Lajmet

​Kurti: Qeveria është për familjen, synojmë barazinë dhe nxitjen e punësimit

Published

on

Qeveria e Kosovës ka lansuar skemën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga pilotimi i reformës së asistencës sociale, duke subvencionuar 70 për qind të pagës së tyre për gjashtë muaj. Po ashtu, të njëjtit, nuk do të largohen automatikisht nga skema sociale.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo masë synon barazinë dhe nxitjen e punësimit.

Në lansimin e projektit për reformën e asistencës sociale premtuam një program i cili synon barazinë dhe nxitjen e punësimit. Premtimin për reformë që pikësynim ka barazinë shoqërore e kemi realizuar duke hequr kriteret diskriminuese dhe duke prezantuar teste të reja të varfërisë. Si rezultat, në fillim të këtij muaji, 1824 familje në nevojë përfituan mbështetje financiare duke u bërë kështu pjesë e grupit të parë të përfituesve. Premtimin e dytë për nxitjen e punësimit po e realizojmë duke mos larguar automatikisht nga skema ata që punësohen, por duke inkurajuar dhe mbështetur integrimin e tyre në tregun e punës. Nëse në të kaluarën familjet me asistencë sociale punësimin e kanë parë si kërcënim për largim nga skema e asistencës sociale, sot duhet ta shohin si mundësi që të sigurojnë të ardhura të nevojshme për të mos pasur nevojën për skemën… Kjo realizohet në dy faza. Faza e parë përfshinë subvencionimin e 70 për qind të pagës së punëtorit për 6 muaj me radhë. Si mbështetje shtesë nëse punësimi vazhdon edhe për 6 muaj të tjerë punëdhënësi do të përfitojë gjithashtu një pagesë të njëhershme”, tha ai.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se përmes kësaj skeme synohet inkurajimi i punësimit të anëtarëve të familjeve përfituese të asistencës sociale. Ai dha edhe detaje sa do të jetë subvencionimi i pagës për një punëtor për gjashtë muaj, si dhe shuma e tjetër për gjashtëmujorin e dytë.

Ne inkurajojmë punësimin dhe ky është hapi i dytë. Të gjitha familjet që janë përfituese të skemës së asistencës sociale përmes këtij projekti e kanë obligim që të regjistrohen si punëkërkues në Agjencinë e Punësimit të gjithë ata persona që janë të aftë për punë. Persona nga 18 deri 64 vjet duhet të regjistrohen si punëkërkues në mënyrë që këshilltarët që i kemi këtu do të bëjnë ndërmjetësimin e punësimit për këta persona… Secilit biznes që angazhon të punësuarit nga kjo skemë për 6 muajt e parë i paguhet 70 për qind e pagës apo deri 350 subvencionim apo deri 500 euro paga bruto nëse e marrim si pagë. Kurse për gjashtë muajt e dytë, nëse vazhdon punësimi më tutje, është paraparë që në fund të periudhës së gjashtëmujorit të dytë të jepet edhe një 20 për qind i të gjitha pagave të gjashtë mujorit të dytë”, deklaroi Murati.

Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, tha se investimi në familjet me asistencë sociale nuk është vetëm një përgjegjësi morale, por edhe një strategji e qëndrueshme për secilin vend.

Përmirësimi i cilësisë së jetës për njerëzit e Kosovës është një prioritet për Bankën Botërore. Parimet udhëzuese për të mbështetur Qeverinë e Kosovës dhe mbrojtjen e sistemit social është vendimtar për të arritur objektivat e përbashkëta. Ky program, i cili përfshin mbështetjen për familje me asistencë sociale dhe programet e punësimit, luan një rol esencial për të ndihmuar familjet kosovare që janë në krizë… Investime në sistemin e mbrojtjes sociale nuk është vetëm një përgjegjësi morale, por është një strategji e qëndrueshme dhe shëndetshme”, tha ai.

Aktualitet

Gjakovë: Paraburgim për 22 të dyshuar për falsifikim votash

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 22 kryesuesve, të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave në zgjedhjet për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Gjakovës.

Sipas komunikatës për opinionin publik, kërkesa për paraburgim është paraqitur pas veprimeve hetimore të zhvilluara në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 22 (njëzet e dy) kryesuesit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria njofton se ndaj të gjithë të dyshuarve është iniciuar procedura penale për veprën-falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale ‘Falsifikimi i rezultateve të votimit’”, thekson Prokuroria.

Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore janë intervistuar gjithsej 22 kryesues, lidhur me dyshimet për manipulim të rezultateve të votimit gjatë numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Rajoni

Policia e Maqedonisë së Veriut bën sekuestrimin më të madh të kanabisit ndonjëherë, raporton TV MRT

Published

on

By

Policia në Maqedoninë së Veriut ka sekuestruar 28 tonë kanabis, kapja më e madhe e realizuar ndonjëherë në vend, pas bastisjes së dy ish-objekteve industriale, ka raportuar Reuters duke cituar televizionit shtetëror, MRT

Sipas raportit, aksioni policor në objektet në kryeqytetin e Shkupit dhe në qytetin jugor të Strumicës, i cili nisi të enjten, kishte në shënjestër kanabisin mjekësor që nuk ishte planifikuar të përdorej për qëllimet e tij të autorizuara.

Maqedonia e Veriut e legalizoi kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në vitin 2016.

MRT raportoi gjithashtu se ky aksion policor lidhet me një bastisje të fundit në Serbinë fqinje, ku u sekuestruan pesë tonë kanabis.

Prokurorët serbë deklaruan të hënën se kanabisi i gjetur në një fermë në Serbinë qendrore kishte ardhur nga Maqedonia e Veriut. Prodhimi i kanabisit është i paligjshëm në Serbi. / Reuters/

Continue Reading

Aktualitet

Një model modern i arsimit fillor në UBT International Smart Schools, 40 për qind zbritje në regjistrimet e hershme

Published

on

By

Shkolla Fillore në UBT International Smart Schools po ofron 40 për qind zbritje për regjistrimet e hershme, duke u dhënë prindërve një mundësi të veçantë për të investuar në arsimimin cilësor të fëmijëve të tyre.

E vendosur në Qytetin e Mençur të UBT-së, Shkolla Fillore synon të ndërtojë një bazë të forte edukative për nxënësit, duke kombinuar mësimdhënien bashkëkohore me përkujdesje të vazhdueshme dhe zhvillim të gjithanshëm të personalitetit të fëmijës.

Programi mësimor është i ndërtuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë moderne në klasë, metoda inovative të të nxënit, si dhe aktivitete që nxisin kreativitetin, mendimin kritik dhe bashkëpunimin. Ambienti shkollor është i sigurt, stimulues dhe i përshtatur për nevojat zhvillimore të nxënësve të ciklit fillor.

Përveç fokusit mësimor dhe edukativ, Shkolla Fillore i kushton rëndësi të veçantë edukimit qytetar, vlerave njerëzore dhe ndërtimit të vetëbesimit te fëmijët, duke synuar formimin e gjeneratave të përgatitura për sfidat e së ardhmes.

Prindërit e interesuar mund të aplikojnë online, ndërsa për informata shtesë janë në dispozicion edhe kanalet zyrtare të komunikimit të shkollës. Vendet janë të limituara!

Lokacioni: Kampusi i UBT-së, Lipjan

Informata: +383 46 332 233

APLIKO ONLINE!

Continue Reading

Lajmet

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e shtetasit kosovar në Serbi

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale pas marrjes së informacionit për arrestimin e shtetasit kosovar Mit’hat Llozhani.

Llozhani u ndalua me të hyrë në Serbi, në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve konkrete të ndalimit, si dhe çdo të dhënë tjetër relevante për trajtimin e mëtejmë të rastit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu, Zyra Ndërlidhëse ka njoftuar për rastin edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Llozhani.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj autoriteteve të Serbisë, e cila vazhdon praktikën e keqtrajtimit dhe arrestimit të shtetasve të Republikës së Kosovës, duke cenuar kështu normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Continue Reading

Të kërkuara