Lajmet

Kurti viziton familjen e rreshterit Afrim Bunjaku

Published

on

Në Ditën Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me një pjesë të kabinetit qeveritar bënë homazhe pranë varrit të Heroit Afrim Bunjaku. Ata vizituan edhe familjen e tij, si shenjë respekti për sakrificën e tij në mbrojtje të rendit dhe sigurisë në vend.

Gjatë vizitës, Kurti iu tha familjarëve se heroi Afrim Bunjaku është busullë se si duhet mbrojtur shteti.

Ndërkaq, pas vizitës së varrit të Bunjakut, kryeministri në detyrë, Albin Kurti derisa kujtoi se në shtator mbushen dy vjet nga rënia e tij, theksoi se çdo polic që ia kushton jetën mbrojtjes së Kosovës dhe qytetarëve të saj meriton respekt të përhershëm.

Kurti tha se ndonëse Bunjaku mbante gradën e rreshterit në Polici, sot ai mban gradën më të lartë që Republika mund t’i japë një qytetari, atë të Heroit të Kosovës, gradë nga e cila “s’ka degradim”, sipas tij.

Ne erdhëm tek varri i Afrim Bunjakut që të bëjmë homazhe, të takojmë familjen e tij. Te rreshteri i cili ra heroikisht në Banjskë të Zveçanit e pas dy muajve bëhen dy vjet të rënies së tij heroike. Të gjithë këta policë që ia kushtuan jetën e tyre shërbimit për Kosovën dhe qytetarët e saj dhe u sakrifikuan në mbrojtje të vendit tonë të paqes e sigurisë meritojnë gjithë respektin tonë dhe duhet t’i kujtojmë e përkujtojmë vazhdimisht. Afrim Bunjaku kishte gradën rreshter në Policinë e Kosovës por sot ai e ka gradën hero i Kosovës. Grada hero është grada më e lartë që mund ta ketë një qytetar i Republikës dhe një zyrtar i shtetit. Është e vetmja gradë nga e cila nuk mund të degradohesh. Heroi i Kosovës Afrim Bunjaku sot kujtohet nga mbarë populli ynë, nga secili zyrtar i shtetit në nderim e kujtim të flijimit të tij për Republikën e Kosovës, integritetin territorial, sovranitetin e shtetit”, tha Kurti.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se këto vizita përkujtimore sjellin emocione të rënda, veçanërisht për familjet e të rënëve, por edhe për Policinë e Kosovës. Megjithatë, sipas tij, ato janë edhe momente krenarie, pasi falë sakrificës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, janë arritur suksese që dikur dukeshin të paimagjinueshme.

Sveçla theksoi se kjo sakrificë duhet të mbrohet me çdo kusht dhe çdo çmim.

Këto vizita na kujtojnë momente shumë të rënda, së pari për familje dhe për të gjithë ne dhe Policinë e Kosovës. Mbi të gjitha janë momente krenarie, për shkak se me sakrificën e gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës ne po arrijmë suksese të cilat më herët kanë qenë të paimagjinueshme. Lirisht mund të themi që kjo sakrificë ia ka vlejtur dhe këtë sakrificë duhet ta mbrojmë me çdo kusht dhe çdo çmim”, tha Sveçla.

Në nderim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe kësaj dite përkujtimore, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë organizuar homazhe shtetërore te Lapidari i Policëve të rënë në detyrë.

Sot, përfaqësues të institucioneve shtetërore kanë vizituar edhe familjen e zyrtarit policor Muhamed Lika, i cili humbi jetën në krye të detyrës.

Po gjatë ditës, janë paraparë edhe homazhe pranë varrit të Heroit Enver Zymeri, vizitë në familjen e tij si dhe nderime pranë lapidarit në vendin e rënies së tij.

Ceremonitë përkujtimore do të përmbyllen në orën 17:00 me pritjen zyrtare të marshuesve në Qendrën për Trajnim për Kërkim-Shpëtim “Berim” në Zubin Potok – Ujman.

Vendi

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Vendi

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Vendi

Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës

Published

on

By

Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.

Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.

Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.

Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha

Published

on

By

Sot futbolli kosovar përjeton një moment unik pasi në të njëjtën kohë kur ekipi A zbret në fushën e “Fadil Vokrrit” për ndeshjen finale ndaj Turqisë, Kosova U21 do të sfidojë Spanjën në Madrid.

Të rinjtë tanë po luftojnë për një vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027”, duke u përballur me liderin e grupit A që mban 18 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e katërt me 8 pikë.

Pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dardanët e rinj kërkojnë hakmarrjen ndaj spanjollëve, duke u mbështetur në formën e mirë që treguan me fitoret bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe 7-0 ndaj San Marinos, si dhe barazimet pa gola kundër Rumanisë dhe Finlandës.

Kjo pasdite i gjen tifozët me vëmendje të ndarë mes Prishtinës dhe Madridit, në një përpjekje të dyfishtë për sukses ndërkombëtar.

Continue Reading

Të kërkuara