Lajmet

Kurti: Radoiçiq dhe grupi i tij të dorëzohen Kosovës

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur kërkesën për dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe 42 personave të tjerë të përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë, të ndodhur në shtator të vitit 2023. Ai tha se tashmë është e qartë se bëhet fjalë për një grup të organizuar terrorist, të dirigjuar nga autoritetet në Serbi.

Në një deklaratë publike, Kurti kujtoi vendimin e Qeverisë së Kosovës të marrë në fund të qershorit të vitit 2023, kur “Mbrojtja Civile” dhe “Brigadat Veriore” u shpallën organizata terroriste. Ai vlerësoi se ky vendim ka qenë i drejtë, pavarësisht kritikave të shumta në atë kohë.

“Saktësisht para dy vjetësh, në fund të qershorit të vitit 2023, në mbledhje të qeverisë, të ashtuquajturën ‘Mbrojtje civile’ dhe ‘Brigadë veriore’ i kemi shpallur organizata terroriste. Kritikat ndaj këtij vendimi kanë qenë të shumta, por u pa se kemi pasur të drejtë. Në sulmin e Banjskës u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Kërkojmë dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe 42 paramilitarëve që morën pjesë në atë sulm,” deklaroi Kurti.

Ai theksoi se lidhjet e këtij grupi me qeverinë e Serbisë janë bërë edhe më të dukshme, pasi disa nga individët e përfshirë janë parë në afërsi të presidentit serb.

“Të njëjtit janë tashmë edhe më afër se mbrojtja e afërt e presidentit të Serbisë. Kjo tregon se ky grup është i dirigjuar dhe i financuar nga Beogradi. Janë persona të trajnuar në Serbi, që kanë marrë urdhra dhe kanë ndërmarrë sulme në territorin e Kosovës. Prandaj, dorëzimi i tyre është i domosdoshëm,” u shpreh kryeministri në detyrë.

Sipas Kurtit, ky zhvillim flet jo vetëm për rrezikshmërinë e grupit në fjalë, por edhe për përfshirjen direkte të autoriteteve serbe, gjë që, sipas tij, përforcon qëndrimin e institucioneve të Kosovës ndaj sulmeve të organizuara në veri të vendit.

Lajmet

Ministri Gashani vlerëson sukseset e kick-boksierëve kosovarë në garat ndërkombëtare

Published

on

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Federatës së Kick Boksit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Fatmir Makolli, si dhe me sportistët që përfaqësuan Kosovën në kampionatin botëror në Turqi.

Gjatë takimit u prezantuan aktivitetet, planet dhe programi i federatës, ndërsa u diskutua edhe për organizimin e garave dhe zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti në vend.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rezultateve të arritura në “Turkish WAKO World Cup”, ku Kosova fitoi një medalje të artë dhe dy të bronzta.

Nga ministria u theksua se këto rezultate dëshmojnë nivelin e lartë të përgatitjes dhe potencialin e sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Në takim u diskutua gjithashtu për vazhdimin e mbështetjes institucionale ndaj federatës dhe sportistëve, me synim avancimin e mëtejmë të kick boksit dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e tij në vend.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen ar dhe argjend i padeklaruar në Prizren

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Prizren janë zhvilluar kontrolle në gjashtë biznese dhe tri shtëpi banimi, nën dyshimin për shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore dhe shmangie nga tatimi lidhur me shitjen e arit.

Në koordinim me prokurorin, gjatë kontrolleve janë identifikuar katër të dyshuar (një femër dhe tre meshkuj shtetas të Kosovës), tek të cilët është gjetur dhe sekuestruar ari i padeklaruar me peshë rreth 3,775.33 gram, argjend i padeklaruar me peshë rreth 4,204.98 gram, si dhe një armë pa leje.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe po vazhdon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Tre raste brenda 24 orëve të dhunës në familje

Published

on

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, janë regjistruar tre raste të dhunës në familje në Graqanicë, Malishevë dhe Skenderaj, ku në një rast është evidentuar edhe armëmbajtje pa leje.

Në Graqanicë, më 19.05.2026,  dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale, viktima femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq dje në Malishevë, është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. Me vendim të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe një fishek. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Skenderaj, po të njëjtën ditë, pas një mosmarrëveshjeje, viktima mashkull është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Ferizaj dhe Dukagjini përballen sonte në finalen e Kupës së Kosovës

Published

on

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës, ku Ferizaj dhe Dukagjini do të luftojnë për trofeun e madh, me fillim nga ora 20:00.

Të dy skuadrat kanë qenë befasi e këtij edicioni, duke arritur deri në finale dhe duke e bërë këtë përballje një nga më të veçantat e sezonit.

Si për Ferizajn ashtu edhe për Dukagjinin, kjo është mundësia e parë në histori për të fituar Kupën, ndaj pritet një ndeshje me shumë rivalitet dhe emocion.

Skuadra fituese siguron gjithashtu pjesëmarrjen në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Finalen do ta gjykojë Genc Nuza, me ndihmësit Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Bardh Ajeti. Në VAR është caktuar Burim Jahmurataj, me AVAR Besnik Morinën.

Continue Reading

Të kërkuara