Lajmet

Kurti: Serbia është agresive e nevrike, paraqet rrezik për sigurinë dhe paqen në rajon

Sipas tij, dallimi etnik nuk është ai që shkakton konflikt, por autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotizmin në Moskë.

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shtetet jodemokratike në Ballkanin Perëndimor janë rrezik për sigurinë dhe paqen në rajon.

Sipas tij, dallimi etnik nuk është ai që shkakton konflikt, por autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotizmin në Moskë.

“Konfliktet nuk janë ndëretnike, nuk është dallimi etnik ai që shkakton konflikt. Por është autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotizmin në Moskë. Ne kemi paralajmëruar kaherë që shtetet jo demokratike edhe në rajonin tonë jo vetëm në lindje të Evropës janë rrezik për sigurinë dhe paqen. Natyrisht që këtë gjë hollësisht dhe thellësisht sikurse SHBA nuk mund ta di askush. Ajo çka bëjmë ne është se përgatitemi maksimalisht me krejt çka mundemi dhe dimë, andaj përuruam këtë qendër shtetërore për siguri kibernetike, për trajnime të cilat do të merren dhe do të ofrohen aty”, tha Kurti, pasi u pyet nga gazetarët se a mund të ketë konflikte ndëretnike, ku mund të përfshihet Kosova.

Ai theksoi se integriteti territorial, sovraniteti dhe siguria e qytetarëve do të jenë të pacenueshme, pavarësisht kush e kërcënon atë.

“Ky është partneriteti që po bëjmë edhe marrin donacion dhe blejmë, në mënyrë që integriteti territorial, sovraniteti dhe siguria e qytetarëve të jetë e pa cenueshme, pavarësisht se kush e kërcënon atë. Ne e kemi të qartë se fqinji jonë verior është agresiv dhe nevrik, por kjo na bënë të kujdesshëm dhe assesi të frikësuar”, shtoi ai.

Këto komente Kurti i bëri pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.

Lajmet

PDK-ja propozon 30 qershorin ose 7 korrikun për mbajtjen e zgjedhjeve, fton partitë e tjera ta votojnë mocionin

Publikuar

nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se datat 30 qershor ose 7 korrik, janë datat që duhet të shkohet në zgjedhje.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Tahiri ka thënë se nga java e ardhshme duhet të ftohet seanca për shpërbërjen e Kuvendit.

“Si Grup Parlamentar jemi në komunikim intensiv me te gjitha palët që Kosova të shkojë në zgjedhje, qoftë më 20 qershor ose me 7 korrik. Është mirë qe së bashku ta finalizojmë me seancë në javën tjetër qe t’i kapim datat 30 qershor ose 7 korrik. Nuk ka kuptim qe tetori të jetë muaj që vendi të shkoj në zgjedhje. Fillimi i kësaj vere është koha, e në të kundërtën do ia zgjasim edhe 8 muaj qe vendi ynë të ketë një qeverisje kaq të dobët. Edhe dështimi në Këshillin e Evropës është arsye shtesë, as se kemi ekonominë, as arsimin andaj iu bëj thirrje grupeve opozitarë qe më 30 qershor t’i drejtohemi kutive të votimit”, u shpreh Tahiri.

Tahiri ka thënë se të enjten e ardhshme duhet të shpërbëhet Kuvendit, në mënyrë që të arrihen këto data për mbajtjen e zgjedhjeve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Irani shpalli pesë ditë zie pas vdekjes së presidentit

Publikuar

nga

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei shpalli pesë ditë zi publike për presidentin Ebrahim Raisi pas vdekjes së tij në një aksident me helikopter dhe konfirmoi Mohammad Mokhber si kreun e përkohshëm të degës ekzekutive të vendit.

“Shpall pesë ditë zie publike dhe shpreh ngushëllimet e mia për popullin e dashur të Iranit”, tha Khamenei në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

“Mokhber do të menaxhojë degën ekzekutive dhe është i detyruar me krerët e degëve legjislative dhe gjyqësore për të zgjedhur një president të ri brenda një maksimumi prej 50 ditësh”, tha ai.

Sipas nenit 131 të kushtetutës së Iranit, një këshill i përbërë nga zëvendëspresidenti i parë, kryetari i parlamentit dhe kreu i gjyqësorit duhet të përgatisë rrugën për zgjedhjen e një presidenti të ri. /The Guardian/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Tahiri: 30 maji është data e fundit kur duhet të shpërndahet Kuvendi

Publikuar

nga

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka nënvizuar sërish se nuk do të përkrahin iniciativën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se e vetmja formë për shkuarjen e zgjedhjeve të parakohshme duhet të jetë përmes dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit Albin Kurti.

Ai tha se më debatin e së premtes për tri vjet qeverisje të Kurtit do të shpalosin edhe një mocion për shkarkimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Funerali i presidentit Raisi do të mbahet të martën

Publikuar

nga

Funerali i presidentit iranian, Ebrahim Raisi dhe ministrit të jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian do të mbahet të martën, raportoi gazeta iraniane Tasnim.

Një zyrtar iranian Hassan Hakikian tha se do të zhvillohet në qytetin e Tabrizit, në Iranin veriperëndimor.

Para se të bëhet varrimi do të bëhet ekspertiza mjekoligjore./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara