Lajmet

Kurti u premton të ardhura dhe kushte më të favorshme personave me aftësi të kufizuara

Published

on

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar organizatën HANDIKOS, në prag të shënimit të 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Kurti ka thënë se për herë të parë Kosova po bëhet ligji për personat e verbër dhe shurdhër.

“Këtë vit Qeveria ka rritur pensionet për 20 për qind për personat tetraplegjik dhe paraplegjik. Pas publikimit të plotë të rezultateve ne do të mund ta kemi edhe pasqyrën e saktë dhe planifikimin më të mirë. Për herë të parë po bëhet ligji për personat e verbër dhe shurdhër. Deri më tani janë punësuar 339 asistentë për fëmijët me aftësi të kufizuar. Ftoj të aplikojnë sepse kemi mundësi deri në 500 asistentë. Qeveria ka miratuar përfshirjen e Konventën për të drejtën e personave me aftësi të kufizuar. Në gusht të këtij viti kemi bërë rregulloren e re për gjatë hartimit është punuar ngushtë me HANDIKOS.  Reduktimi i burokracisë dhe stërzgjatja e vlerësimit, para këtij ndryshimi për vlerësim”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti tha se do të rritet ndjeshmëria e përkrahjes ndaj kësaj kategorie të qytetarëve, të cilët janë qytetarë të njëjtë si të gjithë në këtë vend.

“Mundësi për aplikimin online mund të bëhet, më parë aplikimi ka qenë vetëm fizikisht. Komisioni do të jetë llogaridhënës para ministrisë. Komisioni i ri do të emërohet këto ditë. Është hequr rivlerësimi për përfituesit, ajo mund të bëhet vetëm në raste të veçanta. Komisioni do ta bëjë vlerësimin e nevojave sociale e cila pritet të bëjë vlerësimin e personave me qëllim të jetesës së pavarur. Baza materiale nuk është e njëjtë familjet janë të ndryshme dhe do ta rrisim ndjeshmërinë e përkrahjes ndaj juve sepse e kemi borxh dhe jeni qytetarë të njëjtë si të gjithë në këtë vend”, ka thënë Kurti.

Kryetari i HANDIKOS, Afrim Maliqi tha se përkundër përpjekjeve të Qeverisë situata mbetet jo e mirë, në fushën e rehabilitimit  dhe arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar.

“Në vendin ku ka shumë persona me aftësi të kufizuar kemi nderin që ju kemi këtu në këtë ditë. Kjo ditë ka filluar të shënohet qysh nga viti 1992, lidhur me të drejtat e personave të kufizuar. Mund të them se përkundër përpjekjeve të Qeverisë situata mbetet jo e mirë, në fushën e rehabilitimit qasjes, arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar. Ne e dimë që ka pasur dhe ka ngritje të asistentëve për fëmijët nëpër shkolla por shumica dërmuese nuk janë përfshirë. Duhet të bëhet më shumë sepse fëmijët duhet të jenë e ardhmja jonë dhe të jenë pjesëmarrëse në të gjitha fushat. Është bërë një hulumtim i cili hulumtim përmban nevojën e rehabilitimit dhe medikamenteve gjithsesi dhe nevojën për kujdestar. Ballafaqohemi me mungesën e izolimit dhe shpeshherë kemi pasur vështirësi në ngrohje”, tha Maliqi.

Studenti Eldin Gashi  ka thënë se studentët me aftësi të kufizuara përballen me shumë sfida dhe paragjykime.

“Tash ndjeka fakultetin privat për shkak se universiteti i shtetit nuk i plotëson kushtet. Dua të flas për paralizat cerebrale, të cilët sfidohemi çdo ditë me qasjen fizike dhe bullizmit dhe diskriminimin me bashkëmoshatarëve. Gjatë vitin 2019 kam pasur problem me zemër ku ka dalë problem anësor jam ballafaquar me mjekësinë dhe spitalin e shtetit aty e kam parë se nuk ka qasje të duhur dhe shërbim të duhur. Është dashur të bëhet një operacion spital privat ku materialet i kam dhënë vet dhe e kam parë sa sfidë është për familjen time dhe shoqërinë“, ka thënë Gashi.

Ndërsa, përfaqësuesi avokues i prindërve Jeta Pllana tha se të gjithë e dimë që shërbimet në HANDIKOS janë të kufizuara për shkak të buxhetit.

“Takime si këto janë të nevojshme të bëhen më shpesh jo vetëm një herë në vit sepse kërkesat janë të përhershme. Duke marrë parasysh barrierat gjendja e tyre ekonomike po rëndohet çdo ditë me shumë duke filluar nga qasja në infrastruktursë e mundësia në arsim. Për këta persona duhet të mendohet çdo ditë edhe këta kanë të drejta. Në ketë vend na bashkon të gjithë prindërve brenga e hallet tona të përditshme. Të gjithë e dimë që shërbimet në HANDIKOS janë të kufizuara për shkak të buxhetit. Sa persona të shikojnë dhe nuk mund të shprehin problemet e tyre, jemi këtu për të lobuar dhe adresuar kërkesat e çdo njeriut për një trajtim të dinjitetshëm”, ka thënë ajo.

lajme

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

lajme

Murati prezanton buxhetin për 2027-ën, opozita kritikon investimet kapitale

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.

Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.

“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.

Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara