Kryeministri Albin Kurti tha se ushtrimi ushtarak “Deffender – Europe 21” nënkupton besimin që ShBA-ja i dha Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kreu i Qeverisë pasi bashkë me presidenten Vjosa Osmani inspektuan zhvillimin e këtij ushtrimi, shtoi se FSK-ja është fisnikëri e vendit tonë, është mishërim e së kaluarës së dhimbshme dhe i të tashmes sfiduese.
Kurti tha se Qeveria e tij do ta rrit buxhetin për FSK-në, duke shtuar se ushtarët e FSK-së janë të gatshëm ta mbrojnë sovranitetin e territorin e vendit.
“Ushtarë, oficer ju përgëzoj për gjithë angazhimin vendosmërinë dhe profesionalizmin që treguat gjatë këtij ushtrimi që është me rëndësi për vendin tonë. Veçantia e ushtrimit ‘Defender 21’ lidhet me faktin që partneri ynë strategjik i dhanë besimin vendit tonë dhe forcës së sigurisë së Kosovës që për herë të parë të mirëpres një pjesë të këtij ushtrimi në territorin e Kosovës. Pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin Defender1 dëshmon për synimin e vendit tonë për të formësuar një ambient të sigurt dhe paqësor në Evropë dhe më gjerë”.
“Profesionalizmi juaj vërteton që FSK-ja jo vetëm që është e vullnetshme, por është e aftë për të ndihmuar në sigurinë kontinentale e globale. Ndërveprimi në stërvitje është vetëbesim i shtuar. Gjatë këtij ushtrimi ju keni shtyrë kufijtë më të skajshëm me të vetmin qëllim që të dëshmoni që forca jonë është e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin tonë”.
“Pas këtij ushtrimi do të jeni më të aftë për të ndërvarura me partner tanë. Në emër të Qeverisë iu falënderoj për angazhimin dhe përkrahjen që dhatë gjatë këtij ushtrimi. Roli juaj në këtë ushtrim është për zhvillim e vendit tonë. FSK-ja është fisnikëri e vendit tonë. FSK-ja pas këtij ushtrimi ka fituar aftësi të reja ushtarake. Kabineti im qeveritar do të shtoj buxhetin për FSK-në”.
Presidentja Vjosa Osmani, po qëndron në Bullgari, për ta përfaqësuar vendin krahas liderëve të tjerë në takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, i cili do të mbahet në Sofje.
Nga atje Osmani ka publikuar një fotografi nga takimit me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
‘’Me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Takimin e Aqaba në Sofje, për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajonal.
Me nderime shtetërore, janë rivarrosur mbetjet mortore të dhjetë viktimave të luftës, të cilat ishin pjesë e listës së personave të zhdukur. Mbetjet e tyre ishin identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura në varreza masive në Bishtazhin të Gjakovës.
Ceremonia e rivarrimit u mbajt në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë të Klinës, ku u rivarrosën martirët Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Sheremet (Brahim) Ismajli, Osman (Kadri) Fejza, Shkelzen (Rifat) Hajdaraj, dhe Bekim (Muharrem) Gashi. Në varrezat e Jashanicës në Klinë, u rivarrosën eshtrat e Mentor (Xhemajl) Myrtajt.
Ceremonitë e rivarrimit vazhduan me viktimat e tjera, përfshirë Vehbi (Pajazit) Halilaj, i cili u rivarros në varrezat e fshatit Llapqevë në Malishevë, dhe Mentor (Maliq) Kryeziu, që u rivarros në Bubavec të Malishevës. Mbetjet mortore të Sabedin (Kadri) Kryeziu u rivarrosën më 21 mars në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.
Ky akt përkujton sakrificat e viktimave të luftës dhe mundëson nderimin dhe kujtimin e tyre.
Në Sudanin e Jugut, përleshjet e dhunshme kanë shpërthyer në komunitetin e Abiemnom, në veri të vendit, duke lënë të paktën 30 të vdekur. Trazirat nisën pas një vjedhjeje të bagëtive nga një grup të rinjsh të armatosur në distriktin Rueng. Pas kësaj, forcat e sigurisë intervenuan, por një ditë më vonë, të rinjtë u kthyen me përforcime dhe sulmuan komunitetin Abiemnom.
Qytetarët dhe forcat e sigurisë tentuan të mbronin qytetin, por u përballën me një numër më të madh forcash armiqësore. Disa nga viktimat ishin pjesë e grupit të rinjve të armatosur.
Konfliktet midis barinjve dhe fermerëve janë të zakonshme në Sudanin e Jugut, por përleshjet e fundit vijnë pas tensioneve politike të rritura në vend. Arrestimi i Zëvendës Presidentit, Riek Macar, nga forcat besnike të Presidentit Salva Kiir, ka rritur shqetësimet për mundësinë e një ripërtëritjeje të luftës civile, që ka shkatërruar vendin gati shtatë vjet më parë.
Millosh Vuçeviç, kryeministri i përkohshëm i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS), ka deklaruar se formimi i qeverisë së re është shumë afër, por ka ende mundësi që të thirren zgjedhje të reja. Në një intervistë për Prva TV, Vuçeviç tha se një kryeministër i ri do të mund të formonte një kabinet deri më 18 prill, por theksoi se ka një mundësi të vogël që, nëse nuk arrijnë një marrëveshje për formimin e kabinetit, mund të shpallen zgjedhje të reja.
Ai përmendi se procesi i formimit të kabinetit do të jetë i vështirë dhe kërkon hartimin e një prezantimi brenda shtatë deri në dhjetë ditë. Pas konsultimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Vuçeviç theksoi se koalicioni që mbështet SNS është i bindur se nuk është e nevojshme të mbahen zgjedhje të reja dhe se do të propozojnë dy kandidatë për postin e kryeministrit të emëruar.