Lajmet

Kusari-Lila: Biseda me Radojiçiqin është e montuar – Një herë kam biseduar shqip me të sa ishte në arrati

Published

on

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se është e lehtë të verifikohet se për çfarë ka folur ajo me Milan Radojiçiqin. Ajo shprehet se ka biseduar vetëm për Marrëveshjen e Energjisë me terroristin e shumëkërkuar.

Ajo po ashtu thotë se vetëm një herë ka biseduar me Radoiçiqin, dhe atë në gjuhën shqipe. Tutje, ajo shton se lidhur me këtë rast, kërkon ekspertizë të thellë.

Ndërsa, për Listën Serbe, Kusari-Lila shprehet se është organizatë kriminale.

“Është për keqardhje që duhet të mbaj me kundëragumentim për një person me precedent kriminal, siç është edhe rasti i z.Simiq kur po pyetem për deklarimet e tij. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë në agjendë të kriminelit, po i jepet hapësirë kaq e madhe, nuk po mund të dëmtohet pozita, me incizime të fabrikuara po synohet. Pyeteni Prokurorinë ku është rasti me kallëzimin penal, provat shtesë do të dorëzohen sot me fabrifikime të mëtutjeshme, me të gjithë ata që janë pjesë e kësaj, do të shihemi në gjykatë. Me një njeri, gënjeshtar, dhe mënyrën se si po e manipulojnë opinionin, Lista Serbe ka tregu që është organizatë kriminale, dhe po i jepet hapësirë duke kërkuar argumentim nga ana e tij. Ata ka dy vite që nuk janë në Kuvendin e Kosovës, kjo është arsyeja e gjithë kësaj lufte, po bëhet që ata të futen në Kuvend përmes formave të luftës hibride, që kanë të bëjnë me fabrifikim të materialeve”.

“Edhe një herë po e ritheksoj, vetëm një bisedë ka ndodhur me Radojiçioq në gjuhën shqipe, i qëndroj prapa, ajo që kam dëgjuar dje është e ndërtuar, zëri im mund të ngjitet me pyetjet që ai i ka bërë dhe janë të incizuara pastaj. Unë nuk kam folur në telefon për ligjin për Pagën Minimale apo Gjykatën Kushtetuese. Biseda tjetër në gjuhën shqipe, ai ka qenë në arrati, është e vërtetë, kur ai ka insistu me lëshu, ideja ka qenë e garancës se nuk do të ketë talshe në veri, për të cilat më pas nuk ka pasur asnjë aksion, as ‘follow-up’. Pas një jave, e ka sjellë një letër kërcënuese, me të cilën ka përfundu çdo komunikim me Listën Serbe”.

Lajmet

Tre persona të arrestuar për narkotikë në 24 orët e fundit në Prishtinë dhe Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se janë arrestuar tre burra në tri raste të ndara për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Në Podujevë, një burrë, shtetas i Kosovës, është arrestuar pasi është zënë në flagrancë duke shitur lëndë narkotike. Nga i dyshuari është konfiskuar një qese me marihuanë, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Dy rastet e tjera janë regjistruar në Prishtinë. Në rastin e parë, policia ka arrestuar një burrë, shtetas i Kosovës, pasi gjatë kontrollit të tij dhe të veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 15.41 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rastin e dytë në kryeqytet, është arrestuar një burrë, shtetas i huaj, tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 0.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Një person lëndohet rëndë pas sulmit nga disa persona në Prishtinë

Published

on

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi nga disa të dyshuar, më 18 nëntor, rreth orës 19:00, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku, ndërsa është sekuestruar edhe një thikë. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është liruar. Ndërkaq, i dyshuari kryesor ndodhet në kërkim nga policia.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje raportohen në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të dhunës në familje në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se ishte kanosur nga një burrë. I dyshuari është intervistuar më 18 nëntor dhe, me vendim të prokurorit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa ai do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë.

Në Lipjan, një grua ka njoftuar policinë se ishte sulmuar nga një grua tjetër. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti është dërguar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë Kosovë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj disa viktimave. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti po trajtohet nga ekipet përkatëse policore.

Një rast tjetër është raportuar në Gjilan, ku një burrë është arrestuar më 18 nëntor, nën dyshimin se kishte kanosur një burrë tjetër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Jakup Krasniqi vazhdon qëndrimin në shtëpinë e tij në Prishtinë

Published

on

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron edhe sot në shtëpinë e tij në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, shkruan KosovaPress.

Krasniqi, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka ardhur në Kosovë për të qëndruar pranë familjes, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Kjo është dita e dytë e qëndrimit të tij në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara