Lajmet

​Kusari-Lila: Biseda Radoiçiqin është e montuar

Published

on

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka hedhur poshtë gjitha akuzat e partive opozitare që kjo e fundit ka folur me terroristin Milan Radoiçiq, për Pagën Minimale. Në një konferencë për media, ajo ka deklaruar se është lehtë e verifikuese se për çfarë ka folur ajo me Radoiçiq, duke shtuar se me të njëjtin kanë biseduar vetëm për çështje të sigurisë për marrëveshjen e energjisë.

Bisedat e mbrëmshme që kanë qarkulluar mbrëmë, sipas Kusari-Lilës janë të fabrikuara, për çfarë tha e sot ka qenë në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë.

Asnjë komunikim nuk ka qenë me listën Serbe për Ligjin për Pagën Minimale, incizimet e mbrëmshme janë të fabrikuara, për të cilat, unë sot kam qenë në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë. Një manipulim dhe montazh e asaj natyre që synon të vë në dyshim dhe pikëpyetje integritetin dhe personalitetin tim, pozicionimin politik timin dhe të Grupit Parlamentar, Lëvizjes Vetëvendosje dhe të pozitës nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç se ta përdorë Listën Serbe ende si faktor politik përkundrejt që Lista Serbe zyrtarisht që dy vite e gjysmë asnjë ndikim nuk e ka as në Kuvendin e Kosovës e as në ndonjë instancë tjetër…Një matematikë e thjeshtë i tregon numrat që ne nuk kemi pasur nevojë për mbështetjen e tyre e as që kemi kërkuar atë mbështetje… Vetëm një bisedë përmes telefonit të Simiq me insistimin e tij me kryekriminelin Radojiçiq ka ndodhur kur ai ka insistuar që ai ta lidhë atë në telefon për çështje të sigurisë për marrëveshjen e energjisë”, tha Kusari-Lila.

Ndërsa, u shpreh se Lista Serbe me gjithë aktivitetin e vet ka tregu që është organizatë kriminale.

Është për keqardhje që duhet të mbaj me kundërargumentim me një person me precedent kriminal, siç është edhe rasti i z.Simiq kur po pyetem për deklarimet e tij. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë në agjendë të kriminelit, ndërsa fatkeqësisht po i jepet hapësirë kaq e madhe, nuk po mund të dëmtohet pozita, me incizime të fabrikuara po synohet. Për këtë pyeteni prokurorinë ku është rasti me kallëzimin penal, provat shtesë do të dorëzohen sot për fabrifikime të mëtutjeshme, me të gjithë ata që janë pjesë e kësaj, do të shihemi në gjykatë…Me një njeri, gënjeshtar, dhe mënyrën se si po e manipulojnë opinionin, Lista Serbe me gjithë aktivitetin e vet ka tregu që është organizatë kriminale, dhe po i jepet hapësirë duke kërkuar argumentim nga ana e tij. Ata ka dy vite që nuk janë në Kuvendin e Kosovës, kjo është arsyeja e gjithë kësaj lufte, që po bëhet që ata të futen në Kuvend përmes formave të luftës hibride, që kanë të bëjnë me fabrikim të materialeve”, u shprehKusari-Lila.

Ajo ka ritheksuar se nga ajo që ka dëgjuar dje është e montuar.

Edhe një herë po e ritheksoj vetëm një bisedë ka ndodhur me Radojiçiq në gjuhën shqipe, i qëndroj prapa, ajo që kam dëgjuar dje është e montuar, zëri im mund të këputet dhe të ngjitet me pyetjet që ai i ka bërë pastaj dhe janë të incizuara pastaj. Unë nuk kam folur me Radojiçiq në telefon për ligjin për Pagën Minimale apo gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese. Biseda tjetër në gjuhën shqipe, ai ka qenë në arrati, është e vërtetë, kur ai ka insistu me lëshu, ideja ka qenë e garancës se nuk do të ketë telshe në veri, për të cilat më pas nuk ka pasur asnjë aksion, as follow up. Pas një jave, e ka sjellë një letër kërcënuese, me të cilën ka përfundu çdo komunikim me Listën Serbe”, tha Kusari-Lila.

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Të kërkuara