Ekonomi
Kurti: Tashmë kanë aplikuar 20 biznese në Parkun e Biznesit në Prizren
Published
5 years agoon
By
Betim GashiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot zonën ekonomike në Prizren, e nga ku tha se investimi në këtë zonë është i rëndësishëm edhe për mbarë Kosovën përveç se për Prizrenin.
Zona prej 82 hektarësh është afër përfundimit të kompletimit me infrastrukturën përcjellëse, ndërsa për të qenë pjesë e saj tashmë kanë aplikuar 20 biznese.
“Erdhëm në këtë vend në të cilin po bëhen punimet për hapjen e zonës ekonomike, me gjithsej 82 hektarë prej të cilëve gjysma përafërsisht e kanë të përfunduar infrastrukturën. Në këtë vend ku do të kemi zonën ekonomike të Prizrenit tashmë kanë aplikuar 20 biznese dhe prioritet do të kenë bizneset e ndërmarrjet prodhuese, me ç’rast edhe do të ndalohet tjetërsimi e dëmtimi i sipërfaqeve të cilët janë të përshtatshme ta zëmë për bujqësi, por në anën tjetër do të kemi edhe industri të përziera por gjithnjë pa ndotje”, tha ai.
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se Kurti është kryeministri i parë që interesohet për këtë zonë, derisa ka akuzuar qeveritë e kaluara që e kanë penguar punën për funksionalizimin e saj.
“Është kryeministri i parë pas tre vitesh që interesohet për zonën ekonomike, me qeveritë e kaluara kemi dërguar shumë kërkesa për pëlqime të ndryshme të cilat na vyejnë këtu edhe për transfere të pronës që kanë mbetur nga AKP-ja, po kemi hasur në vesh të shurdhër dhe tani e kemi një qeveri e cila është interesuar për zhvillim edhe për investime në prodhimtari. Është faza e fundit dhe mendoj që mas shtresës së asfaltit kjo bëhet gati në aspektin e infrastrukturës. Atëherë presim vetëm aspektin legjislativ që të votohen disa parcela në Asamblenë Komunale po ashtu të vijnë pëlqimet nga ministritë e caktuara pasi edhe këtu duhet të theksoi edhe një herë edhe kemi kërkuar dy tri herë nga ministritë e caktuara as përgjigje nuk kemi marrë”, tha ai.
I pari i Prizrenit deklaroi se përmes funksionalizimit të kësaj zone do të përfitojnë edhe të rinjtë e kësaj komune.
“Kemi më shumë se 20 biznese të cilët kanë shprehur interesim të aplikojnë këtu dhe të fillojnë veprimtarinë në këtë zonë. Do të kemi kushte të caktuara po kushti kryesor në fillim do të jetë prodhimtaria dhe punësimi i të rinjve dhe shpresoj që do ta realizojmë shumë shpejt”, tha ai.
Në vizitën në zonën ekonomike në Prizren ishte edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Ekonomi
REL: Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale
Published
1 week agoon
January 12, 2026By
UBTnews
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit: rritje, ulje, stagnim dhe kriza.
Edhe pse të dhënat zyrtare të institucioneve të Kosovës tregojnë se ka rritje të disa indikatorëve ekonomikë, në terren vazhdojnë ankesat e qytetarëve për përkeqësim të standardit të jetesës.
Viti 2025 është mbyllur me rritje ekonomike prej 3.9 për qind dhe parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës janë që, këtë vit, kjo shifër të arrijë në 4.1 për qind.
Rritja sipas BQK-së do të mbështetet te konsumi privat, rimëkëmbja graduale e eksportit dhe zbutja e inflacionit.
Por, në vitet e fundit – sidomos pas pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe nisjes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia më 2022 – shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve esenciale ishin ndër temat më të përfolur në Kosovë.
Qytetarët shpesh janë ankuar se inflacioni ka ulur fuqinë e tyre blerëse, duke i detyruar shumë prej tyre të heqin dorë nga produkte dhe shërbime, pasi që pagat nuk mjaftojnë për të përballuar të gjitha shpenzimet e nevojshme.
Ndërkohë, zyrtarë të institucioneve të Kosovës kanë theksuar se inflacioni vjen për shkak të varësisë së vazhdueshme të shtetit nga importi i produkteve të huaja.
Me qëllim zbutjen e inflacionit, Qeveria e Kosovës ka rritur pagat në sektorin publik. Ndërkaq, sektorin privat ka tentuar ta ndihmojë me platformën “Superpuna”, e cila ka nisur në vitin 2023.
Përmes kësaj platforme, Qeveria subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muajt e parë, në vlerë të pagës minimale prej 350 eurosh. Punëdhënësi, pastaj, ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.
Por, kjo rritje e pagave, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është përkthyer në përmirësimin e standardit të jetesës se qytetarëve për shkak të inflacionit të lartë.
Në vitin 2025 numri i të punësuarve ka kaluar mbi 400 mijë, duke vazhduar kështu trendin e rritjes së numrit të punësuar me kontratë formale.
Ndërkaq, në mesin e personave të papunë ka më së shumti gra, të cilat mbajnë barrën më të madhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.
Numri i vogël i çerdheve, sidomos në zonat rurale, vlerësohet si një ndër faktorët që ka pamundësuar që gratë të futen në tregun e punës.
Një çështje nga e cila vuan ekonomia e Kosovës, sipas ekspertëve të fushës, është sasia e lartë e produkteve të importuara nga tregjet e huaja.
Me gjithë mbështetjen e prodhuesve kosovarë, ende nuk është arritur të ndryshohet deficiti tregtar për shkak të kapaciteteve të kufizuara prodhuese.
Vlera e importit tashmë ka arritur në gjashtë miliardë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që kanë dalë në tregjet e jashtme është më pak se një miliard euro.
Investimet e huaja në Kosovë konsiderohen shtytës i zhvillimit ekonomik. Megjithëse, viteve të fundit ka rritje të investimeve të huaja direkte sipas shifrave zyrtare, por kjo gjithmonë ka nxitur diskutime se shumica vijnë nga diaspora që investon në patundshmëri.
Si pengesë për investitorët e huaj në Kosovë janë përmendur më parë procedurat e shumta burokratike, ndërkohë që në vitet e fundit është rritur vlera e investimeve nga Kosova jashtë vendit.
Paratë e diasporës dërguar familjarëve të tyre në Kosovë mbeten një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë në vend.
Remitencat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, duke zvogëluar varfërinë dhe rritur konsumimin.
Por, jo gjithmonë është lavdëruar mënyra e shfrytëzimit të këtyre mjeteve, pasi që është kërkuar ndërrimi i fokusit. Sipas ekspertëve, investimi në projekte kapitale do të ndikonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.Sfida kryesore mbetet përkthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie reale, përmes rritjes së prodhimit vendor, pagave të qëndrueshme, uljes së varësisë nga importi dhe krijimit të një klime më të favorshme për investime afatgjata./REL
Kompanitë e mëdha gjenerojnë fitime marramendëse. Të tilla janë edhe fitimet e drejtuesve të tyre, pronarëve dhe drejtorëve ekzekutivë.
Më poshtë janë emrat dhe fitimet e 20 drejtorëve ekzekutivë më të paguar në botë:
- Elon Musk – 23.5 bilionë dollarë – Tesla
- Tom Cook – 770 milionë – Apple
- Jensen Schleifer – 561 milionë – NVIDIA
- Leopard Scheifer – 453 milionë – Regeneron
- Marc Benioff – 439 milionë – Salesfore
- Satya Nadella – 309 milionë – Microsoft
- Robert Kotick – 297 milionë – Activision Blizzard
- Hock Tan – 288 milionë – Broadcom
- Sundar Pichai – 280 milionë – Alphabet
- Rend Hasting – 253 milionë – Netflix
- Andy Jassy – 245 milionë – Amazon
- Jamie Dimon – 230 milionë – JPMorgan Chase
- Doug McMillon – 220 milionë – Walmart
- Warren Buffett – 215 milionë – Berkshire Hathaway
- Brian Moynihan – 210 milionë – Bank of America
- Darren Woods – 205 milionë – ExxonMobil
- Patrick Gelsinger – 200 milionë – Intel
- Mary Barra – 198 milionë – GM
- David Zaslav – 190 milionë – Waren Bros. Discovery
- Larry Culp – 185 milionë – GE
Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë tyre.
Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:
- Danimarka
- Norvegjia
- Singapori
- Suedia
- Finlanda
- Zelanda e re
- Holanda
- Luksemburgu
- Hong-Kongu
- Mbretëria e Bashkuar
- Gjermania
- Kanadaja
- Japonia
- Australia
- Estonia
- Irlanda
- Belgjika
- Austria
- Emiratet e bashkuara Arabe
- Franca
- Uruguaj
- SHBA
- Spanja
- Polonia
- Lituania
- Portugalia
- Barbadosi
- Kili
- Malta
- Karaibet
Lajmet
Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë
Published
3 weeks agoon
January 1, 2026By
UBTnews
Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.
Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:
- Republika Demokratike e Kongos
- Kamboxha
- Kameruni
- Gaboni
- Haiti
- Bolivia
- Meksiko
- Uganda
- Kenia
- Venezuela
- Guinea
- Liberia
- Kirgistani
- Kongo
- Mauritania
- Paraguaji
- Zimbabveja
- Afganistani
- Nikaragua
- Nigeria
Rritet numri i përfituesve nga skemat e pensioneve
Profesorët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit publikojnë në revistën e indeksuar në Scopus
“Liria ka Emër” thërret protestë më 17 shkurt, me moton “Drejtësi jo politikë”
UBT në BETT 2026 në Londër – prezanton modelin unik të Smart City
Kurti flet me Marta Kos për gjeopolitikën dhe Planin e Rritjes
KEK-u rikthen operimin me pesë njësi gjeneruese, rifillon me sukses Njësia A3
6.5 milionë u shpenzuan nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë dhe vizitat familjare në vitin 2025
Akademi përkujtimore për Ibrahim Rugovën nën patronatin e Presidentes Osmani
Top 50 filmat më të mirë, sipas publikut
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Rajoni3 months agoNjë kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku
