Lajmet

Kurti takohet me mërgimtarë: Gjithsecili është përjetësisht brenda kombit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u takua me mërgimtarë. Ai tha se secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit.

I mirëpresim çdo vit, përherë e më shpesh më shumë se një herë brenda vitit, edhe në kryeministri.
Ne kemi gjithmonë nevojë për bashkatdhetarët tanë, mërgatën tonë, si mysafirë që na vizitojnë për t’u çmallur, e si partnerë të zhvillimit dhe bashkëkrijues të së ardhmes tonë.

Nuk flasim më për “trurin që ikën”, por për zemrën që nuk harron: sepse ata që kanë ndërtuar jetë jashtë vendit, ruajnë mallin, mbajnë lidhjet dhe bartin përgjegjësinë ndaj atdheut tonë të përbashkët. Secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit.

Mirë se vini në shtëpinë tuaj, jemi me fat që ju kemi, e ju paçim gjithmonë!”, shkroi në Facebook, Kurti.

Lajmet

Haradinaj pret në takim ambasadorin britanik, diskutohen zhvillimet aktuale politike në Kosovë

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në këtë u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, transmeton KosovaPress.

Në takim u theksua nevoja urgjente për tejkalimin e bllokadës institucionale. Haradinaj ritheksoi se kjo bllokadë duhet të zhbllokohet pas datës 8 gusht, kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se funksionimi i plotë i institucioneve është thelbësor për stabilitetin demokratik dhe orientimin euroatlantik të Kosovës.

Haradinaj vlerësoi lart rolin e vazhdueshëm të Britanisë në mbështetjen për siguri dhe stabilitet në rajon.

Continue Reading

Lajmet

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin finlandez, Matti Nissinen

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të ambasadorit, Nissinen në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

Ajo theksoi se angazhimi i tij i vazhdueshëm ka luajtur një rol kyç në afrimin e mëtejmë të dy vendeve dhe në krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm, të bazuar në vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Gjatë takimit, Osmani ritheksoi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për rrugën euroatlantike të Kosovës.

Në takim u diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në vend, përfshirë konstituimin e institucioneve të reja.

Continue Reading

Lajmet

​FBK shpalos kriteret për licencimin e klubeve

Published

on

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka shpallur zyrtarisht hapjen e aplikimit për licencimin e klubeve dhe shkollave të basketbollit për edicionin garues 2025/26. Ky proces zhvillohet në përputhje me Rregulloren për Licencim dhe Garim, dhe përfshin pesë kritere themelore që klubet duhet të përmbushin:

Sportiv

Financiar

Ligjor, Etik dhe Disiplinor

Administrativ dhe i Personelit

Infrastrukturor

Për secilën kategori licence (A, B, C apo D), janë të përcaktuara kërkesa të veçanta që klubet duhet t’i dokumentojnë.

RISITË PËR EDICIONIN 2025/26:

10% e buxhetit për gjeneratat e reja

Të gjitha klubet e Superligës së Meshkujve janë të obliguara të ndajnë minimum 10% të buxhetit vjetor për zhvillimin e gjeneratave të reja dhe të dorëzojnë një program vjetor të trajnimit për grupmoshat U10–U18, sipas udhëzimeve të FBK-së.

Zbatimi i Politikave të Mbrojtjes

Klubet duhet të caktojnë një person përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve dhe të marrin pjesë në trajnimet përkatëse në këtë fushë, në përputhje me politikat e miratuara nga FBK.

Klubet gjithashtu obligohen të respektojnë Politikat e Mbrojtjes të miratuara nga FBK, duke përfshirë emërimin e një personi përgjegjës për këtë fushë dhe pjesëmarrjen në trajnimet përkatëse.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më 4 Shtator 2025.

Continue Reading

Lajmet

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë që hapet më 2030

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara