Lajmet

Kurti: Të thuash se jemi të lumtur që jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi

Kurti: Le të flasim si diplomat, por le të punojmë si patriot.

Published

on

Në Elbasan u zhvillua mbledhja e shtatë mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë.

Mbledhja filloi në orën 10:00 pasi kryeministri Edi Rama priti homologun e Kosovës Albin Kurti me çadër jashtë godinës ku po mbahet mbledhja.

“Do kishim dashur tju prisnim me diell por shpresoj që gjithë ky shi dhe këto pika që kemi mbi kokë të jenë ogur I mirë,” tha zoti Rama në fillim të mbledhjes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se shqiptarët janë optimistë edhe kur dita nuk është me diell dhe bie shi themi do të jetë bereqet. Zoti Kurti solli në vëmendje tërmetin tragjik të 2 viteve më parë i cili goditi Shqipërinë duke lënë 51 viktima. Ai tha se dhimbja e personave që humbën të dashurit e tyre është edhe dhimbje e tij.

Kurti: Kjo është mbledhja e 7-të ndërmjet qeverive, por mbledhja ime e parë si kryeministër. Sa herë vij në Shqipëri ka një ndjesi të veçantë. Nikollë Nikprelaj thoshte se jemi një Lis me dy Degë paçka se me dy dialekte që sa vjen dhe po njësohen. Tani çfarëdo që po them po analizohet dhe studiohet mirë se ku desha të dal dhe çfarë mesazhi po dërgoj.

Jemi një, paçka se me dy dialekte që sa vjen e po njehsohen falë ndërveprimit në shumë fusha. Ajo që ndiej në Kosovë, është se ka një lloj ndrydhje të dëshirave dhe ndjenjave kur flitet për Shqipërinë. Befas e gjithë shoqëria në Kosovë përjetoi një zëvendësim për të cilin nuk u pyet e nuk u lejua të debatohet.

Kjo është dhe do të mbetet një temë e dhimbshme dhe më të dhimbshme e bën fakti që politikisht nuk është korrekte të diskutohet për të. Të thuash se jemi të lumtur që jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se jemi të lumtur që kemi 2 shtete do të ishte tepri, të thuash se do të bashkohemi në BE të shquajnë për diplomat. Le të flasim si diplomat, por le të punojmë si patriot. Si diplomat jemi të qartë se mbledhja e 2 qeverive tona është në horizontin e integrimeve.

Sa më të integruar të jemi, aq më e mirë do të jetë jeta e qytetarëve. Njerëzit tanë duhet të lëvizin e punojnë, prandaj duhet t’i zgjerohet biznesi e tregtia. Kjo punë ka nisur të ecë. Së bashku mund të prodhojmë më mirë e të punojmë më shumë. Qartësia se orientimi përbashkët na orienton për lëvizjet më të duhur.

Linja hekurodhore Prishinë Durrës është ekologji dhe fuqi e tokës në det, rritje e rëndësisë së portit kryesor të shqiptarëve. Është e rëndësisë ekonomike dhe gjeopolitike. Ne jetojmë në rajonin tonë e me fqinj tanë me të cilët kemi të kaluar të përbashkët. Marrëveshjet që kemi përpara do të lehtësojnë edhe më tej procedurat.

Siç thoshte Fishta “Vërtet kemi Bajram e Pashkë, shqiptarinë e kemi bashkë”. Po rrisim bashkëpunimin në fushën e drejtësisë si dhe po lehtësojmë njohjen reciproke të diplomave e certifikatave. Për tu siguruar se marrëveshjet do të zbatohen, tashmë kemi koordinator të përbashkët, për çka falenderoj Republikën e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama.

Lajmet

Himarë, humb jetën 65-vjeçari pasi dyshohet se u plagos nga shpërthimi i dinamitit gjatë peshkimit

Published

on

By

Një 65-vjeçar ka humbur jetën të enjten në zonën e Porto Palermos, në Himarë, pasi dyshohet se u plagos rëndë nga shpërthimi i një lënde plasëse që po e përdorte për peshkim, raporton KosovaPress.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur shtetasi me inicialet P.M., 65 vjeç, dyshohet se u lëndua nga shpërthimi i një lënde plasëse (dinamit) gjatë peshkimit.

I plagosuri u transportua menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Shëndetësore të Himarës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet edukatorja në Tiranë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një fëmije 2-vjeçar

Published

on

By

Një edukatore e një kopshti privat në Tiranë është arrestuar në flagrancë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar,raporton KosovaPress.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, e dyshuara me inicialet B.H., 32 vjeçe, e cila punonte si edukatore në këtë institucion, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të miturit në ambientet e kopshtit ku punonte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B.H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa policia ka bërë të ditur se po vazhdon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

Published

on

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka vizituar lokacionin në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku institucionet e Kosovës po zhvillojnë gërmime në kërkim të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se në terren po angazhohen institucionet përgjegjëse për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Sot, bashkë me nënkryetaren, ministren Bogujevci, jemi këtu në fshatin Kalludër, për të parë nga afër punën e ekipeve tona në kërkim të së vërtetës për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më lejoni që së pari të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për përfshirjen në këtë proces, secilin institucion në veçanti: nga Policia, nga Prokuroria, nga Komisioni për Personat e Zhdukur me Dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, po ashtu nga IML-ja, por edhe secilin institucion tjetër që po e bëjnë angazhimin më të madh për të ardhur deri te e vërteta. Tash ajo çfarë është konfirmuar është që mbetjet janë me prejardhje njerëzore. Tani duhet të presim punën e institucioneve kompetente për ekzaminime dhe për identifikim”, ka thënë ajo.

Haxhiu, ka bërë thirrje që të ruhet integritetit i hetimeve.

“Ajo çfarë është e rëndësishme ta theksoj është që secili nga ne, institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe mediat, duhet të kujdesemi që ta ruajmë integritetin e hetimeve, sepse kjo është një çështje shumë e ndjeshme, e po ashtu të kemi konsideratë për familjet që presin informacione se çfarë po ndodh në këtë terren”, ka shtuar ajo.

Haxhiu tha se çështja e personave të zhdukur me dhunë mbetet plagë e hapur edhe më shumë se 25 vjet pas përfundimit të luftës.

“Ajo çfarë duhet të theksoj po ashtu është që personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë — pra gjatë luftës së fundit në Kosovë — është plaga më e madhe me të cilën po përballemi edhe sot. Pra, përkundër faktit që kanë kaluar mbi 27 vite nga periudha e luftës, ne përballemi me pasojat e asaj lufte. Për sa kohë këtu po bëhet përpjekje maksimale për të kuptuar se ku janë personat e zhdukur me dhunë, vazhdojmë të përballemi me gjuhë urrejtjeje, me retorikë shoviniste, me mohim të krimeve, e po ashtu me pretendime me pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës nga krerët e institucioneve në Serbi”, ka shtuar ndër të tjera Haxhiu./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pacolli: Vazhdon rrënimi i objekteve pa leje në Ujman, deri tani 17 objekte janë shembur

Published

on

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se po vazhdon aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike përreth Liqenit të Ujmanit.

Përmes një njoftimi, Pacolli ka bërë të ditur se deri tani janë rrënuar 17 objekte dhe vila në këtë zonë.

Ajo ka theksuar se aksioni do të vazhdojë edhe më tej dhe do të shtrihet në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit.

“Ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit”, ka shkruar Pacolli.

Aksionet për lirimin e pronave publike në zonën e Ujmanit kanë përfshirë edhe rrënimin e objekteve të tjera të ndërtuara pa leje, përfshirë vila dhe objekte të shfrytëzuara në pronën e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”.

Ndryshe sot, është rrënuar hoteli “Jezero”, i cili ndodhej në pronën e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci” përreth Liqenit të Ujmanit.

Aksioni i rrënimit u realizua nga përfaqësues të “Ibër-Lepencit”, me asistimin e Policisë së Kosovës. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara