Lajmet

​Kurti: Sulmi terroristë në Ibër-Lepenc: Tash është shënjestruar popullsia civile

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se sulmi i fundit terroristë në në kanalin Ibër- Lepecit është bërë nga profesionistë terroristë dhe është i ri për nga natyra, pasi tash është shënjestruar popullsia civile.

Kreu qeveritar tha se ka persona që po mbahen në burg e që po hetohen, derisa ka treguar se është konfiskuar shumë armatim e municion, por edhe uniforma e emblema prej të cilave edhe të njësive të ndryshme ruse.

Ky sulm i fundit që është bërë nga profesionistë terroristë në kanalin Ibër-Lepecit është i ri për nga natyra, në kuptimin që tash është shënjestruar popullsia civile. Më herët kemi pasur sulme ndaj Policisë së Kosovës, ndaj ndërtesave zyrtare komunale, por kësaj radhe në shënjestër është popullsia civile sepse furnizimi me ujë dhe prodhimi i energjisë, që është jetik edhe për qytetarët edhe për bizneset, ka qenë shënjestër. Janë arrestuar disa persona. Ka që po mbahen në burg edhe tash që po flasim. Hetimet po zhvillohen, kemi konfiskuar shumë armatim e municion, por edhe uniforma e emblema, 20 prej të cilave të njësive të ndryshme ruse. Duhet të presim cili do të jetë përfundimi i këtyre hetimeve, por ne konsiderojmë që gjithçka tregon që këtë nuk e kanë bërë qytetarë të zakonshëm dhe se na bëjnë të besojmë që një sulm i tillë vjen i mbështetur, i orkestruar nga Serbia siç ishte sulmi në Banjskë apo atë me sulmin mbi KFOR-in, apo edhe rrëmbimi i tre policëve tanë në Leposaviq“, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se kufiri mes Kosovës e Serbisë është më i gjatë se ai me tri vendet tjera që rrethohet vendi ynë dhe se ka vështirësi në kontrollimin e tij të përpiktë.

Sipas kryeministrit, nervoza në Beograd po përkthehet në agresivitet ndaj Kosovës, meqë kur nuk e kontrollojnë më Kosovën atëherë mbështetin sulme të tilla terroriste.

Kreu qeveritar ka thënë se me Serbinë duan normalizim të marrëdhënieve, njohje reciproke.

E kemi marrëveshjen në Bruksel nga 27 shkurti i vitit të shkuar dhe aneksin e zbatimit nga 18 marsi në Ohër, atë duhet ta respektojmë e zbatojmë. Kosova është konstruktive, e përkushtuar dhe gjithmonë kreative në gjetjen e zgjidhjeve si dy shtete të pavarura që synojnë fqinjësi evropiane. Pra kemi marrëveshje dhe ujdi për zbatimin e asaj marrëveshje, por që çdo javë Beogradi ndërmerr shkelje anësore të kësaj dhe nuk i përmbahet asaj marrëveshje. Ne mendojmë që kemi më shumë se dialog sepse kemi marrëveshje. Insistojmë që Brukseli të ushtrojë presion ndaj Beogradit që ata të respektojnë marrëveshjen e sa më parë ta implementojmë atë e në atë mënyrë të arrijmë normalizimin e marrëdhënieve si dy shtete normale. Kosova është shtet normal, kemi rritje ekonomike të shquar nga 6 për qind të bruto produktit vendorë në 4 vitet e fundit. Kemi progres demokratik, pra në marrëdhëniet tona normale duhet të përmbajnë edhe një Serbi normale e këtu Brukseli mund të ndihmojë shumë më shumë se sa që bënë aktualisht”, ka nënvizuar kryeministri Kurti.

Kurti shtoi Serbia nuk është shtet demokratik.

Serbia nuk është shtet demokratik, atje nuk respektohen të drejtat e njeriut as të drejtat e pakicave. Nuk besojnë tek pluralizmi politik, nuk ka sundim të ligjit e mu për këtë ka protesta të tilla të ashpra studentore. Kam përshtypjen se Serbia është vetëm formalisht republikë, ndërsa është e pamundur që të bëhet mbretëri edhe në kuptimin përmbajtjesor. Tani në këtë hendek janë kthyer në atë që gjithmonë e kemi ditur, një shtet paramilitarë. Tek ne e qojnë Milan Radoiçiqin që të ndërmarrë aksione terroriste, ndërsa në Beograd i rrahin studentët. E dimë nga përvoja historike se si përfundon kjo gjë. Beogradi duket që nuk ka nxjerrë asnjë lloj mësimi nga e kaluara e vetë”, tha kryeministri.

Edhe kryeministri kroat Plenkoviq ka përmendur sulmet nga grupe serbe në veri të Kosovës që nga viti i kaluar. Ai ka thënë se nuk mund të pritet rezultat i shpejtë por se rëndësi ka që procesi të jetë paqësor dhe të ketë më shumë bisedime mes të dyja palëve.

Besojmë te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që të rezultojë me normalizim dhe të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe funksionimin që çon te pozita që Kosova të ndërmarr rrugëtimin drejt BE-së. Janë pesë shtete të BE që nuk e kanë njohur Kosovën dhe ky proces mund të mos jetë i shpejtë”, ka thënë Plankoviq.

Vendi

BE-ja i bën thirrje Kosovës për respektimin e sundimit të ligjit dhe karakterit shumetnik

Published

on

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, duke përcjellë mesazhin e BE-së për respektimin e sundimit të ligjit dhe karakterit shumetnik të institucioneve.

Palatova është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku ka theksuar nevojën që institucionet e Kosovës të veprojnë në përputhje me parimet e sundimit të ligjit.

Sipas mesazhit të BE-së, pretendimet për sjellje të pahijshme nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës duhet të hetohen, ndërsa çdo veprim duhet të ndërmerret duke respektuar procedurat e rregullta ligjore.

Në të njëjtën ditë, Palatova është pritur në një takim lamtumirës nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Konjufca e ka falënderuar për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të saj në Kosovë, duke vlerësuar kontributin në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në takim është theksuar rëndësia e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe vazhdimit të bashkëpunimit me BE-në në fushat me interes të përbashkët.

Palatova ka përcjellë mesazhin se BE-ja vazhdon ta mbështesë rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, ndërsa ka theksuar se Kosova duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj në këtë proces.

Në fund të takimit, Konjufca i ka uruar Palatovës sukses në angazhimet e saj të ardhshme./A.K/

Continue Reading

Vendi

Ekzekutohen pagesat për Masat Aktive të Tregut të Punës dhe Pushimin e Lehonisë

Published

on

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për përfituesit e Masave Aktive të Tregut të Punës dhe për Pushimin e Lehonisë.

Sipas njoftimit të ministrisë, përfituesit e të dyja skemave kanë marrë pagesat përkatëse, duke mundësuar realizimin e mbështetjes financiare të paraparë për ta.

Ministria ka bërë të ditur se procesi i pagesave është përfunduar për përfituesit e të dy kategorive./A.K/

Continue Reading

Vendi

Ulen çmimet e mjeteve shkollore, pakicat duhet t’i shesin të paktën 15% më lirë

Published

on

Qeveria ka marrë vendim për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore, në kuadër të masave për të lehtësuar shpenzimet e familjeve para fillimit të vitit të ri shkollor.

Nga sot deri më 30 shtator, tregtarët me shumicë duhet t’i ulin çmimet e mjeteve shkollore për të paktën 10%, ndërsa tregtarët me pakicë duhet të ofrojnë ulje prej të paktën 15%, krahasuar me çmimet që kanë qenë në fuqi në qershor.

Masa përfshin një gamë të gjerë produktesh, si çanta, fletore, blloqe, lapsa, stilolapsa, ngjyra, plastelinë, flomasterë, markerë, tempera, furça, vizore, goma, mprehëse, gërshërë, futrola, ngjitëse, kompasë, kalkulatorë, dosje dhe materiale për punë praktike.

Sipas Qeverisë, tregtarët janë të detyruar të shfaqin përkrah çmimit të ri edhe çmimin e vjetër të produktit, të vlefshëm më 1 qershor 2026, në mënyrë që konsumatorët të mund të verifikojnë uljen.

Qeveria ka vlerësuar se kjo masë synon të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për familjet në periudhën kur shpenzimet për përgatitjen e fëmijëve për vitin shkollor janë më të larta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Studio regji, aktrim dhe dramaturgji në UBT — në programin Artet Dramatike

Published

on

By

Programi i Arteve DramatikeUBT është ndërtuar për ata që duan të bëhen profesionistë të përgatitur, jo vetëm të talentuar. Ky është programi më inovativ i nivelit bachelor në fushën e arteve dramatike, me tri orientime specializimi: aktrim, regji dhe dramaturgji.

Aktrimi të përgatit për skenën, kamerën dhe mikrofonin, duke ndërtuar trupin, zërin, teknikën dhe interpretimin. Regjia të mëson të lexosh një tekst, të ndërtosh një vizion dhe të udhëheqësh një ekip nga ideja e parë deri në shfaqjen ose projektin e përfunduar. Dramaturgjia të përgatit për të shkruar tekst skenik dhe skenar, për të ndërtuar personazhe, konflikt dhe strukturë. Të tri orientimet ndajnë një bazë të përbashkët dhe punojnë bashkë në prodhime konkrete sikurse ndodh në industri reale.

Misioni i programit të Arteve Dramatike është të përgatisë profesionistë krijues dhe kritikë, që kontribuojnë në zhvillimin kulturor në Kosovë dhe më gjerë. Kjo nënkupton një qasje që e ndërthur artin me mendimin kritik: studenti nuk mëson vetëm si të krijojë, por edhe çfarë kuptimi ka një vepër, si komunikon me publikun dhe çfarë përgjegjësie mbart ndaj shoqërisë ku lind.

Programi ofron njohuri të avancuara në teori dhe praktikë dramatike, duke e lidhur bazën teorike drejtpërdrejt me punën në sallë provash dhe në set. Në të njëjtën kohë, nxit zhvillimin e kapaciteteve krijuese origjinale në aktrim, regji dhe dramaturgji, duke inkurajuar gjuhën artistike personale të secilit student në vend të formulave të gatshme. Përgjegjësia etike dhe profesionale është pjesë e formimit, jo shtesë e tij.

Studentët mësojnë standarde të qarta në prodhimin artistik, në punën me ekipin dhe në raportin me publikun, sepse arti i mirë ndërtohet mbi besim dhe disiplinë. Krahas kësaj, programi pajis studentët me aftësi ndërdisiplinare që funksionojnë njëkohësisht për teatër, film dhe media digjitale. Kjo qasje e gjerë nuk është rastësore. Arti dramatik i sotëm nuk jeton më vetëm në një skenë: një aktor filmon serial dhe luan në teatër, një regjisor kalon nga shfaqja në përmbajtje digjitale, një dramaturg shkruan tekst skenik dhe skenar njëkohësisht. Programi është ndërtuar mbi këtë realitet, me punë ekipore dhe prodhime konkrete gjatë studimeve, sepse eksperienca fitohet duke krijuar, jo vetëm duke lexuar për krijimin.

Të diplomuarit dalin të përgatitur për një spektër të gjerë rrugëtimesh profesionale: aktorë në teatër, film dhe televizion, regjisorë të shfaqjeve skenike dhe projekteve audiovizive, dramaturgë dhe skenaristë, krijues përmbajtjeje për media digjitale, si edhe kritikë, studiues, pedagogë dhe menaxherë projektesh kulturore.

Ky program i drejtohet të gjithë atyre që kanë pasion për skenën dhe rrëfimin, që duan të zhvillojnë zërin e tyre artistik dhe të punojnë me disiplinë profesionale. Nuk kërkohet të jesh i përsosur, kërkohet të jesh i gatshëm për të punuar.

Nëse skena, kamera dhe rrëfimi i historive të tërheqin, ky program është vendi ku ky pasion kthehet në profesion. Në UBT do të gjesh mentorë, ekip dhe hapësirë për të provuar dhe për të krijuar. Talenti e hap rrugën, puna e ndërton karrierën. Zgjidh orientimin tënd — aktrim, regji apo dramaturgji, apliko në programin e Arteve Dramatike në UBT dhe fillo atje ku fillojnë historitë.

Continue Reading

Të kërkuara