Vendi
Kurti viziton Hendikos-in, premton mbështetje dhe qasje të barabartë
Ai poashtu listoi disa nga mundësitë që u janë ofruar personave me aftësi të kufizuara gjatë qeverisjes së tij.
Published
3 years agoon
By
UBT newsNë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar shoqatën “Hendikos” me ç’ rast ofroi mbështetje për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Sipas tij çdo vit tjetër pas vitit 2022 i cili ishte shpallur si vit i personave me aftësi të kufizuara do të jetë vit më i mirë sa i përket qasjes së barabartë për këta persona.
“Ne e kemi shpallur vitin 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara por nuk e kemi këtë vit të tillë që vitin tjetër të jetë më i dobët për nga mbështetja, por përkundrazi e kemi shpallur këtë vit, vit të personave me aftësi të kufizuara që nga ky vit çdo vit të jetë më i mirë sa i përket qasjes së barabartë dhe mundësive për të gjithë juve”, theksoi ai.
Kryeministri i Kosovës teksa listoi disa nga mundësitë që u janë ofruar gjatë qeverisjes së tij, përmendi se Projektligji për vlerësimin, njohjen e statusit për fitime dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara është në kabinetit e ministritë të Financave.
Kurti theksoi rëndësinë që personat me aftësi të kufizuara të jenë qytetarë që marrin shërbime sa më cilësore e profesionale.
“Projektligji për vlerësimin, njohjen e statusit për fitime dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara është në kabinetit e ministritë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit është në shqyrtim dhe për çdo zhvillim ne do t’iu mbajmë të informuar dhe jemi të interesuar të ecim sa më shpejt, tjera ne i kemi iniciuar si kryeministri procesin e amandamentitmit të Kushtetutës së Kosovës për përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Kosovës përkatësisht neni 21, pra një e drejtë që është ndërkombëtarisht e njohur të normohet dhe me Kushtetutën e Kosovës. Mandej, një prej arritjeve është edhe për personat e verbër inicimi i procesit të sintezës lokale në gjuhën shqipe… Në kuadër të kalendarit për vitin 2022 MAShTI ka punësuar 100 asistentë në shkolla në gjithë vendin për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe kemi ndarë buxhet për 500 sosh për vitin 2023, e kemi pesëfishuar numrin e asistentëve për personat me aftësi të kufizuar”, theksoi ai.
Ndërsa, drejtori i HENDIKOS-it, Afrim Maliqi teksa tha se ka disa të arritura gjatë këtij viti ai shpalosi edhe disa nga sfidat kryesore që mbesin për komunitet në shoqërinë tonë.
Maliqi tha se vetëm 12% e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në sistemin arsimor, ndërsa 88% janë jashtë sistemit.
“Ka të arritura, ka progres e kemi mirëpritur shumë vendimin për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, e kemi mirëpritur shumë rritjen e numrit të asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara….08’14Vetëm 12% e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në sistemin arsimor, ndërsa mbesin 88% jashtë sistemit arsimor, kjo ka arsye të shumta duke filluar nga shëndeti, shërbimet e duhura shëndetësore që ende nuk ofrohen në vendin tonë për lloje, diagnostikim dhe çështje tjera që duhet bëjnë ku detyrohen të kërkojnë edhe jashtë vendit, këtu hynë edhe themelimi i njësisë spinale që nuk është bërë ende në këtë vit, mbetet sfidë qasja e cila ende mohon lëvizjen e lirë të qytetarëve me aftësi të kufizuara”, u shpreh Maliqi.
Kujtojmë që qeveria e Kosovës me vendim e ka shpallur vitin 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara.
Lajmet
Kurti pret komandantin e KFOR-it: Diskutohet siguria dhe bashkëpunimi
Published
15 hours agoon
March 11, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim komandantin e misionit të NATO-s, gjeneralmajorin Özkan Ulutas, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe rajon.
Gjatë këtij takimi, komandanti Ulutaş e ka uruar kryeministrin Kurti për mandatin e ri qeverisës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Fokusi kryesor i bisedës ishte stabiliteti i sigurisë në një kohë të zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha globale, të cilat mund të sjellin sfida të reja.
Kryeministri Kurti vlerësoi komunikimin e vazhdueshëm me misionin e NATO-s dhe falënderoi gjeneralmajorin Ulutaş për kontributin dhe rolin e tij të rëndësishëm në krye të KFOR-it.
Kurti dhe Ulutas rikonfirmuan përkushtimin për të mbajtur një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës
Lajmet
Prizren: Arrestohen dy persona për fajde, tentuan t’i zhvasin pronat 1 milionëshe
Published
15 hours agoon
March 11, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion në qytetin e Prizrenit, që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale të fajdesë.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren, pasi u vërtetua se të dyshuarit kishin ushtruar presion të vazhdueshëm mbi një viktimë.
Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit me inicialet E.K. dhe A.K., e kishin detyruar viktimën në vazhdimësi që të paguante shuma të mëdha parash në emër të kamatave të fajdesë.
Presioni kishte arritur deri në atë pikë sa të dyshuarit po tentonin t’ia merrnin viktimës pronat e tij në Prizren – një shtëpi dhe dy lokale afariste – vlera e të cilave vlerësohet të jetë rreth 1 milion euro.
Arrestimi i dy personave u bë në flagrancë, pikërisht në momentin kur ata po e detyronin viktimën të rregullonte dokumentacionin e nevojshëm për bartjen e pronësisë së shtëpisë dhe lokaleve në emër të tyre. Pas arrestimit, me urdhëresë të gjykatës, Policia ka bastisur vendbanimet e të dyshuarve, ku ka gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që do të shërbejnë për procedurën penale.
Prokurori i Shtetit në Prizren ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht këtë rast të rëndë të zhvatjes dhe krimit ekonomik.
Lajmet
REL: Disa studentë e profesorë protestojnë në veri kundër integrimit në sistemin kosovar të arsimit
Published
16 hours agoon
March 11, 2026By
UBTNews
Disa studentë dhe profesorë të Universitetit në Mitrovicën e Veriut kanë protestuar të mërkurën kundër shkrirjes së sistemit të tyre të arsimit në atë kosovar.
Duke mbajtur pankarta me mbishkrime si “Pse po hesht Beogradi” dhe “Sipas cilit sistem të marrim frymë”, ata u mblodhën në qendër të qytetit për ta kundërshtuar synimin e autoriteteve kosovare për një sistem të vetëm arsimor.
Universiteti në Mitrovicën e Veriut punon në sistemin e Serbisë.
Studenti i Fakultetit Filologjik në këtë universitet, Lluka Peçenkoviq, tha se “jemi lënë në mëshirë të fatit”, dhe se autoritetet po heshtin sepse “kështu janë urdhëruar”.
Ai tha gjithashtu se protesta e së mërkurës u mbajt pa mbështetjen e rektoratit dhe se themeluesi i universitetit, pra Qeveria e Serbisë, “na e ka kthyer shpinën”.
“Profesorë, të tjerë që kanë frikë, që janë të shantazhuar, gjithsesi do të humbim. Ata që ju kërcënojnë me humbjen e vendit të punës, nuk do të mund ta zbatojnë atë kërcënim. Luftoni për interesin tuaj dhe tonin, interesin e përbashkët”, tha Peçenkoviq.
Profesoresha Mitra Reliq u bëri thirrje autoriteteve kosovare që t’u lëshojnë “vërtetim për jetë”, për arsimim dhe për ruajtjen e identitetit, ndërsa Beogradin zyrtar e ftoi të qëndrojë përkrah Universitetit që e ka themeluar.
Çështja e integrimit të shëndetësisë dhe arsimit serb në Kosovë u ngrit në shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri Albin Kurti theksoi se sistemi i dyfishtë nuk është i qëndrueshëm dhe se është e nevojshme shkrirja e tyre në një.
Ai tha asokohe se për integrimin do të punohej së bashku me përfaqësuesit politikë të komunitetit serb, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare, gjë që ua përcolli përsëri ambasadorëve të vendeve të QUINT-it (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Gjermani dhe Itali) në dy raste që nga fillimi i vitit.
Megjithatë, deri më tani nuk është saktësuar qartë se cilat modele të integrimit po shqyrtohen.
Bashkimi Evropian, në një përgjigje më herët për Radion Evropa e Lirë, kishte deklaruar se statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsimore që në Kosovë mbështeten nga Serbia do të zgjidhet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në përputhje me marrëveshjet e arritura dhe me ligjet e Kosovës.
Për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit ngul këmbë edhe Beogradi zyrtar, si dhe Lista Serbe si partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e pushtetit të tanishëm në Serbi.
Ndërkohë, Universiteti i Prishtinës më 10 shkurt i dha afat prej 30 ditësh Fakultetit të Shkencave Teknike të Universitetit në Mitrovicën e Veriut që të largohet nga hapësirat që përdor ose të fillojë të paguajë qira.
Serbët në Kosovë druhen nga integrimi i institucioneve të arsimit dhe shëndetësisë
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, tha më herët për Radio Evropa e Lirë se kërkesa për lirimin e pronës së “uzurpuar” është dërguar në bazë të ligjeve në fuqi dhe procedurave të Kosovës.
Ai tha gjithashtu se Universiteti i Prishtinës është i përkushtuar për vënien në përdorim të “të gjitha objekteve dhe hapësirave të tij, për të cilat ekziston nevojë e madhe, pa vonesa të mëtejshme”.
Nga ana tjetër, rektori i Universitetit në Mitrovicën e Veriut, Nebojsha Arsiq, kishte thënë për portalin Kossev se Fakulteti i Shkencave Teknike nuk funksionon në sistemin juridik të Kosovës dhe se nuk kishte mundësi t’i përgjigjej kërkesës në mënyrë institucionale, por se në lidhje me hapat e mëtejshëm “pret udhëzime”. /REL/
Lajmet
Vazhdon kërkimi në malet e Rahovecit për personin e zhdukur
Published
19 hours agoon
March 11, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me njësi të shumta kërkim-shpëtimi dhe qytetarë vullnetarë, po zhvillon një operacion intensiv për gjetjen e Alush (Vesel) Kastratit, i cili rezulton i zhdukur që nga data 7 mars 2026.
Viktima është parë për herë të fundit në fshatin Zatriq të komunës së Rahovecit, dhe që nga ai moment, autoritetet kanë aktivizuar të gjitha strukturat relevante për lokalizimin e tij.
Operacioni i kërkimit është shtrirë në një perimetër të gjerë, duke përfshirë zona të vështira malore dhe hapësira përreth fshatit. Në terren janë angazhuar njësi të specializuara të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Njësia për Reagim të Shpejtë, si dhe njësi me dronë për monitorim nga ajri dhe njësia K9 me qen kërkues.
Përveç forcave policore, në këtë aksion humanitar janë përfshirë edhe Njësia e Kërkim-Shpëtimit e FSK-së, zjarrfikësit, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, si dhe një numër i madh i qytetarëve vullnetarë.
Mbështetje në koordinimin e institucioneve lokale dhe komunitetit ka ofruar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, duke u solidarizuar me familjen dhe ekipet në terren.
Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që po kontribuojnë në këtë operacion, ndërkohë që kërkimet po vazhdojnë me intensitet të lartë në shpresë për gjetjen e sa mëparshme të personit të zhdukur.
Irani kërcënon botën: Nafta do të shkojë në 200 dollarë, vazhdojnë sulmet në det
Kurti pret komandantin e KFOR-it: Diskutohet siguria dhe bashkëpunimi
Prizren: Arrestohen dy persona për fajde, tentuan t’i zhvasin pronat 1 milionëshe
Infantino zbulon bisedën me Donald Trump për Iranin dhe Botërorin
REL: Disa studentë e profesorë protestojnë në veri kundër integrimit në sistemin kosovar të arsimit
Von der Leyen: 10 ditë luftë në Iran i kushtuan Evropës 3 miliardë euro shtesë në energj
Vazhdon kërkimi në malet e Rahovecit për personin e zhdukur
Rilindja e “Piratit”: Vedat Muriqi po kalon sezonin e jetës te Mallorca
REL: Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
