Lajmet

Kurti për regjistrimin e popullsisë: Kemi mbledhur të dhëna të rëndësishme për planifikimin e së ardhmes

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me përfundimin e procesit të regjistrimit të popullsisë kanë nxjerrë të dhëna shumë të rëndësishme që do të ndihmojnë në planifikimin e së ardhmes.

Këto komento, kreu i ekzekutivit i ka bërë në shënim të përfundimit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, i nisur më 5 prill 2024, të organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me UNDP-në.

“Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë. Në veçanti i falënderoj edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin. Së bashku mund të arrijmë gjithçka, të jemi edhe të numëruar edhe të lumtur”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve.

Lajmet

Protestuesit izraelitë bllokojnë rrugët duke kërkuar lirimin e robërve

Publikuar

nga

Aktivistët antiqeveritar izraelitë janë mbledhur pranë sheshit Dizengoff të Tel Avivit dhe kanë bllokuar një kryqëzim të madh pranë Haifës, duke kërkuar nga qeveria të arrijë një marrëveshje për të sjellë në shtëpi robërit izraelitë nga Gaza, raporton faqja e lajmeve Ynet.

Pamjet e postuara në mediat sociale izraelite, shfaqin turmat e protestuesve që mbanin në duar shenja dhe pankarta përmes së cilave bëjnë thirrje për lirimin e robërve.

Për muaj të tërë, protestat antiqeveritare, të mbështetura nga të afërm të shumtë të robërve izraelitë, janë zhvilluar, duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm mbi qeverinë e Netanyahut ndërsa lufta në Gaza po zvarritet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

26 qershori: Dita Ndërkombëtare Kundër Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit të Paligjshëm

Publikuar

nga

26 qershori është “Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave”, një datë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 7 dhjetor 1987, me qëllim promovimin e një shoqërie pa drogë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mbi 15.3 milionë persona në mbarë botën vuajnë nga probleme të shkaktuara nga përdorimi i narkotikëve. Ndërkohë, të dhënat e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) tregojnë se rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit, nga të cilët 25 milionë janë të varur.

Tragjikisht, çdo vit, rreth 200.000 persona humbin jetën nga sëmundje të shkaktuara nga përdorimi i drogave. Kjo ditë shërben si një kujtesë e rëndësishme për nevojën e vazhdueshme për ndërgjegjësim dhe veprim kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Aleatët e NATO-s zgjedhin Mark Rutte si sekretar të përgjithshëm të ardhshëm

Publikuar

nga

Aleatët e NATO-s zgjodhën këtë të mërkurë kryeministrin holandez, Mark Rutte, si shefin e ardhshëm të NATO-s. Rutte do të pasojë norvegjezin Jens Stoltenberg.

Emërimi i Rutte u bë një formalitet pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar se ishte larguar nga gara, pasi nuk arriti të fitonte mbështetje. Mandati i Stoltenberg përfundon më 1 tetor.

Pasi deklaroi interesimin e tij për postin vitin e kaluar, Rutte fitoi mbështetje të menjëhershme nga anëtarët kryesorë të aleancës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Të tjerët ishin më të rezervuar, veçanërisht vendet e Evropës Lindore, por ata përfundimisht u rreshtuan pas Rutte, një kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin dhe një aleat i vendosur i Ukrainës./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shënohet Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

Publikuar

nga

Më 26 Qershor 1987 hyri në fuqi Konventa e OKB-së Kundër Torturës dhe Trajtimeve ose Ndëshkimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Degraduese, si një nga instrumentet kryesore në luftën kundër torturës dhe parandalimin e saj.

Në shënimin e kësaj dite, QKRMT edhe njëherë kërkon nga institucionet përgjegjëse ndërmarrjen e masave urgjente për vendosjen dhe trajtimin e kryerësve me çrregullime mendore, pasiqë aktualisht një numër i madh i të paraburgosurve që janë me probleme të shëndetit mendor, në mungesë të institucioneve përkatëse shëndetësore janë të vendosur nëpër Qendrat e Paraburgimit, në kundërshtim me nenin 509 të Kodit të Procedurës Penale si dhe standardet ndërkombëtare.

Andaj QKRMT i bën thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë si dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që urgjentisht të ndërmarrin masa konkrete për krijimin e kushteve të përshtatshme për vendosjen dhe trajtimin e kryerësve me çrregullime mendore.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara