Lajmet

Kurti përplaset me Hotin për asociacionin

“Neve nuk na duhet, ata nuk e donë, s’kemi çka i japim kaq shumë prioritet”, tha Kurti për asociacionin.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, janë përplasur në seancën e sotme të Kuvendit, lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ishte ky i fundit që i kërkoi kryeministrit të sjell marrëveshjen e vitit 2013 në Kuvend për ta shfuqizuar, siç tha në bazë të deklarimeve të mëhershme të kryeministrit Kurti. Mirëpo, kreu qeveritar nuk dha një përgjigje të prerë për këtë kërkesë, por theksoi se ka pranuar që asociacioni në kuadër edhe të marrëveshjeve të mëhershme të diskutohen mbi bazën e planit franko-gjerman për dialogun.

“Përgjithësisht janë 33 marrëveshje në Bruksel. Është e padrejtë ndaj procesit të bisedimeve dhe shtetit të Kosovës që një marrëveshje të tërhiqet prej 33 tjerave si kryesorja. Nuk ekziston asnjë dokument që thotë se në Bruksel ka 1 marrëveshje se një marrëveshje të tjetër. Unë nuk dua t’i neglizhojë, por nuk mund të lejojë prioritizimin e njërës në kurriz të 32 tjerave. Këto të gjitha i kam paraparë në pikën katër të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes. Në anën tjetër ka një iniciativë të re të BE-së ku po ashtu parashihet trajtimi i marrëveshjeve të mëhershme”, tha ai.

Pavarësisht kësaj, Kurti tha se Serbia po dëshiron që asociacionin të përdorë si armë kundër shtetit të Kosovës. Megjithatë, ai tha se kushdo që e kërkon formimin e asociacionin duhet të tregojë pse nuk mjafton plani i Ahtisarit për komunitetet në Kosovë.

“Pse nuk mjafton plani i Ahtisarit. Ata duhet të na tregojnë pse nuk mjafton plani i Ahtisarit. Unë kam qenë dhe vazhdojë të jem kritik ndaj këtij plani, por ata që duan edhe më shumë kanë barrën e provës dhe argumentimit pse fituesi i çmimit Nobel për paqe paska bërë gabim…Nëse e dëshiron asociacionin fortë, atëherë e njeh pavarësinë. Por ata po thonë se nuk e njohim kurrë, kjo tregon se ata nuk e donë asociacionin. Neve nuk na duhet, ata nuk e donë, s’kemi çka i japim kaq shumë prioritet”, shtoi Kurti.

Në anën tjetër, deputeti Hoti këtë e quajti një ligjërim i cili në rrethanat aktuale mund të jetë edhe parimor. Mirëpo ai përmendi kundërshtimin e ashpër të Kurtit sa ka qenë opozitar për asociacionin, madje duke hedhur edhe sprej ndaj tij.

“Ligjërimi i kryeministrit tash, po e marrim si parimor. Por ky ndryshe i ka fjalët dhe ndryshe i ka veprimet. Unë kam qenë saktë aty ku është ministri i Financave, prapa kryeministrit, ku Kurti me sprej më është drejtuar dhe më është dashur që me këto fletore me i mbrojt sytë nga sprej. Në rregull ka qenë qëndrim politik. Por pse s’po i merr veprimet tash, ligji të mundëson, je kundër një marrëveshje, ligji të tregon se si mund të tërhiqesh. Sille në Kuvend dhe ne do të votojmë për”, tha ai.

Kurti iu përgjigj sërish deputetit Hoti, ku i tha se për gjitha kundërvajtjet që i ka bërë, ka mbajtur burg për to.

Ai tha se nëse Serbia do të dëshironte asociacionin do të zbatonte me ata që i ka nënshkruar.

“Serbia paska pritur që unë të bëhem kryeministër për tu zbatuar ajo, kur dihet qëndrimi dhe veprimi im. E paskan pritur kundërshtarin më të madh të Asociacionit, për të zbatuar atë. Pra edhe në një aspekt politik dhe logjik është e gabueshme. Po të ishte asociacioni prioritet i tyre e kishin zbatuar me ata që e kanë nënshkruar…është e vërtet unë kam bërë si aktivist politik dhe si deputetë kundërvajtje, por deputeti Hoti unë kam mbajtur burg për këtë punë. Për gjitha kundërvajtjet e mia kam mbajtur burg. Shteti i së drejtës nuk është si duhet se janë ca kriminel të tjerë që s’janë prapa grilave”, tha ai./E.Zeqiri/ 

Lajmet

FSK merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26” në Gjermani

Published

on

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i përfaqësuar nga një kompani këmbësorie e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, ka marrë pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26”, të zhvilluar në Qendrën e Gatishmërisë Shumëkombëshe në Hohenfels të Gjermanisë.

Sipas FSK-së, kompania kosovare është integruar në Brigadën Ajrore 173 të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht në Batalionin 3-504 “Blue Devils”.

Pas fazës së planifikimit, koordinimit dhe trajnimit, pjesëtarët e FSK-së janë angazhuar në operacione të ndryshme në terren, përfshirë operacione sigurie në mbështetje të zbarkimit ajror, patrulla luftarake dhe operacione mbrojtëse.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja në këtë ushtrim ka mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të komandimit dhe kontrollit, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve, si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me Ushtrinë Amerikane dhe forcat e vendeve partnere.

Integrimi i kompanisë së FSK-së në një formacion shumëkombësh ka shërbyer edhe për testimin e aftësive të saj në një mjedis kompleks dhe dinamik trajnues, krahas njësive partnere.

Gjatë “Observation Day”, aktivitetet e kontingjentit të FSK-së janë përcjellë nga Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, dhe rreshter majori i KFT-së, Naim Smakolli.

Pjesëmarrja në ushtrime të tilla, sipas FSK-së, kontribuon në rritjen e gatishmërisë operacionale, profesionalizmit dhe kapaciteteve për të vepruar krah për krah me ushtritë partnere në operacione shumëkombëshe./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë për kundërvajtje në trafik

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 10 shtator, në Pejë janë sekuestruar gjashtë motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion.

Sekuestrimi është kryer nga Njësia e Trafikut për Qytet e Stacionit Policor në Pejë, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Policia ka paralajmëruar “zero tolerancë” ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Ekoregjion, aktakuzë ndaj tre personave

Published

on

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, B.Sh., A.G. dhe R.Z., si dhe ndaj subjektit juridik SH.P.K. “D.C & E”, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 7 qershor 2023 dhe gjatë periudhës 18 shtator 2023 deri më 16 nëntor 2023, në Prizren, B.Sh., në cilësinë e kryeshefit të KRM “Eko Regjioni”, në bashkëkryerje me zyrtarin e kësaj kompanie, A.G., kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për subjektin juridik SH.P.K. “D.C & E”.

A.G. dhe B.Sh. akuzohen se, në kundërshtim me legjislacionin për prokurimin publik, kanë krijuar mundësi që tenderin “Furnizimi me kamiona kompaktor dhe autobusë për nevojat e KRM ‘Ekoregjioni’”, në vlerë prej 385 mijë e 500 eurosh, ta përfitojë SH.P.K. “D.C & E”.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime buxhetit të KRM “Ekoregjioni” i është shkaktuar dëm në shumën prej 233 mijë e 685.37 eurosh.

Ndërkaq, R.Z. akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”. Sipas aktakuzës, ai u ka paguar B.Sh. dhe A.G. shpenzimet e një udhëtimi jashtë territorit të Kosovës, me qëllim të koordinimit të veprimeve inkriminuese dhe ndikimit në dhënien e tenderit.

Prokuroria pretendon se R.Z. paraprakisht kishte arritur marrëveshje të kundërligjshme me të pandehurit, përmes së cilës ishin përshtatur specifikat teknike të tenderit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara