Lajmet

Kurti: Zemra mal kur shoh që fëmijët e duan Policinë e Kosovës

Published

on

Në prag të 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës janë mbajtur një sërë aktivitetesh në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke përfshirë demonstrimin e disa njësive speciale të PK-së, prezantimi i Njësisë së Dronëve dhe Anti dronëve, Njësisë me qentë, Njësisë për trajtimin e mjeteve eksploduese (NJTME) e të tjera.

Përveç këtyre, pati aktivitete edhe për fëmijë, si ndeshje basketbolli, recital nga fëmijët, realizim i vizatimeve për Policinë, muzikë dhe vallëzim modern nga Policia dhe fëmijët.

Në këtë organizim mori pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, derisa u shpreh i lumtur për dashurinë që fëmijët kanë për Policinë e Kosovës, potencoi se do të kujdesen që të gjithë ata që kanë vullnet të bëhen pjesë e PK-së.

“Tash ka filluar viti i ri shkollor dhe më bëhet zemra mal kur shohë që fëmijët edhe nxënësit e duan policinë e Kosovës, e cila na e mbron Republikën, e zbaton ligjin dhe iu shërben të gjithë qytetarëve pa dallim…Ne do të kujdesemi që të gjithë ata që e kanë vullnetin dhe përgatitjen të bëhen policë në mënyrë që të na garantojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit. Ju duhet të mësoni sa më shumë e sa më mirë, sepse ju jeni edhe tashmja edhe e ardhmja e vendit tonë”, tha Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla shprehu kënaqësinë për vendosmërinë, ngazëllimi dhe vullnetin e fëmijëve që në të ardhmen t’i shërbejnë vendit duke u bërë pjesë e Policisë së Kosovës.

“Me të vërtetë është kënaqësi me qenë në mesin e këtyre fëmijëve. Ju thatë e tashmja, por edhe e ardhmja e shumë më e mirë se tash. Duke parë këtë vendosmëri, ngazëllim, këtë dashuri të policisë për fëmijët, dhe këtë dashuri të fëmijëve për policinë, unë të gjithëve iu dëshiroj suksese në jetë shfrytëzoj rastin t’i uroj 25 vjetorin e policisë së Kosovës, të kenë sa më shumë suksese dhe sa më pak punë”, potencoi Sveçla.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se janë zhvilluar kapacitetet e policisë, kështu duke arritur të fitojnë besimin e qytetarëve me forcën policore.

Ai potencoi se siguria e qytetarëve të Kosovës është e garantuar ngase sipas tij gjeneratat e ardhshme po shprehin vullnet dhe pasion për t’iu bashkangjitur policisë së Kosovës.

“Jemi të gëzuar edhe të kënaqur që po festojmë këtë përvjetor. Jemi rritur si polici, kemi zhvilluar kapacitetet, por mbi të gjitha mendoj që kemi rritur të fitojmë dhe të mirëmbajmë besimin e qytetarëve tonë me forcën tonë policore. Kjo është gjëja më e madhe, sepse ne jemi policia e këtij populli…dhe vendit tonë, duke mbrojtur kufijtë tanë, duke mbrojtur për ditë sigurinë e fëmijëve tanë, qytetarëve tanë, punëtorëve tanë, arsimtarëve tanë…Siguria e qytetarëve tanë është e garantuar sepse kemi breza të ardhshëm që kanë vullnet, dëshirë dhe pasion për t’iu bashkangjitur policisë t’i shërbejnë vendit të tyre dhe qytetarëve”, tha Hoxha.

Togeri Shukri Islami prezantoi disa prej pajisjeve të ekspozuara të cilat përdoren nga njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive. Bllokuesi i frekuencave, robot kostumi dhe anti droni janë disa nga pajisjet për të cilat Islami tregoi funksionin e tyre.

“Sot i kemi ekspozuar disa prej pajisjeve të cilat i përdor njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive. Pajisja e parë është një bllokues i frekuencave, i cili përdoret në raste kur dyshojmë që mjete eksplozive të cilat janë me teledirigjim. Kemi robot kostumin mbrojtës antibombë, të cilin operatori e vesh në rastet kur shkon tek ndonjë mjet që dyshohet që është mjet shpërthyes si dhe e kemi edhe pajisjen antidron e cila përdoret në rastet kur kemi ndonjë dron duke fluturuar që është i dyshimtë…Është edhe roboti që komandohet përmes komandës prej distancës. Përdoret në raste kur dyshojmë që është mjeti shpërthyes dhe për të mos rrezikuar operatorin, në disa raste e dërgojmë robotin”, tregoi Islami.

Këto aktivitete kanë filluar para disa ditësh dhe do të vazhdojnë deri në do të vazhdojnë deri në ceremoninë qendrore e cila mbahet me 6 shtator, ku pritet të marrin pjesë personalitetet të larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete nga Kosova, rajoni dhe me gjerë.

Lajmet

Forcat Ushtarake Policore të KFOR-it me ushtrim të përbashkët zjarri në Kampin Bondsteel

Published

on

By

Forcat Ushtarake Policore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Austria dhe Zvicra, të caktuara në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), zhvilluan një ushtrim të përbashkët me armë zjarri në poligonin e Kampit Bondsteel.

Siç thuhet në postimin e KFOR-it në Facebook, njësitë shumëkombëshe përdorën pistoletën shërbyese M17 për të ruajtur saktësinë, shpejtësinë dhe koordinimin taktik, duke forcuar njëkohësisht aftësitë e tyre në qitje dhe përgatitjen operacionale.

Ushtrime të tilla, thuhet se shërbejnë për të forcuar ndërveprimin dhe bashkëpunimin profesional mes partnerëve të NATO-s, duke ndihmuar në rritjen e gatishmërisë për të reaguar në mënyrë efektive në çdo situatë të mundshme.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”.

Continue Reading

Aktualitet

Haradinaj paralajmëron trazira nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Published

on

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se nëse ish-krerët e UÇK-së dënohen nga Gjykata Speciale në Hagë, mund të ketë trazira në Ballkan.

Haradinaj u shpreh se situata më e ndjeshme do të jetë në Maqedoni.

“Këtë e kam thënë që një muaj e gjysmë më parë. Do ketë trazira në Ballkan dhe pikërisht pika më e dobët do të jetë në Maqedoni, sepse aty ende janë senet e koklavitura, sepse ka filluar edhe trysnia mbi shqiptarët”, tha ai.

Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së është drejt fazës përfundimtare.

Ditën e djeshme dhe sot do dëshmojë ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ndërsa në fund të dhjetorit pritet të përcaktohet nëse do të mbyllet procesi gjyqësor i katër të akuzuarve./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Akuza për spiunazh, Jelena Gjukanoviq mohon fajësinë

Published

on

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar gjykimi ndaj Jelena Gjukanoviqit, e cila po akuzohet për spiunazh nga Prokuroria Speciale. Sipas prokurorisë, Gjukanoviq në cilësinë e zyrtares vendore të Misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës Rajonale në Mitrovicë, me vetëdije të plotë ka kryer veprime duke i ofruar të dhëna, dokumente dhe informacione të ndjeshme Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (e njohur si BIA).

Para trupit gjykues, Gjukanoviq nuk e ka pranuar fajësinë për akuzat që i ngarkohen.

“Nuk e pranoj fajësinë”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, prokurori Bekim Kodraliu ka prezantuar aktakuzën e ngritur ndaj saj.

“Nga data e pacaktuar e në vazhdimësi, deri në momentin e arrestimit të saj, me datë 28.02.2025, në cilësinë e zyrtares vendore të Misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës Rajonale në Mitrovicë, në pozitën ‘Zyrtare e Programit Kombëtar në Zyrën Rajonale në Mitrovicë’, me vetëdije të plotë dhe me dashje direkte ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (e njohur si BIA), duke i ofruar të dhëna, dokumente dhe informacione të ndjeshme, të siguruara gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare në kuadër të aktivitetit të Misionit të OSBE-së, ndihmë kjo e realizuar përmes komunikimeve të shumta me tani të dënuarin për veprën penale të spiunazhit, Agjentit Rezident të BIA-së, Aleksandër Vllaiq, të cilit i ka përcjellë informacione të dokumentuara që lidhen drejtpërdrejt me rendin kushtetues, sigurinë institucionale dhe veprimtarinë e brendshme të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat informacione pastaj janë transmetuar tek zyrtarë të lartë të BIA-s, përkatësisht përgjegjës i BIA-s për Rajonin e Novi Pazarit në Serbi, dhe zyrtari tjetër, ku me këtë të fundit, e pandehura në disa raste edhe është takuar në zyrat e BIA-së në Beograd. Gjithashtu, e pandehura përmes influencimit dhe ndikimit të saj, nga pozita që mbante në OSBE, dhe udhëzimeve që kishte marrë nga tani i dënuar për spiunazh Aleksandër Vllaiq dhe zyrtarët e BIA-së, e njëjta gjatë takimeve zyrtare dhe përpilimit të raporteve të OSBE, për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, ka kontribuar në krijimin e një narrative armigësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës, çka përmes këtyre veprimeve, të qëllimshme, e pandehura, ka cenuar rëndë rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare, dhe ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve të vendit, si dhe personelit ndërkombëtar të Misionit të OSBE-së në Kosovë”, tha ai./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Lëndohet Paulo Dybala

Published

on

Argjentinasi Paulo Dybala kërkoi të zëvendësohej në pjesën e parë të ndeshjes kundër Torinos për shkak të një problemi muskulor.

Sulmuesi argjentinas, i cili u largua nga fusha në pushimin e ndeshjes kundër Torinos së Baronit për shkak të një problemi muskulor, do të mungojë në ndeshjen kundër Lazios, e cila është planifikuar të zhvillohet të dielën, më 21 shtator në orën 12:30.

Klubi romak njoftoi se ish-lojtari i Juventusit ka pësuar një dëmtim të lehtë në kofshën e majtë, i cili do ta mbajë jashtë fushave për të paktën dy javë.

Dybala me siguri do të humbasë derbin kundër Lazios dhe ndeshjen e Europa League kundër Nice , të planifikuar për 24 shtator.

Ai është gjithashtu në dyshim serioz për ndeshjen e ligës kundër Hellas Verona, të planifikuar për më 28 shtator./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara