Lajmet

Kurti u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes Serbisë, duke paralajmëruar për ndalime arbitrare nga autoritetet serbe. 

Ka indikacione për ndalime të pajustifikuara. Prandaj i ftojmë qytetarët për maturi dhe të mos kalojnë nëpër territorin e Serbisë,” tha Kurti.

Ai u shpreh i shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve serbe dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim të qartë ndaj, siç i quajti ai, kërcënimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas Kurtit, Beogradi po dëshmon mungesë të vullnetit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

E ftojmë BE-në të reagojë qartë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit. Serbia po dëshmon se jo vetëm që nuk është e interesuar në normalizim, por përkundrazi, po intensifikon sjelljet kërcënuese,” shtoi ai.

Kurti theksoi se përballë një klime të tillë të pasigurisë, qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë maturi dhe kujdes maksimal në lidhje me udhëtimet e tyre drejt apo përmes Serbisë.

Aktualitet

Sveçla: Jemi të vendosur që të çmontojmë çdo prani kriminale

Published

on

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka gjetur në Mitrovicë të Veriut dy raketahedhës krahu të njohura si zolla prodhim serb.

Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se Beogradi asnjëherë nuk është distancuar nga veprimtari të tilla, duke shtuar se stimulimi vie pikërisht nga Serbia.

“Në anën tjetër, Beogradi jo vetëm që nuk është distancuar asnjëherë nga këto mjete dhe veprime në veri të vendit, por përkundrazi, për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cënimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e tij”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, Sveçla thotë se autoritetet e Kosovës janë të vendosur që në mënyrë sistematike dhe pa asnjë dilemë për të çmontuar çdo prani kriminale në vend.

 

Continue Reading

Aktualitet

Çollaku: Vetëvendosje nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit

Published

on

Opinionisti Bekim Çollaku ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke theksuar se Vetëvendosje nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit në vend.

Ai e ka vlerësuar negativisht mungesën e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e tensioneve politike, veçanërisht në raport me Serbinë duke theksuar në Rubikon, se pasiguria dhe frika për një luftë të mundshme janë rritur, ndërkohë që nuk ka pasur përparime në mirëqenie dhe pagat.

”Vetëvendosja nuk ka kuadro për postin e kryeministrit. Së paku nga ajo çfarë kemi parë në këtë mandat qeverisës. Ata përveç krizave të vazhdueshme politike, përveç narrativës se në Kosovë do të bëhet luftë çdo ditë, nuk kanë prodhuar diçka, nuk ka pasur rritje ekonomike, nuk ka pasur zhvillim ekonomik, nuk ka pasur rritje të pagave”, tha Çollaku.

Ai tha se këto gabime janë të pafalshme, dhe se zotëri Kurti do ta ketë të vështirë për t’i riparuar këto gabime.

 

Continue Reading

Aktualitet

Haradinaj pas aksidentit në Gjakovë: Të shërbejë si alarm për të rritur përgjegjësinë institucionale

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy punëtorë gjatë orarit të punës në Gjakovë.

Ai e cilësoi këtë si një goditje të rëndë jo vetëm për familjarët e viktimave, por edhe për tërë shoqërinë, duke kërkuar rritje të përgjegjësisë nga institucionet shtetërore dhe më shumë kujdes nga bizneset për kushtet e sigurisë në punë.

“I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë. Humbja e jetës në përpjekje për të siguruar bukën e gojës është një tragjedi e madhe për familjet, por edhe për gjithë shoqërinë tonë”, tha Haradinaj.

Gjithashtu ai tha se ndërmarrësit kosovarë duhet që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve në çdo vend pune.

“Për organet shtetërore, ky rast duhet të shërbejë si alarm për të rritur përgjegjësinë institucionale dhe për të garantuar zbatimin e plotë të ligjeve që mbrojnë punëtorin. Ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, me kolegët e tyre dhe me gjithë qytetarët e Gjakovës.” – shtoi Haradinaj.

Continue Reading

Aktualitet

Uran Ismaili prezanton zgjidhjet për Prishtinën

Published

on

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili nga radhët e PDK-së, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në një ngjarje publike ditën e mërkurë, më 23 korrik, me fillim nga ora 19:30, në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, Ismaili ka njoftuar se do të prezantojë programin e ri dhe zgjidhjet e tij për një Prishtinë më funksionale, më të pastër dhe më të jetueshme.

“Ejani me familjen e miqtë, bashkë për një Prishtinë që i shërben të gjithëve,” thuhet në ftesën e tij drejtuar qytetarëve.

Continue Reading

Të kërkuara