Lajmet

Kusari-Lila: LVV ka qenë e përgatitur për të votuar komisionin hetimor parlamentar

Sipas saj, opozita po abuzon me të vërtetën dhe me informacionet të cilat prezantohen.

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje në seancën e sotme ishte e përgatitur për formimin e komisionit hetimor, ka thënë shefja e shumicës parlamentare, Mimoza Kusari Lila. Ajo ka deklaruar se dakordimi i partive politike ishte që të mos diskutohej, mirëpo opozita ka paragjykuar lidhur me atë se ku kanë shkuar subvencionet e qeverisë.

Pas përfundimit të seancës, ajo bashkë me deputetin Armend Muja tha se sot kishin ardhur të përgatitur që të propozojnë edhe deputetët pjesëmarrës të komisionit hetimor parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike.

“Në seancën e sotme ne kemi ardhur të përgatitur që të votojmë dhe propozojmë deputetët pjesëmarrës në komisionit hetimor parlamentar. Dakordimi mes grupeve parlamentare të pozitës dhe opozitës, ishte që ky propozim të shkonte pa paragjykime, për arsyeje sepse çfarë do pyetje apo shqetësimi që opozita kishte dhe që e ka ngritur në materialin që është dorëzuar për komisionin hetimor parlamentar të mbetet subjekt i trajtimit të komisionit. Megjithatë, prapë u fillua me diskutime, me paragjykime. Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje vendosi që sot mos të mbështes formimin e këtij komisioni hetimor parlamentar”, ka thënë ajo.

Sipas saj, opozita po abuzon me të vërtetën dhe me informacionet të cilat prezantohen.

“Synimi dhe tendenca që të hidhet pluhur, synimi dhe tendenca që të thuhen të pavërteta në veprimet e qeverisë që brenda këtij një viti është ballafaquar me dy kriza të mëdha, njëra nga pandemia, tjetra e imponuar nga çmimet e energjisë elektrike, pa u marrë fare me çfarë ka shkaktuar këtë ngritje të çmimeve, konsiderohet si e pa plot dhe oportune”, deklaroi ajo.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes shtoi se sot kanë protestuar për pasaktësinë e opozitës. Ajo shtoi se formimi i komisionit me 1/3 e deputetëve ka bazë ligjore.

“Pa asnjë problem dhe pa asnjë hezitim, aktiviteti ynë dhe i qeverisë do të jetë konform ligjeve në fuqi, por nuk pranojmë që të abuzohet me të vërtetën dhe me faktet të cilat janë shumë më kokëforta se sa çfarë do insistimi për të vënë në faj Qeverinë Kurti […] Ne me angazhimin tonë parlamentar dhe me aktivitetin gjithashtu edhe të instancave tjera të pozitës, natyrisht se jemi këtu për të treguar përkushtim ndaj jetës parlamentare. Por nuk pranojmë që të abuzohet me të vërteta”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Mimoza Kusari-Lila tha se në seancën e sotme prapë u tha që qeveria ka humbur investimin nga MCC në shumë prej 200 milionë euro, por që të ekzekutivi ditë më parë ka votuar për angazhimin e diskutimit për investim të shumicës së njëjtë.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara