Lajmet

Kurti udhëton për në Poloni, merr pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri

Published

on

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Varshavë të Polonisë, ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të marrë pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri 2024 (WSF 2024).

Sipas një komunikate të lëshuar për media, thuhet se në kuadër të Forumit, kryeministri Kurti sot do të mbajë një fjalim mbi temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”.

Gjatë qëndrimit në Varshavë dhe pjesëmarrjes në Forum, ai do të zhvillojë takime bilaterale, si dhe do të mirëpritet nga pjesëtarë të mërgatës sonë në Poloni.

Lajmet

Mosekzekutimi i pagave, Jasharaj: Qeveria s’e qan kokën për hallet e punëtorëve të sektorit publik

Published

on

By

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se mosekzekutimi i pagave për sektorin publik është shqetësuese dhe zhgënjyese për mësimdhënësit.

Jasharaj ka thënë se detyra më e rëndësishme në vend, ajo e udhëheqësit të Thesarit të Shtetit është më ushtrues detyre dhe se kjo nuk është dashur të lejohet nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Kjo nuk është dashur që të ndodh aq më tepër kur nga informacionet që kemi kjo është her e dytë që ai pozicion shumë me rëndësi për buxhetin e Kosovës, detyrën e ka kryer si ushtrues detyre. Ministri Hekuran Murati që njihet për këto veprime dhe ka qasje vazhdimisht të gabuar edhe ndaj sindikatave edhe ndaj të punësuarve në sektorin publik në tërësi, nuk është dashur që të pres e të ndodh kjo, ngase edhe punëtorët e arsimit edhe policia, zjarrfikësit dhe të tjerët një pjesë e madhe e tyre jetojnë nga paga që e marrin për punë e kryer dhe ishte një lajm shumë i keq”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se në vend që të marrin lajme të mira për ngritje pagash, mësimdhënësit marrin këtë lajm për mosekzekutimin e tyre. Jasharaj ka shtuar se kjo situatë është një dëshmi që qeveria Kurti nuk qajnë kokën për hallet e për problemet e të punësuarve në sektorin publik.

“SBAShK është në komunikim me anëtarësinë të cilët janë shumë të shqetësuar, të zhgënjyer pse ndodhi kjo. Ne kishim bërë në emër të tyre një krekës të kryeministri dhe ministrja Nagavci që në mënyrë të ngutshme të bëjnë ngritjen të koeficientit për së paku 30 për qind, dhe po marrim lajme të tilla e fajtoi i vetëm në këtë rast është ministri Murati i cili është dashur që ti kryej veprimet e veta ligjore e me konkurse në mënyrë që të mos ndodh kjo. Ne edhe sot jemi deklaruar nëse kjo çështje zvarritet atëherë ne do ta marrim mendimin e anëtarësisë dhe nga ky zhgënjim mund të kalohet nga kërkesa për veprime sindikale të cilat ne do t’i bëjmë. Është moment i keq kur jemi të vjeshta kur njerëzit kanë kërkesa shtesë, familjet e tyre. Nuk është dashur që të ndodh dhe kjo është edhe një dëshmi se qeveria Kurti këtë rast edhe ministri nuk qajnë kokën për hallet, për problemet e të punësuarve në sektorin publik, por unë mendoj që edhe Nagavci këtë rast është dashur ta ngrisin zërin në mbrojte të punëtoreve të arsimit për të kërkuar sqarime pse pagat po vonohen”, ka thënë ai.

Continue Reading

Lajmet

Polonia do të reduktojë numrin e stafit në ambasadën e Bejrutit

Published

on

By

Polonia do të kufizojë numrin e stafit në ambasadën e saj në kryeqytetin libanez, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme, i cili tha se qeveria do të organizojë transport për qytetarët polakë që duan të largohen nga vendi.

“Vendimi u mor për të kufizuar stafin në ambasadën tonë në Bejrut”, u tha gazetarëve zëdhënësi Pawel Wronski.

“Këta janë kryesisht familje diplomatësh. Ne do të përpiqemi të mbajmë njerëzit thelbësorë dhe ata që nuk janë thelbësorë do të kthehen në Poloni”, tha ai./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Franca, Gjermania, Kanadaja dhe Britania largojnë shtetasit e tyre nga Libani

Published

on

Në një zhvillim të rëndësishëm, disa vende, përfshirë Francën, Gjermaninë, Kanadanë dhe Britaninë e Madhe, kanë filluar organizimin e evakuimeve të qytetarëve të tyre nga Libani, pas nisjes së një operacioni tokësor nga ushtria izraelite kundër Hezbollahut në jug të vendit.

Franca ka dërguar një anije të marinës që lundron nga juglindja e vendit drejt zonës detare të Libanit, duke u pozicionuar në një vend “paraprak” për të mundësuar evakuimin e qytetarëve francezë në rast nevoje. Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare në Francë njoftoi se transportuesit e helikopterëve do t’i duhen “pesë deri në gjashtë ditë” për të mbërritur në këtë zonë të Mesdheut lindor. Rreth 23,000 francezë ose franko-libanezë jetojnë aktualisht në Liban.

Gjermania ka dërguar një avion ushtarak në Bejrut për të evakuuar kryesisht punëtorët e ambasadës gjermane dhe familjet e tyre. Ndihma përfshin gjithashtu punonjësit e organizatave gjermane, si dhe qytetarët në rrezik për arsye mjekësore. Rreth 1,800 shtetas gjermanë janë regjistruar në Liban, sipas departamentit të reagimit ndaj krizave të ambasadës.

Britania e Madhe gjithashtu ka njoftuar se ka organizuar një fluturim komercial për qytetarët e saj që dëshirojnë të largohen nga Libani. Ky fluturim është planifikuar të niset të mërkurën nga aeroporti ndërkombëtar Rafik Hariri i Beirutit. Një javë më parë, Londra kishte vendosur 700 ushtarë në Qipro për të përgatitur terrenin për largimin e mundshëm të qytetarëve britanikë.

Kanadaja ka rezervuar 800 vende në fluturimet komerciale për të ndihmuar qytetarët e saj të largohen nga Libani, ku rreth 45,000 kanadezë jetojnë aktualisht. Një fluturim tjetër është planifikuar për të martën, ndërsa ushtria kanadeze ka përgatitur masa emergjente në Qipro në rast se fluturimet komerciale ndërpriten.

Ky zhvillim vjen në një kontekst të rritjes së tensioneve dhe pasigurisë në Liban, duke e bërë evakuimin e qytetarëve një prioritet për këto vende. Dëshirën për të mbrojtur qytetarët e tyre nga çdo rrezik e ka theksuar qartë çdo qeveri, duke reflektuar një angazhim të fortë për sigurinë e tyre./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Kryetari i parlamentit të Libanit i bën thirrje OKB-së për urë ajrore për shpërndarjen e ndihmave

Published

on

By

Kryetari i parlamentit të Libanit, Nabih Berri, një aleat i Hezbollahut, bëri thirrje për urë ajrore të Kombeve të Bashkuara për të përshpejtuar dërgimin e ndihmave për pothuajse një milion njerëz të zhvendosur si pasojë e sulmeve izraelite.

Berri i bëri thirrje OKB-së që të krijojë një “urë ajrore për të siguruar shpërndarjen e furnizimeve humanitare”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.

Ai gjithashtu i kërkoi Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe libanez të “kryejnë detyrat e tyre në dërgimin e ndihmave dhe furnizimeve mjekësore në Libanin jugor”./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara