Lajmet

Kurti takoi eurodeputetin Mandl, biseduan për zgjedhjet në veri

Takimi pati në qendër të diskutimit fushëveprimin e Misionit Vëzhgues të BE-së dhe reformën zgjedhore në vend.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim eurodeputetin e grupit parlamentar të EPP-së, Lukas Mandl, i cili ka edhe funksionin e Shefit të Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë.

Takimi pati në qendër të diskutimit fushëveprimin e Misionit Vëzhgues të BE-së dhe reformën zgjedhore në vend. Siç informoi zya e Kryeministrit, gjatë takimit u bisedua për zgjedhjet që do të mbahen në komunën e Mitrovicës e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe për rëndësinë e mbarëvajtjes së tyre.

“Kryeministri Kurti theksoi se pluralizmi politik është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe zhvillimin e saj. Ai po ashtu e informoi për emërimin e Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim nga radhët e komunitetit jo-shumicë serb në Kosovë, si dhe për planet për dorëzimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, u bë e ditur në komunikatë.

Ndërsa, eurodeputeti Mandl u shpreh i kënaqur me formimin e Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore dhe dha mbështetjen e tij për aplikimin e Kosovës në BE dhe procesin drejt anëtarësimit.

Kryeministri Kurti, në takim ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, kurse eurodeputeti Mandl nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomáš Szunyog.

Vendi

Bogujevci diskuton me KMRS-në forcimin e mbrojtjes së të drejtave të autorit në muzikë

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci ka zhvilluar takim me kryesuesen e Organizatës për Menaxhim Kolektiv të të Drejtave të Autorit në Fushën e Muzikës (KMRS), Kaltrina Mehmeti, ku u diskutuan zhvillimet aktuale dhe hapat e mëtejshëm për forcimin e sistemit të mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në industrinë muzikore.

Gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me funksionimin e menaxhimit kolektiv, zbatimin e tarifave për përdorimin e repertorit të mbrojtur, si dhe krijimin e një sistemi më të drejtë, transparent dhe funksional për kompensimin e autorëve, kompozitorëve, interpretuesve dhe bartësve të tjerë të të drejtave.

Ministrja Bogujevci u informua për aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballet KMRS-ja, ndërsa u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, organizatave të menaxhimit kolektiv dhe komunitetit krijues për avancimin e mëtejshëm të mbrojtjes së të drejtave të autorit në Kosovë.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përafrimit të praktikave vendore me standardet evropiane, me synim mbrojtjen më të mirë të krijuesve dhe zhvillimin e industrisë kreative e kulturore në vend./A.K/

Continue Reading

Vendi

Nis sot edicioni i 17-të i Anibarit, Peja bëhet qendër e animacionit dhe kreativitetit botëror

Published

on

Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar nis zyrtarisht sot në Pejë, duke e shndërruar qytetin në një pikë takimi për artin, animacionin dhe kreativitetin nga data 12 deri më 18 korrik.

Për shtatë ditë me radhë, publiku do të ketë mundësi të ndjekë një program të pasur me filma të animuar, ekspozita, punëtori, diskutime dhe muzikë live, duke sjellë në Kosovë artistë, regjisorë dhe dashamirës të animacionit nga e gjithë bota.

Ceremonia e hapjes do të moderohet nga Hana Blakqorri, e njohur si Hana e Chart, ndërsa mbrëmja e parë do të sjellë edhe shfaqjen e tre filmave të përzgjedhur.

Një nga ekspozitat kryesore të festivalit është “Postera për Palestinën”, e cila do të hapet në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”. Ekspozita bashkon punime nga artistë ndërkombëtarë si një thirrje për drejtësi dhe solidaritet, ndërsa fondet nga shitja e posterave do t’u dedikohen artistëve që punojnë në rrethana të vështira në Palestinë.

Në kuadër të festivalit do të zhvillohen edhe biseda me krijues filmash përmes programit “Kafe, raki dhe biseda: me krijuesit e filmave”, ku publiku do të ketë mundësi të njihet më afër me proceset krijuese pas animacionit.

Këtë vit, Anibar sjell një program të veçantë nga SWISS FILMS, me një përzgjedhje të filmave të shkurtër të animuar bashkëkohorë zviceranë, si dhe programin Helium Films, i cili prezanton mbi dy dekada krijimtari të kompanisë zvicerane të animacionit të themeluar nga Claude Barras dhe Cédric Louis.

Edicioni i sivjetmë sjell edhe tre filma të metrazhit të gjatë, përfshirë “Arco”, “Wanted 18” dhe “Savages”, duke prezantuar larminë dhe zhvillimet më të fundit të kinemasë së animuar.

Përveç filmave, festivali ofron edhe punëtori për kritikë filmi dhe krijimtari praktike, ndërsa mbrëmjet do të vazhdojnë me After Parties, ku skena muzikore do të dominohet nga artistë vendas.

Programi muzikor i këtij viti përfshin emra të njohur të skenës kosovare, si Gillespie, Uran B, Era M, Florent V, P.I.N.T me MC Kreshën dhe Lyrical Son, si dhe artistët nga Peja Nart K dhe Darin K.

Anibar edhe këtë vit mbetet një hapësirë ku animacioni lidhet me komunitetin, duke sjellë histori jo vetëm në ekran, por edhe përmes diskutimeve, bashkëpunimeve dhe përvojave të përbashkëta.

Programin e plotë të festivalit dhe përditësimet mund t’i ndiqni në uebfaqen dhe rrjetet sociale zyrtare të Anibar./A.K/

Continue Reading

Vendi

FSK-ja hyn në Gazë në kuadër të misionit të OKB-së

Published

on

By

Për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në një mision ndërkombëtar stabilizues të mandatuar nga Kombet e Bashkuara në Gazë, një nga zonat më të nxehta në botë.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në rrjetin social “X”, ku u konfirmua se pjesëtarët e FSK-së do të angazhohen në mbështetjen e përpjekjeve për siguri, kryesisht në fusha si logjistika dhe çështjet civile.

Ky hap konsiderohet si një arritje e madhe për Kosovën në kuadër të kontributit për stabilitetin global në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Ky angazhim vjen si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), e cila buron nga plani 20-pikësh i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Sipas Rezolutës 2803 të OKB-së, kjo forcë shumëkombëshe pritet të veprojë në koordinim me Izraelin dhe Egjiptin.

Ajo ka për qëllim trajnimin e policisë së re palestineze, sigurimin e kufijve, ruajtjen e rendit dhe mbështetjen e çmilitarizimit të territorit nga Hamasi, i cili kontrollon Gazën që nga viti 2006 dhe nisi luftën aktuale me sulmin e tetorit të vitit 2023. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Published

on

By

Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në Mitrovicën e Jugut.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendngjarje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia po e trajton rastin si vdekje të dyshimtë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara