Lajmet

Kurti për privatizimet në AKP: Gati sa një litër qumësht është shitur një ari tokë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar deputetët që të votojnë për emrat e rinj të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Kurti ka kritikuar procesin e privatizimit të aseteve publike pas vitit 2000. Ai tha se AKOP-ja paratë e mbledhura nga shitja e aseteve i ka harxhuar në shpenzime operative.

“Privatizimi i egër u bë në një kohë kur Kosova e posa dalur nga lufta dhe nuk e kishte rimëkëmbur ekonominë. Funksionimi i AKP-së ka mbledhur para nga privatizimi i pronave, por merreni me mend i ka mbuluar shpenzimet operative me to. Aty janë pagat më të larta në Kosovë dhe shpenzohen pa masë. Kjo mënyrë e buxhetimit të AKP-së duhet të ndryshohet menjëherë. Kompensimet e larta e të paarsyeshme. Mëditjet nga dy mijë euro e deri në re mijë euro për një mbledhje të mbajtur”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, kryeministri përmendi edhe shitjen e tokave bujqësore, e ku sipas tij oka pasur raste që një ari tokë është shitur për një euro.

“Pra paramendoni sikur ATK-ja dhe Doganat, paratë e mbledhura t’i shpenzonin për shpenzime operative. Ashtu ka vepruar ATK-ja. Mandej pse të privatizohen objekte publike përderisa jemi duke shpenzuar qindra mijëra euro për qiratë e institucioneve. Ato duhej të mbeteshin objekte publike dhe të shpenzoheshin për nevoja të akomodimit të ministrive, institucioneve lokale e qendrore, agjencive. Janë mbi 100 asete të tilla, objekte të zbrazura. Asetet tona janë shitur me çmime jashtëzakonisht të ulëta. Gati sa një litër qumësht është shitur një ari tokë. Pra një euro”, deklaroi Kurti.

Kurti u zotua se gjendja në AKP do të ndryshojë gjatë qeverisjes së tyre .

“Me qeverinë tonë kjo do të ndryshojë sepse jemi ne që jemi zotuar për të sjell investime dhe për të krijuar vende pune. Pasuria që e kemi trashëguar deri më tani në masë të konsiderueshme është plaçkitur, pra atë që e kemi nga brezat pararendës është plaçkitur, e ku në fakt s’do të duhej që të investohej për ta rritur atë për brezat pasardhës”, ka thënë më tutje ai.

Para deputetëve, ai prezantoi edhe emrat e rinj të Bordit të AKP-së dhe u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë atë Bord.

“Nga Bordi i ri presim që pas votimit në Kuvend të marr masa për të ndaluar proceset që tashmë ne si Qeveri i kemi paraprirë duke kërkuar ndaljen e tyre. Para jush prezantojmë Bordin që e kemi vvotuar në Qeveri me këtë përbërje: Nazmi Mikollovci, Suzana Dautaj Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara