Lajmet
Kurti: Sistemi gjyqësor e prokurorial duhet të zhvishen nga çdo lloj ndikimi politik
Ai tha se është detyrë e tyre të ruajnë pasurinë buxhetin shtetëror e të sigurojmë transparencë.
Published
3 years agoon
By
UBT newsKryeministri Albin Kurti gjatë lansimit të Strategjisë Kundër Korrupsionit ka thënë se janë të obliguar të krijojnë një ambient ku sistemi gjyqësor e prokurorial të zhvishën nga çdo lloj ndikimi politik.
Kurti shtoi se reformën po e vazhdojnë me vetting të pozitave të larta në sistemin gjyqësor e prokurorial dhe luftim të pasurisë së pajustifikueshme me Byronë Shtetërore për konfiskim të pasurisë.
“Reformën po e vazhdojmë me vettingun. Vonimi i rezultateve që me këto mjete të fuqishme kundër korrupsionit zyrtarë, mund të numëroheshin edhe sot, bie në përgjegjësinë e partive opozitare që mbështjellin pengimin e çdo reforme me adresimin te Kushtetuesja. Sot jemi mbledhur për të përmbushur zotim dhe përgjegjësinë për ta hartuara Strategjinë Kundër Korrupsionit duke shtruar rrugën drejt një shoqërie të çliruara nga korrupsioni. Është detyrë e jona që përmes reformës institucionale e propozimeve për plotësim apo ndryshim të kornizës ligjore të ruajmë pasurinë buxhetin shtetëror e të sigurojmë transparencë. Duhet ta kthejmë vëmendjen nga prokurorimi publik dhe të sigurohemi që çdo kompani e papërgjegjshme vihet në listë të zezë. Jemi të obliguar të krijojmë ambient ku sistemi gjyqësor e prokurorial zhveshët nga çdo lloj ndikimi politik dhe vepron vetëm në bazë të ndërgjegjes personale dhe përgatitjes profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit në bazë të të cilit edhe gjykohet nga publiku”, tha Kurti.
Kryeministri ka theksuar se duan një shoqëri që tregon zero tolerancë ndaj korrupsionit, zero tolerancë ndaj ryshfetit e kontratave në këmbim të parave.
Mes tjerash, me këtë rast theksoi se lufta e Qeverisë ndaj korrupsionit ka ndikuar edhe në rritjen e ekonomisë.
“Mungesa e korrupsionit në Qeveri, përmirësimi në fushën e sundimit të ligjit kanë ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik. Qytetarët tanë kanë besuar këtë duke dëshmuar me votime masive në zgjedhjet e fundit. Këtë besim po e shndërrojmë në rezultatet të cilat po tregojnë që zyrtari publik punon për publikun e jo për t’u pasuruar për vete apo për dikë tjetër privatisht. Gjatë qeverisjes dy vjeçare kemi rezultate të prekshme në luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës, që ka rezultuar me arrestimin e mbi 3 mijë e 200 personave, prej të cilëve mbi 300 janë zyrtarë publik e me 38 të arrestuar vetëm në rastin e keqpërdorimeve me subvencionet”, theksoi Kurti.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se përmes kësaj strategjie synohet të luftohet korrupsioni nga të gjitha nivelet, duke vendosur një strukturë të fuqishme për parandalimin dhe luftimin efektiv të korrupsionit, e cila nuk do të lë hapësirë për mosndëshkim.
“Të gjithë e njohim ndikimin e rëndë që ka korrupsioni në shoqëri, pengon rritjen ekonomike dhe pengon qytetarët nga shërbimet dhe mundësitë themelore për të zhvilluar jetesë të dinjitetshme. Sot po shënojmë një ditë të rëndësishme në përpjekjet tona të vazhdueshme për të luftuar korrupsionin në Kosovë, ashtu siç e kemi premtuar. Përmes kësaj strategjie synojmë të luftojmë korrupsionin nga të gjitha anët duke vendosur një strukturë të fuqishme për parandalimin dhe luftimin efektiv të korrupsionit, e cila nuk do të lë hapësirë për mosndëshkim”, tha Murati.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
2 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
4 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Lajmet
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
4 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
