Lajmet

Kurti-Vuçiq – një takim me shumë të panjohura

Proces që nuk mund të parashikohet

Published

on

Në Bruksel kanë filluar ndërkohë takimet e nivelit të lartë. Fillimisht takohet kryeministri Kurti me të ngarkuarin e BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosav Lajçak. Më pas presidenti serb, Vuçiq takohet me dy përfaqësuesit e BE dhe në fund zhvillohet takimi trilateral, mes Josep Borrell e Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Para takimit, i ngarkuari i BE për Politikëne Jashtme, Josep Borrell publikoi një deklaratë. “Sot bashkë me Miroslav Lajçak do të jemi nikoqirë të një takimi të ri të nivelit të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Jam i lumtur që po ndodh në kohën kur Bashkimi Europian do të takohet me presidentin Joe Biden këtu në Bruksel. Është kënaqësi të takoj dhe të mirëpres në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo shumë kohë pas vizitës bilaterale në Bruksel.

Borrell theksoi, se i ka inkurajuar të dy që të vazhdojnë me takimet në kuadër të dialogut, pa vonesa, dhe me fokusin për të prodhuar rezultate pavarësisht të gjitha pengesave ekzistuese. “Ne e dimë se ky dialog nuk do të jetë i lehtë, por ky proces dhe përkushtimi i sinqertë nga të dyja palët është i nevojshëm për të mirën e popullit të Kosovës dhe Serbisë. Le të jemi të qartë – dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt të ardhmes europiane për të dyja vendet.”

Proces që nuk mund të parashikohet

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ka nisur para më shumë se 10 vitesh, e tani do të vazhdojë me një takim në nivelin më të lartë politik më 15 qershor, kur për herë të parë sy më sy do të takohen presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Para raundit të ri të bisedimeve që do të mbahet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, diplomatët evropianë thonë se e vetmja gjë e sigurt që pritet është mbajtja e takimit Vuçiq-Kurti. Ndërkohë që rezultatet e mundshme të bisedimeve dhe as hapat e ardhshëm të mundshëm në këtë proces nuk mund të parashikohet.

“Të dy bashkëbiseduesit u zotuan se do të vijnë në takim të martën. Ne nuk mund të planifikojmë asgjë më shumë se kaq. Nëse ata do të gjejnë një gjuhë të përbashkët apo jo, nëse të gjithë do të jenë konstruktivë, nëse do të bien dakord se si të procedohet me procesin apo jo, gjithçka mbetet për t’u parë të martën”, thonë burimet diplomatike nga Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme. Vlerësime të tilla të kujdesshme të ndërmjetësuesve në dialog bazohen në faktin se të dy negociatorët vijnë në Bruksel me pozicione krejtësisht të ndryshme për gati të gjitha temat – prej kornizës, parimeve, përbërjes e deri tek rezultati i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti thotë se do të fillojë një “dialog i ri”, i cili “nuk mund të vazhdojë në formën e mëparshme”.

“Ne duam një dialog të përgatitur mirë, ku të gjithë duhet të jemi të barabartë”, thotë Kurti duke shtuar se zgjidhja duhet të çojë në njohjen e reciproke mes këtyre dy vendeve. Ndërsa për presidentin e Serbisë, njohja e ndërsjellë është jashtë diskutimit. Vuçiq e sheh zgjidhjen në kompromis, të cilin ai e përcakton gjerësisht “me mbrojtjen e interesave shtetërore e kombëtare të Serbisë dhe popullit serb”. Beogradi mendon se fillimisht duhet të flitet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në përgjigje ndaj qëndrimeve të Kurtit se nuk do të ketë Asociacion njëetnik në territorin e Kosovës, Vuçiq i rekomandoi kryeministrit të Kosovës “që të mos vie fare në takimin e Brukselit nëse nuk dëshiron të diskutojë për formimin e Asociacionit”.

A do të ndërhyjë Bideni?

Kosovo Serbien Dialog

Duke pasur parasysh pozicione kaq të ndryshme, si dhe faktin që të dy udhëheqësit po takohen “ballë për ballë” për herë të parë, Bashkimi Evropian parashikon skenarë të ndryshëm të mundshëm, për vazhdimin e dialogut.

“Nëse gjërat shkojnë në drejtim pozitiv, ndoshta udhëheqësit vendosin që pas takimit të parashikuar të zgjasë katër orë, të vazhdojnë bisedimet në një drekë dypalëshe, gjë që ne me siguri do t’ua mundësonim”. Nëse ndodh ndonjë situatë e paparashikuar, ndonjë problem apo njëri nga bashkëbiseduesit nuk pajtohet me vazhdimin e procesit, shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell, është i gatshëm të flasë drejtpërdrejt edhe me presidentin e SHBA, Joseph Bidenpër këtë çështje. Ata të dy do të takohen në kuadër të samitit BE – SHBA”, bëjnë të ditur burimet diplomatike në Bruksel.

Vihet re se pas ndryshimit të administratës në Uashington, BE-ja gjithnjë e më shpesh po flet në shumës për “pritjet e BE dhe SHBA” nga Beogradi dhe Prishtina. Pasi që Albin Kurti i tha hapur Brukselit se ai do të paraqitej në bisedime me Beogradin kur të ishte “gati” për këto bisedime, e jo kur të njoftohej nga shefi i diplomacisë së BE Josep Borrell, nga Uashingtoni pritet që ai të përdorë influencën e tij për të “përgatitur” kryeministrin e Kosovës për negociata konstruktive.

Dy liderë me mandate të fuqishme

Njohësit e Kurtit paralajmërojnë se ai është “më i vështirë për bashkëpunim” jo vetëm për Brukselin, por edhe për Uashingtonin, krahasuar me paraardhësit e tij në Kosovë. BE i përgjigjet Kurtit se “nuk do të ketë një dialog të ri”, por bëhet fjalë për vazhdimin e procesit të filluar në vitin 2011, i cili “ka mbetur i njëjtë pavarësisht ndryshimeve të partnerëve dhe qeverive në Beograd dhe Prishtinë”. Në një nga dokumentet e punës të paraqitura nga Shërbimi Evropian për Politikë të Jashtme, muajin e kaluar, parashikohet mundësinë e arritjes së një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis Beogradit dhe Prishtinës deri në fund të 2021. Shumëkush e vlerëson këtë si një optimizëm të pabazuar, në një situatë kur as zhvillimi i një takimit të vetëm nuk mund të parashikohet. Por nga ana tjetër, nëse dy liderë me mandate kaq të forta të fituara në zgjedhje, e gjejnë ndonjë hapësirë ​​për marrëveshje, atëherë zgjidhja e “çështjes së Kosovës” nuk ka qenë kurrë më afër.DW

Continue Reading

Lajmet

Kroacia reagon ndaj Hagës: Aktgjykim jo përfundimtar, pavarësia e Kosovës nuk pyetet

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë si një vendim jo përfundimtar të shkallës së parë dhe duke refuzuar të paragjykojë epilogun e mëtutjeshëm të procedurës.

Përmes këtij reagimi, MPJ-ja kroate nëvizoi se ky aktgjykim nuk e ndryshon kontekstin historik të ngjarjeve, ku Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Diplomacia kroate përfundoi se përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk mund të përdoret aspak si bazë për relativizimin e krimeve serbe, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Grenell: Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale, deputetët ta ndihmojnë

Published

on

By

Emisari presidencial i Trumpit, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale. Grenell ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale dhe sipas tij, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta ndihmojnë në këtë.

“Dënimi i shpallur nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit, për një luftë të zhvilluar 25 vjet më parë, është i turpshëm.

Askush nuk është i sigurt nga këto gjykata ndërkombëtare, ku elitat akademike marrin vendime politike. Këta tre gjyqtarë dhe prokurori amerikan janë të gjithë të majtë ekstremë. Ata qartazi nuk i dëgjuan këshilltarët e Bill Clintonit, të cilët e bënë të qartë se Thaçi nuk e drejtonte luftën.

Gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux ishte në të vërtetë udhëheqësi, duke injoruar çështjet ligjore dhe duke zgjedhur në vend të tyre politikën e Jack Smithit.

Të gjitha këto gjykata duhet të financohen më menjëherë. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së dhe Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche duhet të veprojnë shpejt. Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje penale politike dhe kjo duhet të ndalet.

Edhe Albin Kurti duhet të veprojë shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin për ta bërë këtë të mundur. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka shkruar Grenell.

 

Continue Reading

Lajmet

SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës.

“Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Departamenti i Shtetit tha se SHBA-ja mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe ritheksoi mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

Uashingtoni bëri thirrje, gjithashtu, për shmangien e retorikës nxitëse pas shpalljes së aktgjykimit.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë. /REL/

 

Continue Reading

Lajmet

Reagimi i Kurtit për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Padrejtësi e papranueshme, do të vazhdojmë mbrojtjen në Apel

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si një “padrejtësi të papranueshme” dhe “ndëshkim të dëmshëm” vendimin e Dhomave të Specializuara për shpalljen fajtorë të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në një adresim për qytetarët, kreu i qeverisë theksoi se ky aktgjykimi nuk përfaqëson vullnetin e popullit dhe shprehu besimin se ai do të korrigjohet në shkallën e apelit.

“Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, por kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit. Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e apelit dhe atë sa më parë”, deklaroi Kurti.

Pavarësisht dënimit, Kurti vuri në dukje se procesi gjyqësor rrëzoi pretendimin më të rëndë që rëndonte mbi UÇK-në, duke vërtetuar se nuk ka pasur një sulm të gjerë apo sistematik ndaj popullsisë civile.

Ai po ashtu ngriti shqetësime për njëanshmëri etnike në procesin gjyqësor, duke kritiukuar faktin se aparati shtetëror serb që kreu krimet mbeti i pagjykuar:

“Kur në bankën e të akuzuarve gjenden vetëm pjesëtarët e një etnie, ndërsa aparati shtetëror që kreu masakra, dëbime dhe krime gjenocidale mbetet jashtë juridiksionit, krijohet në mënyrë të pashmangshme pamja e një drejtësie njëetnike”.

Kryeministri nënvizoi se pastërtia e luftës çlirimtare mbetet e paprekur dhe se gjykimi i veprimeve individuale nuk e zbeh kauzën historike të Kosovës.

“Sot u gjykuan akuza dhe veprime të caktuara; nuk u gjykua dhe nuk mund të dënohet arsyeja pse lindi UÇK-ja e as të njolloset ajo. Sepse kur atdheu nuk duroi më gjakatarë, ai thirri çlirimtarë”, u shpreh ai.

Kreu i ekzekutivit rikonfirmoi se shteti i Kosovës do të vazhdojë t’u ofrojë mbështetje të plotë e institucionale katër ish-drejtuesve gjatë procedurave vijuese ligjore në shkallën e apelit.

 

Continue Reading

Të kërkuara