probleme të trashëguara.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila deklaroi se raporti i vitit 2023, flet për korrupsionin në qeveri bazuar në numrin e madh të kallëzimeve penale por jo për ngritje të aktakuzave.
“Sa i përket dy dënimeve që janë për ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi kemi të bëjmë me fjalën ‘vonim të deklarimit të pasurisë’ e cila fjalë si vonesë nuk paraqitet si vonesë nuk paraqitet në raport, bëhet fjalë për vonesë dy-tri ditë. Përderisa gjoba që është shqiptuar apo dënimi përmes gjykatës, aktualisht është gjobë me ligjin e ri që ka hyrë në fuqi në vitin 2023, e cila gjobë shqiptohet nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit”, deklaroi ajo.
Më tej ajo tha se ky raport ndër vite ka pasur përmbajtje të cilat kanë treguar probleme të funksionimit të drejtësisë.
“Përkundër përpjekjes për të vënë në spikamë diçka që mendohet se është hera e parë në raport, raporti ndër vite ka pasur përmbajtje të cilat kanë treguar probleme thelbësore në funksionimin e drejtësisë në shtetin tonë të ri dhe shtylla të tjera të funksionimit të shtetit në raport me respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Disa krahasime në mes të raportit në vitin 2023 dhe 2019, kur dy nga të tri partitë opozitare të sotme ishin në pushtet: në vitin 2019 raporti lexonte ‘Çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshinin kufizimet të panevojshme për shtypin, duke përfshirë dhunën dhe kërcënimet për dhunë ndaj gazetarëve, korrupsion dhe mos ndëshkim të qeverisë dhe sulme kundër pjesëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara duke përfshirë edhe Policinë e Kosovës”, deklaroi Kusari Lila.
Ajo shtoi se në raportin për vitin 2023, thuhet se qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të hetuar e ndjekur penalisht zyrtarët që mund të kenë kryer abuzime të të drejtave të njeriut. Po ashtu Kusari-Lila theksoi se institucioni i Avokatit të Popullit nga 136 ankesa sa ka marrë më parë, tashmë ka rënë në 40 për keqtrajtim nga Policia.
“Tek e drejta e pronës dhe kthimi i saj për dallim nga raporti i vitit 2019, kur përmenden huti dhe përzierje të zbatimit të ligjit, kërkesa për kthim të pronës si dhe probleme serioze në udhëheqjen e Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, në vitin 2023 vazhdon të përmendet mungesa e regjistrave kadastralë apo mos kthimi i tyre nga Serbia të marrë apo të mbajtur që nga koha e luftës në Kosovë si dhe brengat e përmendura nga qytetarët e komunitetit serb në veri të vendit me procesin e shpronësimit pa procedura të parapara me ligj. Megjithatë, raporti thekson gjithashtu se qeveria ka reflektuar për t’i adresuar këto brenga. Do të thotë prej problemit subjektiv, mungesës së vullnetit politik për zgjidhje tek çështjet në vitin 2023, të cilat marrin zgjidhje pastaj por kanë probleme të trashëguara siç është rasti i mungesës së regjistrave kadastralë”, shtoi ajo.
Sa i përket lirisë së fjalës dhe mediave, shefja e shumicës parlamentare shtoi se në raportin e fundit nuk përmendet fakti se gazetarët nuk lejohen nga pronarët e mediave që të raportojnë për korrupsionin e qeverisë.
“Deri në vitin 2021 vazhdimisht ka pasur raportime për ‘biznese të lidhura me qeverinë, ushtruan presion ndaj pronarëve të mediave, redaktorëve individual dhe reporterëve për të mos publikuar storje apo materiale të caktuara’. Kjo fjali nuk figuron më në raportin e vitit 2023 dhe veprimi i njëjtë ‘ushtrimi i presionit’ tani u mvishet disa zyrtarëve publik. E nga raporti i fundit largohen edhe raportimet se gazetarët nuk lejohen nga pronarët e mediave që të raportojnë për korrupsionin në qeveri”, shtoi ajo.
Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes tha se raporti ka lëshime dhe pasaktësi për numrin e grave të pozita udhëheqëse.
“Raporti ka lëshime dhe disa pasaktësi. Pasaktësitë janë tek evidentimi dhe konstatimi për numrin e grave në pozita udhëheqëse, ministrore dhe prezencën e grave në jetën ekonomike. Angazhimi i grave në jetën publike dhe ekonomike këto tri vite është më i madh se asnjëherë më parë”, përfundoi ajo.
Lajmet
KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave
Published
3 hours agoon
January 30, 2026By
UBTnews
Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të gjithsej 2 mijë e 557 vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Ai bëri me dije se deri më tani janë rinumëruar rreth 95% e tyre.
“Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë”, deklaroi ai.
Lajmet
Gjenden mbetje eshtërore në Skenderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës
Published
3 hours agoon
January 30, 2026By
UBTnews
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në ja në bërë gërmime në fshatin Marinë të Skenderajt, ku janë hasur mbetje eshtërore.
Sipas policisë këto mbetje dyshohet se i përkasin personave të zhdukur në vitin 1998/1999.
“Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, thuhet në raportin policor.
Lajmet
Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit
Published
19 hours agoon
January 29, 2026By
ubtnews
Punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors (J4J) – Mobile Journalism Workshop”, e organizuar nga UBT në bashkëpunim me TRT dhe Institutin Yunus Emre, u përmbyll me sukses, duke ofruar një përvojë të vlefshme profesionale për studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, si dhe për nxënësit e UBT International Smart Schools.

Kjo punëtori shërbeu si një platformë edukative dhe praktike për fuqizimin e të rinjve me aftësi bashkëkohore në gazetarinë mobile, tregimin kreativ të storieve dhe prodhimin e përmbajtjes digjitale me ndikim social.
Gjatë ditëve të punëtorisë, pjesëmarrësit u angazhuan në sesione intensive që përfshinë bazat e gazetarisë, etikën profesionale, storytelling digjital dhe përdorimin e mjeteve mobile për xhirim, editim dhe shpërndarje të përmbajtjes mediatike.
Përmes punës praktike në terren, studentët dhe nxënësit patën mundësinë të krijojnë video-storie autentike, të ndërtuara nga perspektiva të ndryshme dhe të përshtatura për platformat digjitale.
Një moment i veçantë i kësaj ngjarjeje ishte Digital Video Competition, ku u realizua shfaqja në grup e video-storieve të përgatitura nga pjesëmarrësit. Këto punime u vlerësuan nga një juri profesionale e përbërë nga gazetarë dhe ekspertë të TRT-së, të cilët ofruan feedback konstruktiv dhe këshilla profesionale, duke vlerësuar kreativitetin, qasjen vizuale dhe mesazhin shoqëror të videove të realizuara.
Punimet e të rinjve u vlerësuan si dëshmi e potencialit të madh krijues dhe e përgatitjes së tyre për t’u përballur me sfidat e gazetarisë moderne, duke treguar se gazetaria mobile është një mjet i fuqishëm për të rrëfyer histori reale dhe me ndikim.
Punëtoria u përmbyll me ndarjen e certifikatave si vlerësim për angazhimin dhe punën e tyre gjatë gjithë procesit trajnues. Në këtë ceremoni u theksua rëndësia e bashkëpunimeve ndërkombëtare në edukimin e brezit të ri të gazetarëve dhe roli i UBT-së si institucion që promovon arsimin praktik, inovacionin dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me industrinë e medias.



Lajmet
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin
Published
19 hours agoon
January 29, 2026By
ubtnews
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi akademik, me qëllim forcimin e lidhjeve institucionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një vizite zyrtare të delegacionit të Universitetit “Eqrem Çabej”, të prirë nga Rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Jaho Cana, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Prishtinë. Delegacioni u mirëprit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me stafin akademik të UBT-së.
Gjatë takimit, rektorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar në hapësirën shqiptare, duke vënë theksin në shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, si dhe realizimin e projekteve kërkimore dhe shkencore me interes të ndërsjellë.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, prezantoi modelin unik të UBT-së, veçanërisht rolin e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik si një urë lidhëse ndërmjet akademisë, industrisë dhe inovacionit, duke theksuar se UBT mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike rajonale dhe ndërkombëtare.
“Ne kemi menduar të krijojmë një ekosistem transdisiplinar, ku bashkëpunimi është në zemër të strategjisë sonë dhe ku universiteti ka ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri”, theksoi Hajrizi.
Nga ana e tij, Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”, Prof. Dr. Jaho Cana, vlerësoi lart filozofinë dhe misionin e UBT-së, duke e cilësuar këtë institucion si një universitet që ka lindur për t’i shërbyer shoqërisë dhe për të krijuar vlera konkrete për të.
“Ju keni lindur si një universitet për t’i ofruar të mira kësaj shoqërie. Jeni një universitet për t’i dhënë shoqërisë dhe sinqerisht ndihem i befasuar pozitivisht nga ajo që pashë këtu”, u shpreh Rektori Cana.
Ai shtoi se bashkëpunimi me një universitet si UBT-ja është prioritet për Universitetin “Eqrem Çabej”, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të urave të qëndrueshme akademike ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në rajon.
“Bashkëpunimi me një universitet si ju është prioritet i yni dhe jemi të bindur se kjo marrëveshje do të prodhojë rezultate konkrete për të dy institucionet”, tha Cana.
Vizita përfshiu edhe një tur në ambientet e Parkut Shkencor të UBT-së, ku delegacioni u njoh nga afër me laboratorët, qendrat e inovacionit dhe infrastrukturën moderne që mbështet arsimin, kërkimin dhe zhvillimin teknologjik.





KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave
Gjenden mbetje eshtërore në Skenderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës
Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin
Koncerti i Fakultetit të Muzikës Moderne dhe Produksionit Digjital sjell kreativitetin e studentëve
PDK kërkon hetim ndaj Kurtit për “mashtrim publik” në rastin e dronëve kamikaz
Isa Mustafa: LDK ka potencial për t’u ringritur, problemet nuk zgjidhen me tifozllëk
Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për prova shtesë në rastin e Liridona Ademajt
Dogana në aksion, kontrolle në barnatoret e Pejës dhe Gjakovës
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Rajoni3 months agoNjë kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku
