Lajmet

Kurti për raportet me Osmanin: Nganjëherë kam dallime edhe me Konjufcën e Gërvallën, s’besoj se janë të patejkalueshme

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka “bashkëpunim të ngushtë” me presidenten Vjosa Osmani, ani pse kjo e fundit tregoi hapur për se së fundmi ka munguar komunikimi Qeveri – Presidencë.

Kurti tha se nganjëherë ai ka diskutime e dallime edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, por tha se nuk beson që ka aso “të patejkalueshme”.

“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë që edhe me kryeparlamentarin Konjufca, edhe me ministren e Jashtme, Gërvalla, edhe me presidenten Osmani nuk kemi pasur diskutime, nganjëherë dallime, por unë nuk besoj që ka të tilla të cilat janë të patejkalueshme apo..”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit, foli edhe për njëvjetorin e masave nga Bashkimi Evropian. Kurti konsideron se vonesat për heqjen e këtyre masave, ndërlidhen me zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian.

“Kjo nuk varet prej neve, krejt çka varet prej neve tashme ka ndodhur. Ne aso kohe u patëm ndëshkuar padrejtësisht për shkak të eskalimit të situatës  në veri të Kosovës dhe ky eskalim ka pasur adresë të qartë sa i përket përgjegjëse dhe fajësisë, ndodhi deskalimi mirëpo më pastaj ngjau edhe rieskalimi në shtator të vitit të kaluar kur e vranë rreshterin tonë Afrim Bunjakun. Tash gjendja serish ka deskalur, a do të rieskaloj, përgjigja është në Beograd andaj atje duhet të behet trysnia për të pasur paqe, siguri dhe stabilitet në rajon. Unë besoj që heqja e këtyre masave që po vonohet  ka të bëj më shumë me dinamikat e brendshme  të BE-së  dhe sidomos me faktin që  janë në fushatë zgjedhore për Parlamentin e ri Evropian. Uroj të ketë pjesëmarrje sa më të lartë me ç’rast ftoj mërgatën tonë që ka të drejtë vote që këtë ta bëjnë”, u shpreh Kurti.

Lajmet

Arrestohet 32-vjeçari në Ferizaj, policia i gjen armë zjarri në një Lamborghini

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri gjatë një kontrolli të realizuar në Ferizaj.

Sipas policisë, më 9 korrik 2026, rreth orës 19:20, njësia e patrullës së Stacionit Policor në Ferizaj ka ndaluar për kontroll një automjet të tipit Lamborghini në rrugën “Enver Topalli”.

Gjatë kontrollit, te pasagjeri i automjetit, V.S., 32 vjeç, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

ATK thotë se në janar-qershor 2026 mbodhi më tepër para se më 2025 e më 2024

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar rritje prej 14 për qind të të hyrave gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa ka shtuar edhe numrin e kontrolleve, vizitave në terren dhe rasteve të evidentuara të evazionit fiskal.

Kështu bëri të ditur drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, gjatë prezantimit të raportit gjashtëmujor për vitin 2026, të premten në Prishtinë.

Sipas tij, rritja e të hyrave në këtë periudhë ka tejkaluar rezultatet e të njëjtës periudhë kohore edhe për vitet 2025 e 2024, ndërsa tatimi mbi vlerën e shtuar përbën mbi 37 për qind të të hyrave tatimore.

Në bazë të të dhënave të prezantuara nga Hyseni, numri i kontrolleve është rritur për 35.7 për qind, ndërsa evidentimi i evazionit fiskal është dyfishuar. Po ashtu, sipas tij, vizitat në terren janë rritur nga 11 mijë e 900 në rreth 16 mijë.

“Në 2026 në këtë gjashtë mujor kemi një rritje prej 14 për qind që tejkalon dy vitet paraprake. Nëse e shohim ka përbërja, në pjesën e TVSH-së e kemi mbi 37 për qind që është pjesa e të hyrave tatimore, nëse shohim historinë e saj për 2024-2025 kemi një rritje prej 16 për qind ndërsa 2025-26 kemi 11 për qind, parashihet një rënie e TVSH-së krahasim me vitet paraprake.. 10 punëtorë na kanë dalë në pension në këtë gjashtë mujorin e parë, por megjithatë me këtë mungesë të punëtorëve, ne kemi arritur ta rrisim numrin e kontrolleve për 37 për qind në krahasim me vitin paraprak, 35.7 për qind është rritur numri i kontrolleve”, ka deklaruar ai. “Rezultatet nuk tregojnë që ka pasur vetëm rritje efektive të numrit. Me rritjen prej 35.7 për qind të kontrolleve kemi rritur 100 për qind pjesën e evazionit fiskal që e kemi gjetur. Kjo nuk ka shënuar vetëm efikasitet në rritje të numrit të kontrolleve, por edhe efektivitet në mënyrën se si janë kontrolluar bizneset. E njëjta dinamikë tregohet tek rezultatet e vizitave. Numri tyre është prej 36.97 për qind krahasuar me vitin paraprak sa kanë qenë 11 mijë e 900 tash janë 16 mijë vizita në terren”.

Sipas Hysenit, masat ndëshkuese ndaj tatimpaguesve kanë shënuar rënie, nga 2 mijë e 700, në 2 mijë e 500. /KosovaPress//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjykata në Fier ashpërson masat ndaj vajzave që dhunuan 17-vjeçaren, hetohen edhe për shantazh

Published

on

Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për vajzat e përfshira në dhunimin dhe filmimin e një 17-vjeçareje, pasi rasti mori vëmendje të gjerë publike dhe institucionet reaguan duke e trajtuar atë si më shumë se një konflikt mes adoleshentesh.

Për 19-vjeçaren, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit deri në përfundim të hetimeve, ndërsa 15-vjeçarja tjetër është lënë në arrest shtëpiak.

Ndërkohë, e mitura e tretë e përfshirë në ngjarje është dërguar për mjekim të detyruar, pasi, sipas autoriteteve, pas incidentit dhe një episodi dhune ndaj nënës së saj, është konstatuar se ka probleme të shëndetit mendor.

Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel, dhunimi i 17-vjeçares nuk është e vetmja çështje penale që po hetohet ndaj tre adoleshenteve. Policia e Fierit dyshon se ato kanë qenë të përfshira edhe në një skemë shantazhi.

Sipas hetimeve paraprake, vajzat dyshohet se joshnin burra përmes komunikimeve online dhe u caktonin takime në hotele. Më pas, në vend të takimit paraqitej një person tjetër, i cili i fotografonte dhe, sipas dyshimeve, këto pamje përdoreshin më pas për t’i shantazhuar.

Në këtë skemë dyshohet se ka rënë edhe një efektiv policie, baba i dy fëmijëve, i cili ishte kontaktuar nga 15-vjeçarja. Edhe pse ai e kishte takuar vetëm në një lokal dhe jo në hotel, bisedat e zhvilluara mes tyre dyshohet se u përdorën për ta kërcënuar, me kërkesën që procedimi penal ndaj vajzave për dhunimin e 17-vjeçares të mbyllej, në të kundërt komunikimet do të publikoheshin në internet.

Për këtë rast, efektivi është përjashtuar nga Policia e Shtetit, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./TCH/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Koncerti “Americana” festoi miqësinë Kosovë–SHBA, Ambasada amerikane falënderon Filharmoninë

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur mirënjohjen për Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e koncertit “Americana”, i mbajtur të mërkurën mbrëma në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së e cilësoi koncertin si një mbrëmje të veçantë kushtuar muzikës, kulturës dhe miqësisë, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Çfarë performance që shijuam! Falënderime të përzemërta për Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës për interpretimin e jashtëzakonshëm dhe për të gjithë ata që e bënë ‘Americana’ një mbrëmje kaq të paharrueshme, duke festuar 250-vjetorin e Amerikës dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm. Një mbrëmje vërtet e paharrueshme me muzikë, kulturë dhe miqësi!”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Koncerti “Americana”, nën dirigjimin e maestros Toshio Yanagisawa, solli para publikut vepra të njohura të kompozitorëve amerikanë, përfshirë George Gershwin dhe Leonard Bernstein, duke mbledhur qindra qytetarë në qendër të Prishtinës për një mbrëmje festive që shënoi lidhjet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara