Lajmet

Kurti viziton Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të hënën Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Kurti është shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ai është mirëpritur nga Drejtori Ekzekutiv të Institutit, Atdhe Hetemi.

Lajmet

Sulmi në Ferizaj, Prokuroria: Dyshohet se ishte për shkak të përkatësisë etnike

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.I., për rastin e sulmit të katër personave me thikë në qytetin e Ferizajt.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 11 Nëntor 2024, rreth orës 15:30 minuta, në rrugën “Rifat Berisha“ në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar ti privoj nga jeta dy të mitura- pjesëtarë të komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarat kanë qenë duke ecur rrugës, i pandehuri që ishte duke ecur në këmbë gjithashtu në drejtim të kundërt, pasi që i kalon të dëmtuara kthehet mbrapa dhe me hapa të shpejtuar ofrohet nga mbrapa dhe i godet disa herë në pjesën e shpatullave me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Po ashtu, sipas Prokurororisë, i pandehuri F.I., me datë të njëjtë rreth orës 15:05 minuta në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin N.M., pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në kafiterinë “Verona” , i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur në pjesën e kokës, të fytit dhe në faqen e djathtë , të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore.

“Ndërsa, me datë të njëjtë rreth orës 15:53 minuta, në rrugën “Halim Spahiu” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin E.A.,- pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke ecur në këmbë , i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur nga mbrapa në pjesën e shpatullave, të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, me këtë do të kryente veprën penale në vazhdim “Vrasje e rëndë në tentativë”nga nen 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.10 lidhur me nen 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Një 10 vjeçare dhe një 29 vjeçar po vazhdojnë trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas sulmit me thikë dje në Ferizaj. Gjendja e tyre është stabile por jo edhe jashtë rrezikut për jetë për shkak se lëndimet janë serioze, sipas këtij institucioni.

Të hënën Policia në Ferizaj ka njoftuar se një burrë me inicialet E.S, 59 vjeçar ka sulmuar me thikë katër persona, dy prej tyre të mitur.

Continue Reading

Lajmet

Kurti mirëpriti në takim përfaqësues nga organizata Qatar Charity, diskutuan për investime në shërbimet shëndetësore

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim përfaqësues nga organizata Qatar Charity. Delegacioni u kryesua nga Drejtori Ekzekutiv, Yousuf Al Kuwari dhe ambasadori i Shtetit të Katarit në Shqipëri dhe ambasadori jorezident për Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Dosari.

Kryeministri i falënderoi ata për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Kosovës ka marrë nga fondacionet e shtetit të Katarit për zbatimin e shumë projekteve. Diskutuan për mundësitë konkrete për investime, me theks të veçantë në shërbimet shëndetësore.

Përfaqësuesit e organizatës Qatar Charity shprehën vullnetin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konkretizimin e projekteve me rëndësi të dyanshme.

U theksua qëllimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, duke veçuar potencialin e madh që ofron Kosova në shumë fusha, si ajo e teknologjisë së informacionit, energjisë, minierave dhe pasurive nëntokësore të Kosovës.

Sot do të përurohet dhe objekti i ri i Urgjencës në Komunën e Podujevës, që është rezultat i një pune të përbashkët dhe bashkëfinancimit të komunës dhe organizatës Qatar Charity, me një investim total prej 1.7 milionë euro, prej të cilave komuna ka kontribuar me 600 mijë euro kurse organizata me 1.1 milionë. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë kryeministri Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Deputetët opozitarë, kritika qeverisë për ndarje buxhetore të pamjaftueshme institucioneve të pavarura

Published

on

By

Me gjashtë vota për e asnjë kundër, anëtaret e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i kanë rekomanduar Komisionit për Buxhet që të shqyrtoj kërkesën e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës Civil të Kosovës, që të shtohet buxheti për këtë institucion, pas rritjes së numrit të anëtareve në këtë Këshill.

Kritika për mos buxhet të mjaftueshëm për institucionet e pavarura në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025, paraqiten deputetët opozitarë, të cilët po ashtu kritikuan se shqyrtimi i buxhetit është duke u bërë me procedura të përshpejtuara.

Kryetari i Komisionit Valon Ramadani, ka thënë se kanë pranuar një kërkesë nga ky Këshill dhe se e njëjta kërkesë i dërgohet pa rekomandime shtesë, Komisionit për Buxhet, që të shqyrtohet dhe të dërgohet në seancë në lexim të dytë të Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës, për vitin 2025.

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ka thënë se është shqetësuese që kërkesat e institucioneve të pavarura për buxhet, nuk merren parasysh nga ana e qeverisë.

Ai tha se si pasojë e kësaj, pastaj këto institucione po përballen me probleme.

“Është shqetësuese, sepse për vetë faktin kemi marr kërkesat e institucioneve që na raportojnë. Është afat i shkurtër që të shqyrtohen kërkesat. Këtë shqyrtim të jepen vetëm për dy ditë është e pa drejtë sepse ky projektligj duhet ta ketë kohën e mjaftueshme që të përgatiten institucionet që të kenë një funksionim të mirëfilltë. Ne e kemi parë në vazhdimësi që nuk kanë pasur mbështetjen e duhur as RTK-ja, as Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës Civil, as për Komisionin e Pavarur për Media. Institucionet e pavarura është shqetësuese se si i trajtojnë këto kërkesa. Është viti i 4-të që RTK-së i është larguar një buxhet i madh”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së Agim Veliu, ka thënë se shqyrtimi i buxhetit në Komisione është duke u bërë me procedura të shpejta duke mos u dhënë kohën e mjaftueshme që të trajtohen kërkesat e institucioneve.

“Edhe pse nuk ja vlen që të diskutohet në mbledhje të tilla sepse po bëhet me një nguti të panevojshme. Ka pasur kohë që të shkoj me procedura të rregullat nëpër komisione. Në lidhje me kërkesën e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës Civil të Kosovës e cila e argumenton këtë që jam duke thënë unë. Kjo është kërkesë e arsyeshme dhe e detyrueshme sepse me aprovimin e ligjit ka ndryshuar numri i anëtareve, ajo rritje është dashur që të pasqyrohet në buxhet dhe nuk është futur në buxhet. Është dashur që buxheti të aprovohet në procedura normale pa nguti”, ka thënë ai.

Deputeti i VV-së, Besim Muzaqi, ka thënë se si mazhorancë garantojnë se secili institucion do të funksionojë në mënyrë të rregullt dhe se do të ndahen mjete të mjaftueshme për secilin prej tyre.

“Shqetësim do të duhej të ishte sikur të kishte vonesa. Është buxhet rekord për nga shifrat. Ne garantojmë që se secili institucion se si ka funksionuar pa mungesa, nuk do të mbetën keq, do të ndahen mjete të mjaftueshme”, ka thënë ai.

Continue Reading

Lajmet

Vitia: Shërbimi i IVF-it do të ofrohet në QKUK nga fillimi i dhjetorit

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se procesi i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF) do të fillojë gjatë dhjetorit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas tij, ky shërbim do të ofrohet pa kosto në dy procedurat e para dhe me kosto shumë më të ultë pas këtyre dy procedurave.

Ministri Vitia pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, mes tjerash bëri me dije se në kuadër të buxhetit të vitit të ardhshëm do të ‘forcohen edhe spitalet regjionale’.

“Në buxhetin e vitit 2025, Klinika e Ortopedisë do të blejë atroskopë të rinj, do të blihen pajisje të tjera ‘high tech medical’ të cilat do t’i përgjigjen kohës së veprimit për shërbime cilësore qysh janë edhe në vendet tjera. Është duke u përfunduar edhe plani i veprimit të studimit të fizibilitetit për nevojat e ndërhyrjes me pajisje në secilin segment të shëndetësisë parësore, dytësore, spitalet regjionale dhe QKUK, është një vlerë diku rreth 40 milionë euro që jemi në fazat e fundit të përfundimit për një kredi të butë nga Banka Zhvillimore Evropiane, me të cilën pastaj do të vendosën këto pa marrë parasysh edhe investimet e përditshme që i bëjmë në aparatura të reja”, deklaroi Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi se nga dhjetori do të fillojë të ofrohet shërbimi i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas tij, ky shërbim do të nisë funksionalizimin bazuar Udhëzimit Administrativ të ish-ministrit, Ferid Agani.

“Kur do të fillojë? Gjatë këtij viti, fillimi i dhjetorit, dy javët e para të dhjetorit. Kanë ardhur të gjitha aparaturat. Tani më siç jeni të informuar edhe ju edhe qytetarët përveç pjesës së aparaturave dhe përveç pjesës së procedurës si procedurë e tillë. Aty nevojiten edhe barna të caktuara, hormon stimuluesi, të cilat në bashkëpunim edhe me komitetin kyç të barnave esenciale janë futur tashmë në listën e barnave esenciale. Kanë filluar procedimin për procedurën për sigurimin e këtyre barnave. Dhe ashtu siç thash, deri në mes të dhjetorit po pritet që ky shërbim kaq i nevojshëm për çiftet në Kosovë dhe gratë me padurim po pres që do të ofrohet tash pa kosto në dy procedurat e para, dhe me kosto shumë më të ultë se në private pas procedurës së tretë nga ky vit”, u shpreh Vitia.

Ministri Arben Vitia theksoi se Ligji për Produktet Medicinale do të hyjë në fuqi në fund të muajit.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar strategjia sektoriale të shëndetësisë 2024-2028.

Continue Reading

Të kërkuara