Lajmet

Kurti uroi komunitetin hebre në Kosovë

Sipas tij, Hanukkah është një festë e shpresës, lirisë dhe fitores.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Izraelit në Kosovë, në shënim të festës Hanukkah, ka shprehur urimet më të mira komunitetit hebre në Kosovë dhe në mbarë botën.

Kurti, siç ka bërë të ditur sot Qeveria, ka theksuar historinë e përbashkët, që populli hebre ndan me kombin shqiptar “një histori shtypjeje dhe persekutimi që populli ynë pësoi në periudha dhe vende të ndryshme, por një histori që triumfoi me lirinë dhe çlirimin për të dy kombet”.

“Populli shqiptar i Kosovës ka qëndruar pranë popullit hebre, në kohët më të vështira gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku dhjetëra familje shqiptare strehuan hebrenjtë dhe i ndihmuan ata të shpëtonin nga më e keqja. Shumë vite më vonë, një histori e ngjashme u përsërit, por këtë herë populli shqiptar i Kosovës ishte në nevojë. Familjet hebreje në Izrael ishin ato që hapën dyert e strehimit për shumë prej refugjatëve tanë. Dhe, kjo histori solidariteti mes popujve tanë, po hedh tashmë themelet e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona. Ne po e zhvillojmë shpejt këtë bashkëpunim në shumë fusha: arsim dhe kulturë; arkiva dhe kinematografi; bashkëpunim ekonomik; bujqësi dhe sektor të ujit; shkencë, teknologji dhe inovacion; shëndetësi dhe mjekësi, si dhe shumë fusha të tjera me interes të përbashkët”, citohet se ka thënë Kurti.

Kryeministri ka potencuar se Kosova gëzon një diversitet të pasur kulturor, ku kultura të ndryshme gjatë shekujve kanë lënë gjurmë të prekshme dhe të paprekshme. Dhe ky diversitet kulturor, sipas Kurtit, pasurohet më tej nga gjurmët e kulturës hebraike dhe të komunitetit hebre, të cilat shtrihen në shekuj në historinë tonë.

“Për të forcuar më tej këtë lidhje kulturore dhe shpirtërore, ne kemi ndërmarrë hapa konkret drejt themelimit të Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren. Kjo qendër do të vendoset në objektin e trashëgimisë kulturore në kuadër të Qendrës Historike, ndërsa pas restaurimit dhe përshtatjes do të vendoset një sallë lutjesh – një sinagogë dhe muze që tregon historinë e miqësisë mes kombeve tona. Ne synojmë ta kthejmë këtë qendër në një pikë lidhëse për bashkëpunim kulturor ndërmjet Kosovës dhe Izraelit dhe me shtetet e tjera me popullsi të konsiderueshme hebreje”, ka thënë Kurti, duke shtuar se Hanukkah është një festë e shpresës, lirisë dhe fitores.

Hanukkah është një festë e historisë së fuqishme të çlirimit, në të cilën Makabinjtë kanë çliruar popullin hebre nga dominimi dhe kanë rishenjtëruar Tempullin e Dytë në Jerusalem. Ndezja e një qiriri në Menorah, një qirimbajtëse me tetë degëzime, çdo natë përkujton historinë e llambës së vajit që ishte djegur për tetë ditë, megjithëse ka pasur vaj të mjaftueshëm për të djegur vetëm për një.

Vendi

Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.

Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.

“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/

 

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.

Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.

Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Continue Reading

Vendi

Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.

Gjatë takimit, Konjufca informoi  Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.

Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.

Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara