Lajmet

Kurti: Po zbatojmë me seriozitet marrëveshjen e Bratisllavës për deeskalim

Kryeministri Kurti shtoi se lufta hibride kundër Kosovës do të dështojë.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se zvogëlimi edhe i 25% i pranisë së Policisë në ndërtesat e komunave në veri erdhi pas vlerësimit të gjendjes së sigurisë.

Kryeministri u shpreh se po zbatohet me seriozitet marrëveshjen e Bratisllavës nga 10 korriku 2023 në funksion të kërkesave të BE-së nga 3 qershori 2023 për de-eskalim.

“Sundimi i ligjit dhe rendi publik po mirëmbahen gjithnjë e më shumë e më mirë. Janë bërë rreth një muaj e gjysmë që nuk kemi incidente të theksuara e protesta të dhunshme. Falënderojmë policinë dhe qytetarët pa dallim për bashkëpunimin dhe korrektësinë. Ashtu qysh kemi thënë para më shumë se dy muajve: 1) nuk do të ketë zvogëlim të përnjëhershëm dhe as të menjëhershëm të pranisë së policisë, por vetëm gradual e proporcional; 2) zvogëlimi vlen për praninë policore në ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre, e jo për veriun e vendit, ku ka ende sfida e punë për sundim të plotë të rendit e ligjit. Ne po zbatojmë me përgjegjësi dhe seriozitet, sinqeritet dhe kujdes, marrëveshjen e Bratisllavës nga 10 korriku 2023 në funksion të kërkesave të BE-së nga 3 qershori 2023 për de-eskalim. Konstatimi i përbashkët me faktorët ndërkombëtarë për përmirësimin e dukshëm të nivelit të paqes dhe sigurisë në veri dëshmon për de-eskalim të qartë. Njëkohësisht, ne jemi vigjilent për ri-eskalimin potencial që mund të vijë nga deklaratat që nxisin urrejtje dhe agresiviteti politik e shtetëror i fqinjit tonë verior”, shkroi Kurti në Facebook.

Kryeministri Kurti shtoi se lufta hibride kundër Kosovës do të dështojë.

“Ftojmë qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme, prej atyre që janë pasojë e keqkuptimit, moskuptimit a keqinterpretimit të situatës dhe zhvillimeve e deri tek ato që janë dëshira anti-qeveritare të transmetuara publikisht si lajme faktike. Lufta hibride kundër Republikës së pavarur të Kosovës dhe qeverisë së saj demokratike e progresiste do të dështojë”, shtoi tutje Kurti.

Lajmet

Bislimi priti në takim Jiri Plecity, diskutuan rreth integrimit të Kosovës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.

Së bashku diskutuan rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës. Zëvendëskryeministri theksoi se është me rëndësi ratifikimi në Kuvend i marrëveshjeve rreth Planit të Rritjes në mënyrë që të krijohen kushtet për lirimin e fondeve të destinuara për Kosovën. Ai shtoi se Kosova ishte vendi i parë që aprovoi agjendën e reformave.

Në vijim, foli rreth nevojës për heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, gjersa nuk ka më asnjë kusht që duhet të plotësohet nga ana e shtetit tonë.

Shefi i Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity, po qëndron në vendin tonë ndërsa do të marrë pjesë edhe në takimin e radhës të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian./EO

Continue Reading

Lajmet

Të hënën mbahet Konventa e PDK-së ku shpallet kryetari i ri, Krasniqi thotë se e preferon Bedri Hamzën

Published

on

By

Të hënën do të mbahet Konventa e PDK-së e ku do të shpallet Kryetari i ri, raporton Ekonomia Online. Këtë e bërë të ditur Memli Krasniqi në konferencën për media, pasi dha lajmin e vendimit të tij për t’u dorëhequr nga pozita.

Sot, si një thirrje prej zemrës, dua të ftoj të gjithë që të bashkohemi dhe të jemi më të bashkuar se kurrë më parë, sepse PDK-ja e ka për detyrë t’i dalë zot vendit. Kosova sot po përballet me një sfidë stagnimi, dhe vendi ka nevojë për një udhëheqje të vërtetë një udhëheqje që vetëm PDK-ja mund ta ofrojë.  PDK-ja ka shumë energji, shumë vullnet dhe shumë zemra që rrahin për Kosovën. Kjo është arsyeja pse unë besoj në një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Të dashur miq, sot, në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike të Kosovës, kam thirrur Konventën e Partisë, e cila do të mbahet të hënën, ku do të shpallet Kryetari i ri. Në fund, dua t’ju them një faleminderit të madh qytetarëve, votuesve dhe ekipit tim të jashtëzakonshëm”, tha ai./EO

Continue Reading

Lajmet

​Atentat në Rinas, 10 plumba në trupin e punonjësit të AMP

Published

on

By

Vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore Mustafa Sheqeri, i njohur ndryshe si Muçi Shaljani pasi mori 10 plumba, dy prej të cilëve në kokë.

40-vjeçari, i cili ndodhet i intubuar në reanimacion, mbeti i plagosur rëndë në atentatin e ndodhur ditën e djeshme në zonën e Rinasit, ku humbi jetën 47-vjeçari Gilmando Dani, raporton tch.

Sipas burimeve spitalore, Sheqeri ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, nën kujdesin e mjekëve. Ai ka marrë 10 plumba, ndër to dy në kokë dhe disa të tjera në pjesë të ndryshme të trupit. Mjekët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për t’i shpëtuar jetën, ndërsa gjendja e tij mbetet kritike dhe e paqëndrueshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi automjeti ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Të dy sapo ishin kthyer nga Barcelona./KP

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi jep dorëheqje: Dashuria për Kosovën është me e madhe se çdo dallim

Published

on

By

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një konferencë për media, të thirrur pas një takim të Kryesisë së kësaj partie, duke thënë se dashuria për Kosovën është më e madhe se çdo dallim.

Dashuria për Kosovën është me e madhe se çdo dallim”, tha ai.

Në rini, njeriu nuk e di gjithmonë se çfarë do të bëhet, por e di se çfarë dëshiron të besojë. Dhe unë gjithmonë kam ditur se dua të besoj në Kosovën e ëndrrave të mia. Në vitin 2004 iu bashkova PDK-së, në këtë seli ku ndodhem sot  vetëm se atëherë isha dy dekada më i ri. Mbi 20 vjet angazhim më kanë dhënë nderin e madh të punoj për shtetin dhe qytetarët tanë. Dhe mbi të gjitha, ndër shumë nderime që kam pasur, më i madhi ka qenë nderi jetësor për të nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Nga ajo përvojë dhe nga njerëzit me të cilët kam bashkëpunuar, kam mësuar se lidershipi është privilegj, dhe se ai dëshmohet me shembull e me forcë. Në këto 4 vjet e 4 muaj kemi kaluar sfida të shumta, por edhe momente të mëdha krenarie. PDK është rritur dhe forcuar. Kur e mora detyrën, partia udhëhiqte vetëm 5 komuna dhe kishte 18 deputetë në Kuvend. Sot jam krenar për arritjet tona – por e di se ende nuk janë përmbushur të gjitha ambiciet tona”, tha ai.

Mëtej Krasniqi tha ky vendim nuk është as i momenti e as nuk lidhet me zhvillimet e fundit politike.

Sigurisht, kemi pasur edhe sfida. Besoj se çdo kryetar mendon për ditën kur do të vijë momenti për t’u larguar. Pas shumë reflektimi, kam ardhur në përfundim se tani është momenti i duhur. Partia që beson në ndryshim duhet të ketë ripertrirje. Prandaj, sot kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të PDK-së. Ky vendim nuk është as i momentit, e as i lidhur me zhvillimet e fundit politike. Ai buron nga bindja se është koha për të krijuar një momentum të ri për familjen tonë politike”, tha ai./EO

Continue Reading

Të kërkuara