Lajmet

Kurti: S’ka barazi sociale pa barazi gjinore

Published

on

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk mund të ketë barazi sociale pa barazi gjinore.

Në një postim në platformën “X” të dielën mbrëma, Kurti derisa i renditi të arriturat gjatë qeverisjes së tij, ka thënë se nën drejtimin e tij po punohet në përmirësimin e mundësive për gratë dhe vajzat, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

“Deri tani 51% e të rinjve të punësuar përmes platformës sonë SuperPuna të sponsorizuar nga qeveria, së bashku me 55% të përfituesve të masës sonë të punësimit për familjet janë gra. Kemi mbështetur vende pune për mbi 12 mijë gra në tre vitet e fundit. Kemi përdorur masa të synuara ndaj bizneseve në pronësi ose në bashkëpronësi të grave dhe u kemi ofruar grante dhe subvencione më të larta në kuadër të programeve tona të efiçiencës së energjisë”, ka shkruar ai.

Kurti tutje si të arritur e ka përmendur edhe hapjen e llogarive të para bankare nga më shumë se 100 mijë gra.

“Mbi 55 mijë gra kanë përfituar për herë të parë nga shtesat tona të lehonisë. Në tre vitet e fundit ne kemi financuar mbi 4600 bursa universitare për gra dhe vajza në STEM. Ata tani përbëjnë 50% të studentëve në fushat STEM në Universitetin e Prishtinës – një arritje e jashtëzakonshme e barazisë gjinore në fushat tradicionalisht të dominuara nga meshkujt. Ne kemi integruar politikëbërjen me bazë gjinore në fusha të tilla si energjia, duke ofruar bursa dhe praktika për gratë në energji. Numër rekord i grave në pozita vendimmarrëse në institucionet publike, përfshirë ndërmarrjet publike, në të cilat kemi katërfishuar (nga 10% në 45%) peshën e grave në bordet e drejtorëve”, ka shtuar ai.

Sipas Kurtit, arsimi, punësimi, përfaqësimi, mirëqenia dhe pavarësia financiare janë shtyllat kryesore të barazisë sociale dhe gjinore./UBTNews/

Lajmet

Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Sipas njoftimit, në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Continue Reading

Lajmet

Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

By

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit kanë nisur sot fushatën elektorale.

Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë fushata, hulumtues dhe monitorues të procesit zgjedhor nga organizata të ndryshme dhe shoqëria civile u kanë bërë thirrje subjekteve politike që gara të zhvillohet në mënyrë korrekte, të qetë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar gjithsej 283 vëzhgues.

Continue Reading

Lajmet

Kosova forcon ushtrinë, nënshkruan kontratë me AM General për artileri moderne

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë kornizë me kompaninë amerikane të industrisë ushtarake, AM General, për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sisteme moderne të artilerisë mobile.

Sipas Maqedoncit, kontrata përfshin blerjen e sistemeve HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), të cilat konsiderohen ndër mjetet më moderne të artilerisë mobile. Përveç tyre, marrëveshja përfshin edhe automjete moderne mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje, si dhe trajnime për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.

Ai theksoi se me këtë blerje, ushtria e Kosovës po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të largëta.

Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta“, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, bashkëpunimi me një prodhues të njohur amerikan dëshmon orientimin strategjik të Kosovës dhe angazhimin për rritjen e sigurisë kombëtare, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Arrestohet një person për sulm fizik ndaj dy personave

Published

on

By

Një person është arrestuar pasditen e së martës në Skenderaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy persona, një grua dhe një burrë, të dy shtetas kosovarë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30. Pas raportimit të rastit, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka sulmuar fizikisht dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara