Lajmet
Kusari-Lila kundër PDK-së: Shpërndarja e Kuvendit paksa e paimagjinueshme
Published
2 years agoon
By
Betim GashiShefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dalë kundër kërkesës së PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, duke thënë se një gjë e tillë është “paksa e paimagjinueshme”.
Ajo ka arsyetuar dështimin e sotëm të seancës plenare, e cila sipas saj ndodhi, me kërkesë të vetë iniciuesit Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për një datë tjetër.
“Shpeshherë ka akuza ose kundër akuza se nuk po ka ballafaqim të drejtpërdrejtë në fusha të caktuara qofshin ato ekonomi, drejtësi, siguri e kështu me radhë. Sot të gjithë ministrat e dikastereve kryesorë, përfshirë kryeministrin ishin prezentë, por ishte kërkesë e Grupit Parlamentar të AAK-së, ftuesit e kësaj seance që kjo të shtyhet për një datë tjetër… Më 22 mars është përvjetori i qeverisjes, por ne i kemi pasur seancat të Kuvendit, gjithashtu kemi pasur edhe mbledhje të Kryesisë, ju e dini se edhe Kuvendi ka kaluar në një proces me sfida të ndryshme, të cilat fatmirësisht u tejkaluan. E dini se këtë javë dhe javën e kaluar ka pasur seanca të suksesshme edhe në miratim të marrëveshjeve ndërkombëtare, por gjithashtu edhe të projektligjeve dhe besoj që me të njëjtën dinamikë Kuvendi do të vazhdojë deri në përmbyllje të sesionit pranveror”, deklaroi Kusari.
Të paimagjinueshme e konsideroi shpërndarjen e Kuvendit, teksa Kusari-Lila përmendi numrin e deputetëve pjesëmarrës për debatin e sotëm parlamentar., duke thënë se pozita është e gatshme të vazhdojë mandatin deri në fund.
“Është paksa e paimagjinueshme të pritet shpërndarja e Kuvendit ku për debat të tri vjet qeverisje ka aq pak deputetë në sallë e lëre më të mendohet për një situatë, e cila do të nënkuptonte përfundimin e punës së legjislaturës së tetë, përderisa nuk janë kryer të gjitha pikat, ka shumë pak pika të pa trajtuara, por gjithashtu jemi në dinamikën dhe ritmin e mirë të përmbushjes së agjendës legjislative. Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë edhe projektligje në lexim të dytë por edhe marrëveshje ndërkombëtare, që në ndërkohë miratohen ose nënshkruhen nga ministrat, miratohen nga qeveria dhe i sillen Kuvendit. Në aspektin legjislativ, pozita është e gatshme të vazhdojë mandatin deri në fund dhe për të përmbushur agjendën legjislative më shumë se çdo legjislaturë deri më tani”, theksoi ajo.
E pyetur se a ka marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe PDK -së për shpërndarjen e Kuvendit, Kusari-Lila ka mohuar një gjë të tillë.
“Deri më tani, këto janë vetëm fjalë. Nuk ka marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ka vetëm atë që kemi thënë publikisht. Marrëveshje nëse janë të gjitha partitë nga opozita, përfshirë LDK-në dhe AAK-në, për shpërndarjen e Kuvendit, atëherë do të ndodhë, nëse nuk janë atëherë jo, atëherë do të shkojmë deri në fund kështu”, ka thënë ajo.
Kusari-Lila shtoi se numri i projektligjeve të miratuara, përfshirë edhe ato ndërkombëtare, është gjithsej 244.
- Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 99 vota për zgjatjen buxhetore edhe për muajin mars të këtij viti.
Vendimi vjen si pasojë e mosmiratimit të Buxhetit për vitin 2026. Për shkak të kësaj situate, shteti ka funksionuar për dy muaj përmes ligjit për zgjatje buxhetore, ndërsa ekzekutivi ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase deri në përfundimin e procedurave për miratimin e buxhetit në dy leximet dhe dekretimin e tij.
Qeveria ka arsyetuar se zgjatja është e domosdoshme për të shmangur pengesat në procesin e pagesave dhe për të garantuar funksionimin normal të institucioneve.
Edhe në këtë votim, Lista Serbe nuk ka marrë pjesë.
Lajmet
Kuvendi miraton rezolutën për Dhomat e Specializuara
Published
5 hours agoon
February 12, 2026By
UBTNEWS
Legjislatura e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës ka miratuar rezolutën për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmes së cilës kërkohet që ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të zhvillohet një proces gjyqësor i drejtë.
Rezoluta ka marrë mbështetjen e 90 deputetëve, një votë ka qenë kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka votuar rezolutën, pasi kishte kërkuar që brenda saj të shtohej një pikë shtesë. Sipas propozuesit të rezolutës, deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, një ndryshim i tillë nuk ka qenë i mundur në këtë fazë.
Rezoluta synon të riafirmojë qëndrimin e Kuvendit të Kosovës lidhur me rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.
Lajmet
Grabitet një banke në Tiranë, policia arreston autorin e armatosur
Published
9 hours agoon
February 12, 2026By
UBTNEWS
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një filial banke në Tiranë, ku një person i armatosur ka arritur të marrë një shumë parash duke rrezikuar jetën e punonjësve të bankës. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë së Shtetit, autori është neutralizuar dhe arrestuar në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.
Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Elton Alushi, zhvilluan një takim falënderues me dy punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr. 2, të cilët ndërhynë me guxim dhe profesionalizëm.
Bëhet fjalë për Inspektor Ermal Çekun dhe Inspektor Eduart Salikon, të cilët mbërritën në vendngjarje në kohë rekord, neutralizuan autorin e armatosur, sekuestruan armën e zjarrit si dhe rikuperuan shumën e parave të grabitura.
Gjatë fjalës së tij para efektivëve të Komisariatit Nr. 2, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda theksoi se reagimi i shpejtë dhe profesionalizmi i treguar janë shembull i standardit që përfaqëson Policia e Shtetit.
“Përballë një personi të armatosur, vepruat me vendosmëri dhe kontroll të plotë të situatës. Këto janë veprime që nderojnë uniformën, forcojnë autoritetin e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin e qytetarëve tek institucioni ynë. Krenar dhe mirënjohës për ju dhe për çdo efektiv policie që mishëron profesionalizmin, guximin dhe përgjegjësinë në çdo moment shërbimi. Jepni gjithmonë më të mirën tuaj në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit. Ju falënderoj,” – u shpreh Proda.
Policia bën me dije se hetimet për rastin vijojnë, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë u shmangën pasoja më të rënda për qytetarët dhe punonjësit e bankës.
Lajmet
Osmani e Prattipati diskutojnë për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes
Published
9 hours agoon
February 12, 2026By
UBTNEWS
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.
Në fokus të bisedës ishte procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së re, ku u nënvizua rëndësia e përmbylljes së shpejtë të proceseve kushtetuese për të garantuar stabilitetin demokratik dhe adresimin e nevojave të qytetarëve, sipas komunikatës të Zyrës së Presidencës së Kosovës.
Gjatë takimit, palët diskutuan edhe për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes dhe hapat e mëtejmë në këtë angazhim ndërkombëtar.
Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për një linjëzim të plotë me politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e vlerësuar këtë bashkëpunim si jetik për interesat strategjike të vendit dhe forcimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe.
Miratohet zgjatja buxhetore për marsin
Kuvendi miraton rezolutën për Dhomat e Specializuara
Grabitet një banke në Tiranë, policia arreston autorin e armatosur
Djaloshi 13-vjeçar goditi me thikë në qafë nxënësin, dëgjon gjykata
Osmani e Prattipati diskutojnë për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes
Kuvendi i Kosovës sonte mbanë seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën në mbrojtje të liderëve të UÇK-së në Hagë
Ambasada e SHBA-së mirëpret Qeverinë e re: “Gati të punojmë për paqen dhe prosperitetin”
KQZ rekomandon 18 deputetët e rinj që zëvendësojnë ministrat e Qeverisë “Kurti 3”
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet nga UBT2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNga klasa në praktikë! Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizitojnë shtypshkronjën e UBT-së
-
Lajmet nga UBT2 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
