Lajmet

Kurti pret që çështja e të pagjeturve të trajtohet në takimin e 2 majit në Bruksel

Ai tha se Kosova ka nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit serbë të ndodhën prapa grilave.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glaku Konjufca dhe familjarë të të zhdukurve, ka bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Nga aty, Kurti tha se Kosova ka nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit e Serbisë, të ndodhën prapa grilave dhe për këtë, nevojitet mbështetje ndërkombëtare por edhe mobilizimi kombëtar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot përkujtojnë të pagjeturit që u rrëmbyen nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit.

“Përveç se i rrëmbeu më të dashurit e familjeve të shumta të familjeve të popullit tonë, gjithashtu edhe shumë prej tyre ua rrëmbeu edhe kufomat më pas në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve të kryera gjatë luftës. Në pesë varreza masive në Serbi janë gjetur deri më tani rreth 950 kufoma dhe janë mbi 1600 të cilët ende figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit. Kemi nevojë për drejtësi, kemi nevojë për përgjegjësi, kemi nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit të ndodhën prapa grilave dhe për këtë na nevojitet edhe mbështetje ndërkombëtare por edhe mobilizimi kombëtar“, tha ai, duke shtuar se nuk ka ditë më të duhur se sa 27 prilli për t’i bërë thirrje edhe një herë prokurorisë së shtetit, që ato mijëra dëshmi që i kemi të shndërrohen në aktakuza.

Kurti është pyetur edhe për takimin e 2 majit në Bruksel.

“Unë pres që ashtu me urgjencë të trajtohet në takimin e dy majit çështja e të pagjeturve, e cila nuk i ka viktimë vetëm të pagjeturit por edhe familjes së tyre dhe mbarë popullin tonë, meqenëse pikërisht të pagjeturit janë një situatë e veçantë ku ankthi është edhe më i madh se sa pikëllimi, ku zemërimi është edhe më i madh se sa vajtimi, andaj pres që me datën 2 maj, nga ndërmjetësit, nga lehtësuesit evropian, siç e kemi thënë në Ohër më 18 mars, ta trajtojmë me urgjencë këtë çështje”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se padyshim që njëri prej krimeve më të tmerrshme të gjenocidit të Serbisë, ishte rrëmbimi dhe zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve shqiptar nga ana e aparatit shtetëror, ushtarak dhe policorë të Serbisë.

“Edhe sot e kësaj dite shumë prej tyre, mbi 1600 prej tyre mbeten të pagjetur, jo pse nuk e dimë ku janë, e dimë saktë, e dimë edhe përgjegjësin për këta të rrëmbyer e të zhdukur me dhunë, është shteti i Serbisë. Dhe me vet faktin që shumë prej atyre që u gjetën, u gjetën nëpër institucione që i ndërtoi vet Serbia, siç ishte rasti i poligonit ushtarak, tregon se Serbia e di saktë ku ndodhen ata, prandaj çka na mbetet neve është që jo vetëm t’i kujtojmë ata të cilët i rrëmbeu dhe i zhduki me dhunë, por po ashtu që ta ngrisim zërin vazhdimisht e të punojmë së bashku edhe me të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, që fati i tyre të zbardhët e që Serbia të jep përgjegjësi dhe llogari për të gjithë qytetarët tanë të cilët i rrëmbeu dhe i zhduki”, tha Konjufca.

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini tha se familjet e të pagjeturve janë të zhgënjyer që tash e një vit nuk është bërë asgjë për zbardhen e fatit të më të dashurve të tyre.

“Sot është ditë shtetërore e personave të pagjetur ku shikuam cep më cep atë çka ka ndodhur në Kosovë dhe sot përmbyllëm një vit i cili ne si familjarë jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer. Nuk është punuar atë cak dinë dhe çka mundën. Nuk ka asgjë në Republikën e Kosovës që nuk dihet, thonë se nuk ka të dhëna, nuk ka asgjë që nuk e dini, por donë punë, përpjekje, për zbutjen e dhimbjes së të gjithë familjarëve… të flasim se çka kanë biseduar në Ohrid, e çka do të flasin më 2 maj, nuk besoj sa a jam duke besuar nëse do bie një breshër i madh këtu, sepse tash e dy vjet një bisedë të nënshkruar nuk e kanë realizuar…i thash tash mos më kritiko dhe mos u hidhëro pse ta kritikoj mos punën, tha sa di e mundëm, i thash ti dinë shumë por nuk po i kryen detyrat”, tha ai, duke shtuar vazhdon të jenë 1600 të pagjetur, prej të cilëve 132 fëmijë.

Lajmet

Osmani krah Zelenskyt në Kopenhagë: Siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ulur afër presidentit ukrainas, Zelensky thotë se ka theksuar rëndësinë e sigurisë së Ballkanit Perëndimor për Evropën.

Osmani tha se Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë“, ka shkruar Osmani./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Shpaloset lista e Shqipërisë për ballafaqim me Serbinë

Published

on

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe për sfidën miqësore ndaj Jordanisë.

Grumbullimi zyrtar do të nisë më 6 tetor, ndërsa shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho është programuar për ditën e sotme.

Gjithashtu sot në orën 11:00, do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet më 6 tetor.

Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndërsa, miqësorja Shqipëri-Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Shaqiri shkëlqen në fitoren e Baselit ndaj Stuttgartit

Published

on

FC Basel ka marrë fitoren e parë këtë sezon në fazën e grupeve të Europa League, duke mposhtur Stuttgartin me rezultat 2-0.

Albian Ajeti zhbllokoi ndeshjen që në minutën e tretë pas një gabimi në mbrojtjen gjermane. Stuttgart pati mundësinë të barazonte me penallti në minutën e 35-të, por Marwin Hitz priti goditjen e Ermedin Demirović.

Në pjesën e dytë, Xherdan Shaqiri vulosi fitoren e zviceranëve me një gol nga afërsia, duke i dhënë fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore të Baselit në Evropë.

Stuttgart humbi pas tri fitoreve radhazi dhe në ndeshjen e ardhshme do të udhëtojë në Stamboll për t’u përballur me Fenerbahçen./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Suharekë, Policia: Doli nga shtëpia me 1 tetor 25

Published

on

By

Zhduket një person në Suharekë. Sipas raportit të policisë, viktima mashkull ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara