Teknologji

Kurti: TIK-u një nga sektorët më me prioritet, me potencial për rritje dhe inovacion

Sipas Kurtit, TIK-u është një nga sektorët e paktë në të cilin vendi ynë ka një bilanc tregtar pozitiv.

Published

on

Në konferencën më të madhe në rajon në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vlerësoi rolin e KOSICT në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit: ndërmjet sektorit publik, sektorit privat dhe akademisë, nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Në njoftimin e Zyrës së kryeministrit mes tjerash thuhet se në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit, transformimi digjital shtrihet gjithandej, duke takuar digjitalizimin dhe industrinë, sektorin privat dhe publik, por edhe kujdesin shëndetësor, arsimin dhe veçanërisht administratën publike, tha kryeministri.

Me këtë rast Kurti theksoi se me shumë kompani shumë kompetente të TIK-ut dhe një komunitet vibrant të profesionistëve të TIK-ut, TIK-u është një nga sektorët e paktë në të cilin vendi ynë ka një bilanc tregtar pozitiv.

“Nuk është befasi që procesi i vazhdueshëm i vlerësimit të Smart Specialization Strategy e ka identifikuar tashmë TIK-un si një nga pesë sektorët prioritar në ekonominë tonë që kanë potencialin më të lartë për rritje dhe inovacion”, tha kryeministri Kurti.

Ai foli për angazhimin e Qeverisë në bashkëpunim me qeverinë gjermane për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren – si një nga platformat kyçe brenda ekosistemit kombëtar të inovacionit. Po ashtu, veçoi mbështetjen për përfundimin e Parkut të Teknologjisë Digjitale në Bërnicë, i cili do të ofrojë infrastrukturën për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së TIK-ut.

“Zbatimi i transformimit digjital, garantimi i sigurisë kibernetike, zhvillimi i profesionistëve të aftë dhe ndërtimi i ekosistemit të inovacionit – secili prej këtyre objektivave kërkon një angazhim të përbashkët dhe të koordinuar të sektorit publik dhe privat”, tha Kurti.

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e hapur, e gatshme dhe e interesuar për të bashkëpunuar me sektorin privat dhe akademinë në arritjen e objektivave të përbashkëta që synojnë zhvillimin e vendit tonë.

Teknologji

Nvidia investon 2 miliardë te Synopsys

Published

on

Nvidia ka investuar 2 miliardë dollarë në kompaninë e softuerëve të dizajnimit të çipeve, Synopsys, si pjesë e një partneriteti të zgjeruar shumëvjeçar për zhvillimin e mjeteve të reja të projektimit me teknologji të avancuar të inteligjencës artificiale.

Qëllimi i marrëveshjes është zhvendosja e proceseve të simulimit inxhinierik nga CPU-të tradicionale drejt GPU-ve të Nvidia-s, duke reduktuar kohëzgjatjen e simulimeve nga javë të tëra në vetëm disa orë.

CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, deklaroi se ky përshpejtim do të hapë mundësi të reja për industri të ndryshme që mbështeten në projektimin dhe simulimin e çipeve.

Synopsys theksoi se investimi nuk përfshin asnjë detyrim për blerjen e GPU-ve të Nvidia-s dhe se marrëveshja mbetet jo-ekskluzive, gjë që i lejon kompanisë të vazhdojë bashkëpunimet edhe me firma të tjera si AMD dhe Intel.

Pas lajmit, aksionet e Synopsys u rritën pothuajse 5%, ndërsa ato të Nvidia-s shënuan rritje prej 1.4%.

Kompania Nvidia ka bërë investime të mëdha këtë vit në biznese të lidhura me industrinë e AI, përfshirë OpenAI dhe Intel.

Synopsys konfirmoi se Nvidia i bleu aksionet e saj me çmimin 414.79 dollarë për aksion. /A.Z/UBT News/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Teknologji

Apple lavdërohet për reklamën e Krishtlindjeve të xhiruar me iPhone 17 Pro

Published

on

Apple ka prezantuar një reklamë të re të Krishtlindjeve, të titulluar “A Critter Carol”, e cila është vlerësuar si “e ngrohtë”, “me shpirt festiv” dhe e realizuar pa përdorur inteligjencë artificiale.

Spot-i dy-minutësh tregon dy alpinistë në një pyll dimëror, ku një telefon i humbur gjendet nga krijesa kukullash që performojnë “Friends” nga Flight of the Conchords dhe më pas ia kthejnë pronarit.

Reklama u realizua me iPhone 17 Pro e kukulla dore, duke krijuar botë magjike dhe prekëse, në kontrast të qartë me reklamat e Coca-Cola-s për Krishtlindje, të krijuara plotësisht me AI dhe kritikuar si “të ftohta dhe pa shpirt”.

Apple publikoi edhe një video “behind the scenes”, ku tregohet se për realizimin e spotit u ndërtua një set gjigant pylli dhe u përdorën modele të mëdha kafshësh të manipuluara nga operatorë, ndërsa modelet e vogla ishin kukulla dore.

Regjisori Mark Molloy tha se qëllimi ishte të rikthehej magjia e artizanatit dhe natyrës së prekshme të kukullave.

Reklama u prit pozitivisht në rrjetet sociale, me fansat që e përshkruan si “absolutisht brilante” dhe “magji e pastër festive”. Ndërkohë, reklamat e Coca-Cola-s për vitin 2025 u kritikuan për përdorimin e AI dhe mungesën e ngrohtësisë emocionale që karakterizon festat.

CEO i Apple, Tim Cook, komentoi: “Gëzim festiv, pak magji, shumë zemër, të kapura me iPhone 17 Pro nga disa miq kukullash të punuar me dorë!”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

YouTube synon skenën më të madhe të Hollywood! Çfarë pritet për Oscars 2029?

Published

on

YouTube po përgatitet për një lëvizje të madhe strategjike, duke synuar të sigurojë të drejtat e transmetimit të ceremonisë së Çmimeve të Akademisë (Oscars) sapo të përfundojë kontrata aktuale e ABC-së në vitin 2028.

Sipas burimeve të Bloomberg, platforma në pronësi të Google ka kërkuar informacion për mundësinë e marrjes së ekskluzivitetit të këtij eventi prestigjioz.

Ky zhvillim tregon ambicien e YouTube për të zgjeruar portofolin e tij të transmetimeve live, veçanërisht pas suksesit me NFL Sunday Ticket dhe rritjes së madhe të audiencës në podkastet e njohura.

Sipas Cord Cutters News, një marrëveshje e tillë do të përbënte “një tronditje për industrinë”, duke e pozicionuar YouTube si një platformë të fuqishme për evente madhore televizive.

Nëse kjo lëvizje realizohet, ceremonia e Oscars, një nga ngjarjet më të ndjekura në botë, mund të zhvendoset për herë të parë nga televizoni tradicional në një platformë digjitale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

ChatGPT, 3 vite ndikim! Mjeti që vazhdon të udhëheqë botën e AI

Published

on

Tre vite më parë, OpenAI prezantoi një produkt të ri, duke e përshkruar thjesht si “një model të quajtur ChatGPT që bashkëvepron në mënyrë shoqërore”.

Askush nuk e imagjinonte se ky demonstrim i thjeshtë do të shndërrohej kaq shpejt në një fenomen global.

ChatGPT revolucionarizoi botën e teknologjisë dhe biznesit, duke nxitur një valë të tërë produktesh të inteligjencës artificiale gjenerative.

Ai u bë jashtëzakonisht popullor që në ditët e para, duke arritur 1 milion përdorues vetëm pesë ditë pas lançimit—aftim që asnjë aplikacion tjetër nuk e kishte arritur më parë.

Sot, aplikacioni ka rreth 800 milion përdorues aktivë çdo javë, me miliarda vizita mujore, dhe në orët e pikut përpunon deri në 29,000 kërkesa për sekondë.

Ajo që nisi si një faqe e thjeshtë demonstrimi është shndërruar në një mjet të përditshëm për miliona njerëz, i përdorur për të mësuar, studiuar, shkruar, programuar, planifikuar dhe krijuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara