Lajmet

Kurti për reciprocitetin: Vendim i duhur, kemi mbështetjen e amerikanëve edhe evropianëve

Sipas Kurtit, opozita nuk duhet të aktrojë për nxitim në implementimin e marrëveshjes.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e drejtuar nga ai po ndërmerr veprimet që është dashur të realizohen 11 vjet më parë. Ai ka thënë se janë të vendosur në implementimin marrëveshjeve në veri të vendit dhe se nga 1 shtator do fillojë zbatimi i vendimit të qeverisë.

Në seancën e Kuvendit, Kurti ka thënë në rrethanat aktuale vendimi për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjes për 30 ditë, është i duhuri.

Mund të ketë tensione edhe në të ardhmen por ne jemi të vendosur në këtë që bëjmë, në njërën anë në respektimin kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Republikës sonë ndërkaq në anën tjetër edhe sa më shumë komunikim dhe bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë. Në rrethanat në të cilat ndodhemi e kemi marrë vendimin më të duhur, e kemi komplet mbështetjen amerikano-evropiane në njëjrën anë dhe në anën tjetër vendimet e qeverisë fillojnë së zbatuari me datën 1 shtator, me çrast të dielën e 31 korrikut është parë edhe për ata që kanë pasur dyshime se çka janë strukturat ilegale të Serbisë, janë parë banda kriminale dhe gjithashtu është parë se Kosova mund ta zbatojë këtë dokumentin në vendkalimin kufitar në mënyrë rekorde, gjithçka e dixhitalizuar, merreni me mend 20 dokumente për një dokument. Dhe besoj që kjo është pozicion shumë i favorshëm për 1 shtatorin”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, opozita nuk duhet të aktrojë për nxitim në implementimin e marrëveshjes kur një gjë të tillë nuk e kanë bërë 11 vjet në kohën kur kanë qenë në qeverisje.

Më mirë më 1 shtator 2022 sesa hiç, më së miri kish qenë në vitin 2011 atëherë kur jeni marrë vesh në Bruksel. Duhet ta keni parasysh që nuk mund të aktrojnë nxitimin në muajin e pushimeve gusht për një gjë që është tash e 11 vjet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se krejt ky proces do të përmbyllet mirë.

Nuk janë barrikada që ngrihen nga poshtë po janë barrikada që aterojnë nga lart, është regjimi i Beogradit, takimet në Beograd e Rashkë ato që i kanë sjellë barrikadat në veri. Por ne me punë me durim e angazhim gjithçka do ta përmbyllim mirë. E mbani mend se si para 1 viti edhe çdo herë në vitet e mëhershme, çdo qytetar i Republikës së Kosovës kur e ka kaluar kufirin është dashur të paguajë pesë euro për tabelat e përkohshme, ne vendosem reciprocitetit, i hoqën ata tabelat e përkohshme nuk i kemi, pastaj as ne, dhe kemi vetëm letrat ngjitëse, pra reciprocitet. Për bindjen tonë më mirë do të ishte të hiqen edhe letrat ngjitëse për shkak se nuk janë në fushën e standardeve ndërkombëtare shenja të tilla të identifikimit kur mbulohen simbolet shtetërore”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se ka pasur fushatë të madhe të dezinformimit nga Beogradi mbi qytetarët serbë rreth vendimit të qeverisë për reciprocitet.

Lajmet

Kosova ballafaqohet sot me Spanjën për Euro U21

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian 2027.

Dardanët e rinj do të kenë përballë një kundërshtar të madh, Spanjën U21, në një sfidë që nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova U21 vjen në këtë takim pas një barazimi në ndeshjen e parë dhe aktualisht ka një pikë në Grupin A, ku renditet në mesin e gjashtë përfaqësueseve. Nga ana tjetër, Spanja ka arritur fitoren në ndeshjen hapëse dhe me tri pikë mban pozitën e dytë në grup.

Përveç Kosovës dhe Spanjës, në Grupin A bëjnë pjesë edhe Finlanda, Rumania, San Marino dhe Qipro, gjë që e bën garën për kualifikim të fortë dhe të pasigurt deri në fund.

Dardanët U21 shpresojnë të marrin mbështetje të madhe nga tifozët në “Fadil Vokrri”, në përpjekje për të befasuar një prej skuadrave më të fuqishme të futbollit evropian të kësaj moshe. Dardanët kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali/S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Bota

Bombardimet e sotme në Gaza, vriten 11 persona, 20 rezultojnë të zhdukur

Published

on

By

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe mbi 20 rezultojnë të zhdukur pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i ditës së sotme.

Sipas Al Jazeera, sulmet kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe rritje të shqetësimeve për gjendjen humanitare në rajon./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një shtetas serb në Kamenicë, solli mall ilegalisht nga Serbia

Published

on

By

Policia e Kosovës njofton se kanë parandaluar kontrabandimin me mallra nga Serbia në Kamenicë.

Sipas policisë, një traktor që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë në të cilën kishte të ngarkuar mall (ushqim për peshq) të cilin dyshohet se e kishte futur në Republikën e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale, në vlerë rreth 10 mijë euro.

Kamenicë / 08.09.2025 – 20:20. Njësia policore ka ndaluar një traktor që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë në të cilën kishte të ngarkuar mall (ushqim për peshq) të cilin dyshohet se e kishte futur në Republikën e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale. Vlera e mallit llogaritet rreth 10.000 €”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Policia njofton po ashtu se i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa malli është dërguar në terminalin doganor./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Kosova mposht Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke mposhtur Suedinë me rezultat 2-0.

Dardanët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe falë golave të Elvis Rexhbecajt dhe Vedat Muriqit siguruan fitoren e parë në kuadër të grupit B në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Me këtë sukses, Kosova regjistron tri pikët e para në grup dhe rikthehet fuqishëm në garë pas humbjes në ndeshjen e parë. Dardanët do të rikthehen në fushë në muajin nëntor, kur do të zhvillojnë duelet e radhës në këtë cikël kualifikues./S.K/KP/ FFK/

Continue Reading

Të kërkuara