Sport

Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës para finales historike me Turqinë

Published

on

Albin Kurti ka vizituar kampin e Kombëtares së Kosovës për t’i përgëzuar futbollistët për arritjen në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 dhe për t’i motivuar para përballjes vendimtare ndaj Kombëtarja e Turqisë.

Fillimisht, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, falënderoi kryeministrin dhe përfaqësuesit institucionalë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj ekipit kombëtar.

Në fjalimin e tij, Kurti përgëzoi “Dardanët” për fitoren historike në Bratisllavë, duke theksuar se rrugëtimi drejt finales është plotësisht i merituar. Ai veçoi edhe statistikat e ekipit, duke nënvizuar se 10 gola të shënuar në 7 ndeshje janë dëshmi e formës së mirë të skuadrës.

Kryeministri vlerësoi punën, përkushtimin dhe unitetin e ekipit, duke përmendur serinë pozitive të rezultateve, përfshirë fitore ndaj Suedisë, Sllovenisë, Islandës dhe Sllovakisë gjatë vitit të fundit.

Duke folur për kundërshtarin, ai pranoi cilësinë e Turqisë, por u kërkoi lojtarëve të kenë besim në vetvete. “Mos e shikoni kundërshtarin më shumë se sa veten… ata e kanë kundërshtarin më të fortë se ju, e ai jeni pikërisht ju”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e kësaj ndeshjeje për shtetin e Kosovës, duke e cilësuar kualifikimin në Kupën e Botës si një hap historik që do ta vendoste vendin në vëmendjen globale.

“Pas jush është jo vetëm një shtet, por një komb i tërë… kjo mbështetje është forca juaj”, shtoi ai, duke i inkurajuar futbollistët që të japin maksimumin në fushë.

Në emër të ekipit, kapiteni Vedat Muriqi falënderoi për mbështetjen, duke premtuar angazhim maksimal për të arritur kualifikimin historik.

Ndërkohë, përzgjedhësi Franco Foda theksoi rëndësinë e unitetit dhe motivimit, duke u shprehur i bindur se skuadra do të japë gjithçka në ndeshjen vendimtare.

Continue Reading

Sport

Kosova e mbyll “Taranto 2026” me rekord prej nëntë medaljesh

Published

on

By

Kosova e ka mbyllur pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” me nëntë medalje, duke regjistruar paraqitjen më të suksesshme në historinë e saj në këtë ngjarje.

Bilanci i Kosovës përbëhet nga dy medalje të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.

Medaljet e arta u fituan nga boksierja Donjeta Sadiku dhe karateisti Islam Selmani. Medaljet e argjendta i siguruan xhudistja Laura Fazliu dhe peshëngritësi Kianoush Rostami, i cili fitoi dy medalje të argjendta.

Ndërkaq, medaljet e bronzta i fituan xhudistët Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha.

Me këtë bilanc, Kosova ka thyer rekordin e saj të mëparshëm në Lojërat Mesdhetare. Në “Tarragona 2018” kishte fituar katër medalje, ndërsa në “Oran 2022” gjashtë.

Nëntë medaljet e fituara në Taranto konsiderohen sukses për Komitetin Olimpik të Kosovës, ndonëse pritshmëritë ishin më të mëdha edhe në disa sporte të tjera. Rezultate më të mira priteshin në taekwondo, atletikë, si dhe në sportet ekipore, përfshirë futbollin, basketbollin 3×3, hendbollin dhe volejbollin e meshkujve.

Kosova garoi në “Taranto 2026” me një delegacion të gjerë sportistësh, ndërsa në fund arriti të vendosë një rekord të ri sa i përket numrit të medaljeve të fituara në Lojërat Mesdhetare.

Të enjten mbrëma do të mbahet ceremonia e mbylljes së Lojërave Mesdhetare, ku flamuri do t’i dorëzohet Kosovës si nikoqire e edicionit të ardhshëm, “Prishtina 2030”.

D.L

Continue Reading

Sport

Wenger vlerëson FFK-në për themelimin e “FIFA Talent Academy Kosova”

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka pranuar një letër falënderimi dhe vlerësimi nga Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA, Arsène Wenger.

Në letrën drejtuar presidentit të FFK-së, Wenger ka vlerësuar lart angazhimin, përkushtimin dhe bashkëpunimin e federatës kosovare në procesin e themelimit të “FIFA Talent Academy Kosova”.

Wenger ka theksuar se përkushtimi i FFK-së ka qenë thelbësor në avancimin e kësaj nisme, ndërsa eventin e mbajtur në Prishtinë e ka cilësuar si një dëshmi të profesionalizmit, organizimit dhe pasionit për zhvillimin e futbollit.

“Eventi historik i mbajtur në Prishtinë është dëshmi e profesionalizmit tuaj, përsosmërisë organizative dhe pasionit për zhvillimin e futbollit”, ka shkruar Wenger.

Ai ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen dhe burimet e ofruara nga FFK-ja gjatë gjithë procesit, duke nënvizuar rolin e Kosovës në zhvillimin dhe kultivimin e talenteve të rinj.

Sipas Wengerit, kjo nismë mund të shërbejë edhe si standard për vendet e tjera, ndërsa FIFA pret që partneriteti me FFK-në të forcohet edhe më tej.

“Me kënaqësi presim që ta forcojmë edhe më tej partneritetin tonë, ndërsa ecim përpara në këtë kapitull të ri dhe emocionues. Së bashku, mund të vazhdojmë të ndërtojmë një trashëgimi të qëndrueshme për futbollin në Kosovë dhe më gjerë”, thuhet në letrën e tij.

Në fund të letrës, Wenger ka falënderuar FFK-në për kontributin e saj në krijimin e mundësive për talentet e rinj në Kosovë.

D.L

Continue Reading

Sport

Bakraçi e mbyll garimin e Kosovës në “Taranto 2026”

Published

on

By

Gresa Bakraçi ishte sportistja e fundit nga Kosova që garoi në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Atletja kosovare garoi të enjten në mëngjes, në ditën e fundit të Lojërave, në garën e gjysmëmaratonës.

Bakraçi nuk arriti ta përfundojë garën në shtegun prej 21 kilometrash. Në total, katër atlete nuk e përfunduan gjysmëmaratonën.

Me përfundimin e garimit të Bakraçit, Kosova e mbylli pjesëmarrjen në “Taranto 2026” me nëntë medalje.

Kosova u përfaqësua në këto Lojëra Mesdhetare me 163 sportistë, ndërsa për pjesën më të madhe të delegacionit rezultatet ishin nën pritshmëritë.

Në fund, bilanci i Kosovës mbeti në nëntë medalje të fituara në Taranto.

D.L

Continue Reading

Sport

Real Madridi mbyll merkaton me mbi 200 milionë euro investime

Published

on

By

Afati kalimtar veror është mbyllur në pesë ligat kryesore evropiane, ndërsa Real Madridi nuk ishte protagonist në orët e fundit të merkatos. Klubi madrilen i kishte përfunduar lëvizjet e tij shumë më herët, duke bërë pjesën më të madhe të punës që në muajt e parë të verës.

Tashmë është koha për bilancet e para dhe për të analizuar se si kanë dalë skuadrat kryesore pas një vere me shumë lëvizje. Në fokus është Real Madridi, i cili këtë verë ishte mjaft aktiv në merkato.

Pas zgjedhjeve presidenciale, të fituara sërish nga Florentino Pérez, një prej zhvillimeve më të bujshme ishte rikthimi i José Mourinhos në klub. Më pas, drejtuesit madrilenë konkretizuan edhe disa përforcime të tjera, kryesisht mes fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut.

Rreth 225 milionë euro të investuara

Në total, Real Madridi ka shpenzuar rreth 225 milionë euro gjatë këtij afati kalimtar.

Pjesën më të madhe të këtij investimi e përbën transferimi i Yan Diomandes, për të cilin klubi pagoi 125 milionë euro fikse. Ai u bë blerja më e shtrenjtë e Real Madridit gjatë kësaj vere dhe një prej transferimeve më të bujshme të merkatos.

Në Madrid u transferuan gjithashtu Marc Cucurella, Carlos Espi dhe Denzel Dumfries, për të cilët klubi pagoi shuma të konsiderueshme. Ndërkohë, Ibrahima Konaté dhe Bernardo Silva iu bashkuan skuadrës si lojtarë të lirë.

Në anën tjetër, Real Madridi arkëtoi mbi 55 milionë euro nga shitjet e futbollistëve. Ndër largimet më të rëndësishme ishin Gonzalo García dhe César Palacios, të cilët u transferuan te Fulham.

Megjithatë, aktiviteti i “Los Blancos” në merkato u ul ndjeshëm me kalimin e javëve. Klubi arriti të përforcojë pothuajse të gjitha repartet e skuadrës, ndërsa pozita e portierit nuk u konsiderua si një repart që kishte nevojë për ndërhyrje.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ishte rinovimi i kontratës me Vinícius Júniors, duke siguruar të ardhmen e një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.

Mesfusha, pika e vetme e diskutimit

Pavarësisht investimeve të mëdha, një prej mangësive të këtij afati kalimtar mund të konsiderohet mosafrimi i një tjetër mesfushori qendror.

Real Madridi kishte synuar ta përforconte këtë repart, por Rodri zgjodhi transferimin te Barcelona, duke bërë që madrilenët të mos realizonin një tjetër goditje të madhe në mesfushë.

Tani përgjegjësia kalon te José Mourinho. Trajneri portugez do të duhet të nxjerrë maksimumin nga një skuadër e rindërtuar dhe me investime të konsiderueshme, me synimin për ta rikthyer Real Madridin në majën e futbollit evropian.

Pas një vere me mbi 200 milionë euro të investuara, pritshmëritë në Madrid janë të mëdha dhe rezultatet në fushë do të jenë matësi i vërtetë i suksesit të kësaj merkatoje.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara