Lajmet

​Kurti: Trepça nuk është vetëm një emër me histori, por edhe një forcë e gjallë për zhvillimin tonë

Published

on

Manifestimi tashmë tradicional ‘Java e Minatorëve’ ka filluar sot në Stantërg, në shenjë përkujtimi të 36- vjetorit të grevës historike të minatorëve të Trepçës, e cila pati lëkundur themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin autoritete të larta shtetërore, komunale, udhëheqës të institucioneve, ish pjesëmarrës të grevës së lavdishme, minatorë etj.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se kërkesat e minatorëve asokohe ishin politike për ta mbrojtur Kosovën nga politikat shtypëse dhe diskriminuese nga ana e Serbisë. Sipas tij, Trepça është forcë e gjallë për zhvillimin e gjithmbarshëm dhe se me hapa konkret ajo po e merr vendin që I takon në ekonominë tonë e Kosovës.

“Greva e vitit 1989 shënon edhe përvjetorin e një greve tjetër që është harruar. Është greva e vitit 1939, kur 3 mijë punëtorë të Trepçës kanë hyrë në grevë për kushte më të mira të punës dhe i kanë fituar ato… Kërkesat e minatorëve ishin të shtruara asokohe në gjithsej dhjetë pika që i mësoi e gjithë Kosova, shqiptaria dhe i tërë opinioni ndërkombëtar, ndër të cilat pika e tetë thoshte, po citoj, fati i shqiptarëve në Kosovë e Jugosllavi të shqyrtohet në Kombet e Bashkuara… dhe në thelbin e përmbajtjes së tyre kërkesat e minatorëve ishin kërkesa politike për të mbrojtur gjithë Kosovën nga politikat shtypëse, shfrytëzuese dhe diskriminuese të Serbisë dhe përpjekjet e saj për degradimin e statusit të Kosovës… Por edhe në kohët e fundit Trepça po tregon se nuk është vetëm një emër me histori, por edhe një forcë e gjallë për zhvillimin tonë. Me hapa konkretë ajo po e merr vendin që i takon në ekonominë tonë… Prandaj të dashur minatorë, e ardhmja e Trepçës nuk është vetëm në tokë, por është edhe në duart e atyre që e ndërtojnë përditë”, ka thënë Kurti.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se 36 vjet më parë minatorët ndëshkuan përpjekjet për robërimin e Kosovës dhe tjetërsimin e tokës së saj.

“Java e minatorëve shënon grevën e madhe të xehetarëve ku 36 vjet më parë ndëshkuan përpjekjet për ta robëruar Kosovën e për të tjetërsuar tokën e saj. Minatorët tanë i dolën në mbrojtje së drejtës së Kosovës për vetëqeverisje me qëndresën e tyre ndaj Serbisë pushtuese, shpërfaqën themelet e lirisë e demokracisë dhe ato mbështeten mbi dashurinë ndaj atdheut, punën e ndershme dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj pasurisë së popullit. Kur kujtojmë këto porosi, bindemi se greva e minatorëve nuk ishte thjesht një ngjarje e historisë së Kosovës, por një rrëfim për historinë dhe të ardhmen e mbarë Evropës”, tha Rizvanolli.

Ndërkaq, Faton Ahmeti, ushtrues detyre i kryeshefit të ndërmarrjes Trepça, tha se greva e minatorëve të asaj kohe nuk ishte vetëm akt sindikal, por një mesazh i fuqishëm në vullnetin e pathyeshëm për popullin e Kosovës, për të jetuar të lirë dhe të barabartë.

“Në ato ditë të vështira minatorët tanë u bënë simbol i rezistencës dhe guximit duke qëndruar të palëkundur përballë padrejtësisë dhe shtypjes. Greva e tyre nuk ishte vetëm një akt sindikal, por një mesazh i fuqishëm në vullnetin e pathyeshëm për popullin tonë, për të jetuar të lirë dhe të barabartë”, u shpreh Ahmeti.

Ndryshe, me rastin e këtij përvjetori, sindikata e punëtorëve të Trepçës ka organizuar aktivitete të ndryshme që do të mbahen deri më 28 shkurt.

Lajmet

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Prishtinë Laszlo Istvan Dux.

Gjatë ceremonisë, presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Dux, duke theksuar faktin se Hungaria ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Osmani vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe shprehu përkushtimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në arsim dhe ekonomi, raporton KosovaPress.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e “Pastrimit” në ditën e nëntë të grevës

Published

on

By

Punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës para Komunës së Prishtinës, duke kërkuar pagesën e borxhit prej 2.7 milionë euro që komuna i detyrohet ndërmarrjes.

Pavarësisht ndryshimeve klimatike, ata qëndrojnë në tenda ditë e natë dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen pa u realizuar kërkesat.

Nënkryetari i Sindikatës, Shpend Qosa, në një intervistë për Ekonomia Online tha se janë në pritje të një takimi vendimtar me zyrtarët komunalë, ndërsa theksoi se kërkesat kryesore janë sigurimi i naftës, pagave dhe stabilizimi i kompanisë.

Sot kemi hyrë në ditë e nëntë të grevës, ne e kemi pasur një takim me zyrtarët komunal jemi në shqyrtim të kërkesave tona edhe sot jemi në pritje të një takimi. Deri sa të gjejmë një zgjidhje për kërkesat tona. Diçka konkrete nuk kemi që do të arrijmë një zgjedhje ne vazhdojmë punën dhe dalim në punë. Ato kërkesa tona që i kemi në takim kemi folur, edhe komuna ka dhënë disa zgjidhje të saj të cilat i kemi shqyrtuar. Sot i presim në takim për të arrijmë një marrëveshje, realisht kërkesat tona janë me pasur naftë paga dhe me stabilizuar gjendja e kompanisë. Punëtorët pagat i kanë marr”, ka thënë Qosa.

Punëtori Blerim Hajdini, i cili punon prej 16 vitesh në këtë ndërmarrje, tha se greva nuk do të ndalet pa u plotësuar kërkesat.

Ai shprehu shqetësimin për pagat e ulëta dhe borxhet personale, duke theksuar se paga mujore prej 425 euro është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën.

Jemi në grevë deri të na plotësohet kërkesat tona dhe kushtet tona nuk e kemi ndërmend ta ndalim grevën. Unë punoj që 16 vite këtu të gjithë kanë kredi të majme, unë i kam 15 euro kredi nuk mund t’ia dal assesi për arsye se paga është shumë vogël, e kemi 425 euro në kontratë. Kërkesa jonë është të na kthej borxhin 100 për qind dhe ta ndërpresin privatin menjëherë”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Ministria e Shëndetësisë paralajmëron 100 inspektorë të rinj për luftën kundër duhanit

Published

on

By

Ministria e Shëndetësisë po planifikon t’i punësojë edhe 100 inspektorë me qëllim të rritjes së kontrollit të përdorimit të duhanit në Kosovë, kështu tha ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konference për media në prag të Ditës Botërore Kundër Duhanit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se është lajm i mirë që në Kosovë ka rënie të përdorimit të duhanit për shkak të politikave të ndërmarra, por shtoi se ende duhet punë.

Vitia theksoi se miratimi dhe zbatimi i udhëzimit administrativ për vërejtjet e kombinuara shëndetësore në pakot e duhanit ka dhënë rezultatet e tij.

Në Kosovë sipas STEPS përdorimi i duhanit është në rënie krahasuar me vitin 2011 apo hulumtimin paraprak, që natyrisht kjo është një lajm i mirë, ky është trend inkurajues që dëshmon efektivitetin e politikave të deritanishme, por një trend i pamjaftueshëm për qëllimet që ia kemi bërë vetes,” tha ai.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se me Ministrinë e Financave po shohin mundësinë t’i shtojnë kapacitetet inspektuese edhe për 100 inspektorë me qëllim të rritjes më të madhe të kontrollit të duhanit.

Rritja e akcizës në 65 euro për kilogram sipas vendimit të qeverisë së Kosovës është tjetër sinjal që politikat fiskale po japin efekt… Kemi fuqizuar edhe kapacitetin inspektues përmes rekrutimit të rreth 30 inspektorëve të rinj që kanë ndihmuar në zbatim të ligjit, por natyrisht kjo akoma nuk është e mjaftueshme dhe vazhdon të mbetet sfidë serioze, prandaj kohëve të fundit në bashkëpunim me ministrinë e Financave po përgatisim një plan për angazhimin e rreth 100 vetave shtesë që ky ligj të zbatohet në përpikëri në të gjitha vendet ku nuk duhet të pihet duhani,” theksoi Vitia.

 

Continue Reading

Lajmet

PDK-ja dorëzoi zyrtarisht në ZRRE kundërshtimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot në mënyrë zyrtare kundërshtimin e saj ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e bizneseve në tregun e lirë, duke e cilësuar këtë vendim si të paligjshëm dhe të papërballueshëm për qytetarët.

Në një konferencë për media, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, bëri të ditur se partia ka ndërmarrë hapa ligjorë për ta sfiduar këtë vendim brenda afateve të përcaktuara.

Ngritja e çmimit e ka bërë të pamundur përballimin e kësaj kostoje të lartë nga rritja e çmimeve që do të pasojë nga vendimet e paligjshme të ZRRE-së. Ne sot, duke ndjekur hapat ligjorë, e kemi dorëzuar kundërshtimin tonë administratës në ZRRE. Jemi të bindur që qëndrimet e tyre do të jenë të njëjta. Ne do të presim 15 ditë për ta anuluar këtë. Nëse brenda 15 ditëve ata nuk e anulojnë, ne do ta procedojmë në departament,” tha Tahiri.

Continue Reading

Të kërkuara