Lajmet
Kurti pret që çështja e të pagjeturve të trajtohet në takimin e 2 majit në Bruksel
Ai tha se Kosova ka nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit serbë të ndodhën prapa grilave.
Published
3 years agoon
By
UBT newsKryeministri Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glaku Konjufca dhe familjarë të të zhdukurve, ka bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.
Nga aty, Kurti tha se Kosova ka nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit e Serbisë, të ndodhën prapa grilave dhe për këtë, nevojitet mbështetje ndërkombëtare por edhe mobilizimi kombëtar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot përkujtojnë të pagjeturit që u rrëmbyen nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit.
“Përveç se i rrëmbeu më të dashurit e familjeve të shumta të familjeve të popullit tonë, gjithashtu edhe shumë prej tyre ua rrëmbeu edhe kufomat më pas në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve të kryera gjatë luftës. Në pesë varreza masive në Serbi janë gjetur deri më tani rreth 950 kufoma dhe janë mbi 1600 të cilët ende figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit. Kemi nevojë për drejtësi, kemi nevojë për përgjegjësi, kemi nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit të ndodhën prapa grilave dhe për këtë na nevojitet edhe mbështetje ndërkombëtare por edhe mobilizimi kombëtar“, tha ai, duke shtuar se nuk ka ditë më të duhur se sa 27 prilli për t’i bërë thirrje edhe një herë prokurorisë së shtetit, që ato mijëra dëshmi që i kemi të shndërrohen në aktakuza.
Kurti është pyetur edhe për takimin e 2 majit në Bruksel.
“Unë pres që ashtu me urgjencë të trajtohet në takimin e dy majit çështja e të pagjeturve, e cila nuk i ka viktimë vetëm të pagjeturit por edhe familjes së tyre dhe mbarë popullin tonë, meqenëse pikërisht të pagjeturit janë një situatë e veçantë ku ankthi është edhe më i madh se sa pikëllimi, ku zemërimi është edhe më i madh se sa vajtimi, andaj pres që me datën 2 maj, nga ndërmjetësit, nga lehtësuesit evropian, siç e kemi thënë në Ohër më 18 mars, ta trajtojmë me urgjencë këtë çështje”, tha ai.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se padyshim që njëri prej krimeve më të tmerrshme të gjenocidit të Serbisë, ishte rrëmbimi dhe zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve shqiptar nga ana e aparatit shtetëror, ushtarak dhe policorë të Serbisë.
“Edhe sot e kësaj dite shumë prej tyre, mbi 1600 prej tyre mbeten të pagjetur, jo pse nuk e dimë ku janë, e dimë saktë, e dimë edhe përgjegjësin për këta të rrëmbyer e të zhdukur me dhunë, është shteti i Serbisë. Dhe me vet faktin që shumë prej atyre që u gjetën, u gjetën nëpër institucione që i ndërtoi vet Serbia, siç ishte rasti i poligonit ushtarak, tregon se Serbia e di saktë ku ndodhen ata, prandaj çka na mbetet neve është që jo vetëm t’i kujtojmë ata të cilët i rrëmbeu dhe i zhduki me dhunë, por po ashtu që ta ngrisim zërin vazhdimisht e të punojmë së bashku edhe me të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, që fati i tyre të zbardhët e që Serbia të jep përgjegjësi dhe llogari për të gjithë qytetarët tanë të cilët i rrëmbeu dhe i zhduki”, tha Konjufca.
Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini tha se familjet e të pagjeturve janë të zhgënjyer që tash e një vit nuk është bërë asgjë për zbardhen e fatit të më të dashurve të tyre.
“Sot është ditë shtetërore e personave të pagjetur ku shikuam cep më cep atë çka ka ndodhur në Kosovë dhe sot përmbyllëm një vit i cili ne si familjarë jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer. Nuk është punuar atë cak dinë dhe çka mundën. Nuk ka asgjë në Republikën e Kosovës që nuk dihet, thonë se nuk ka të dhëna, nuk ka asgjë që nuk e dini, por donë punë, përpjekje, për zbutjen e dhimbjes së të gjithë familjarëve… të flasim se çka kanë biseduar në Ohrid, e çka do të flasin më 2 maj, nuk besoj sa a jam duke besuar nëse do bie një breshër i madh këtu, sepse tash e dy vjet një bisedë të nënshkruar nuk e kanë realizuar…i thash tash mos më kritiko dhe mos u hidhëro pse ta kritikoj mos punën, tha sa di e mundëm, i thash ti dinë shumë por nuk po i kryen detyrat”, tha ai, duke shtuar vazhdon të jenë 1600 të pagjetur, prej të cilëve 132 fëmijë.
Vendi
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Published
10 hours agoon
April 8, 2026By
ubtnews
UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.
“Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.
Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.
“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.
Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.
Lajmet
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Published
15 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.
PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.
Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.
Vendi
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Published
15 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.
Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.
Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.
“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.
Lajmet
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Published
15 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.
Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Dukagjini dhe Ferizaj një hap larg finales së Kupës së Kosovës
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool
Kosova në kamp ndërkombëtar në Brazil para sfidës së “World Boxing Cup 2026”
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Filmi “Nderi” me premiere ne Tiranë dhe Prishtinë.
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Rezidenca verore e Benito Mussolinit shitet për 1.2 milionë euro
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
