Lajmet

Kurti për Marrëveshjen e Washingtonit: Disa pika janë problematike për kushtetutën tonë

Kurti për EWB thotë se duhet qenë të kujdesshëm me Marrëveshjen e Washingtonit.

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për European Western Balkans ka folur për Marrëveshjen e Washingtonit, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nën ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump e të nënshkruar nga ish-kryeministri, Avdhullah Hoti, e presidenti serb, Aleksander Vuçiq, shkruan Gazeta Express.

Kurti për EWB thotë se duhet qenë të kujdesshëm me Marrëveshjen e Washingtonit, meqë, sipas kryeministrit të Kosovës, disa pika në marrëveshje janë problematike. Këtu e ka përmendur moratoriumin njëvjeçar për të mos lobuar për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare.

Gjithashtu, Kurti në këtë intervistë mohon të ketë thënë që thjesht s’do ta marrë parasysh të gjithë Marrëveshjen e Washingtonit, derisa shton se njohja nga Izraeli është pika më e vlefshme e marrëveshjes. 

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë fituese të zgjedhjeve të fundit, e ka rikujtuar edhe faktin që Serbia nuk po iu përmbahet zotimeve, duke e përmendur refuzimin për zhvendosje të ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Unë jam një nga liderët që e kanë mbështetur presidentin Biden, të kundërtën e presidentit Vucic, i cili ka lobuar fort për presidentin Trump. Unë s’kam thënë që atë që është nënshkruar në Washington do ta hedh thjesht tutje, aspak ashtu. Pika e fundit, që ishte njohja e Izraelit për Kosovën, është implementuar dhe është pjesa më e vlefshme e marrëveshjes. Ju duhet ta dini që dy tekstet nuk janë të njëjta. Për shembull, në tekstin e palës serbe ishte shkruar që ambasada do të zhvendoset nga Tel Aviv në Jerusalem, por s’ndodhi siç ishte supozuar. Kështu që, dy tekste të ndryshme, dy zotime të njëanshme. Ne nuk duam që ta neglizhojmë në parim, por në të njëjtën kohë  duhet të jemi të kujdesshëm, sepse janë disa pika problematike për kushtetutën tonë e që janë nënshkruar si zotime nga kryeministri paraprak. Vetëm sa për ta përmendur, fakti që ne nuk jemi duke lobuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Albin Kurti për EWB.

Kryeministri Kurti pasi ishte rrëzuar nga pushteti herën e parë, kishte deklaruar se kur të vinte në pushtet nuk do ta ratifikonte në Kuvend një marrëveshje të tillë.

“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë. Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, kishte shkruar Albin Kurti në Twitter.

Për këtë në shtatorin e vitit 2020 i kishte reaguar Richard Grenell, atë kohë emisar presidencial për dialogun, duke e quajtur Kurtin si kundërshtar të Amerikës./GazetaExpress/

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit

Published

on

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, por ka siguruar medaljen e bronztë.

Boksierja kosovare, në kategorinë deri në 60 kilogramë, u mposht 4:1 nga serbja Kristina Kuluhova.

Kuluhovën, Sadiku e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por këtë herë fitorja i takoi boksieres serbe.

Sadiku e kishte siguruar medaljen pas fitores në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zulfaj në Bundestag kërkon mbështetje për avancimin e Kosovës drejt BE-së

Published

on

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar takim me anëtarë të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman.

Në takim morën pjesë kryetari i Komisionit për Çështjet e BE-së, Dr. Anton Hofreiter, zëvendëskryetari i Komisionit, Johannes Schraps, dhe deputeti Peter Beyer. Zulfaj shoqërohej nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Sipas njoftimit, Zulfaj i ka falënderuar deputetët gjermanë për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke theksuar rolin e saj në çlirimin, rindërtimin dhe zhvillimin e vendit.

Në fokus të takimit ishte procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Zulfaj ka kërkuar mbështetjen e Bundestagut që Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Ai ka theksuar se, pothuajse katër vjet pas dorëzimit të aplikimit, Kosova ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Kërkesa për avancimin e këtij procesi është përsëritur nga Zulfaj edhe në takime të mëparshme me përfaqësues evropianë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për reformat demokratike dhe ekonomike, sundimin e ligjit, procesin e integrimit evropian dhe harmonizimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Kosovës me atë të Bashkimit Evropian.

Zulfaj ka kërkuar gjithashtu angazhim më të madh të parlamentarëve gjermanë në komunikimin me homologët e tyre në vendet e tjera anëtare të BE-së, me qëllim të mbështetjes së avancimit të aplikimit të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Kosova s’duhet të mbetet peng i Serbisë në rrugën drejt BE-së

Published

on

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk duhet të mbetet peng i Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë një takimi në New York me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, dhe përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kurti ka kërkuar që Kosovës t’i jepet pa vonesa të mëtejme statusi i shtetit kandidat për anëtarësim në BE. Ai ka thënë se një vendim i tillë do të ishte përgjigje ndaj përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave demokratike dhe orientimit të saj euroatlantik.

Kryeministri ka kritikuar edhe vonesën në shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022, duke thënë se kjo mund të inkurajojë, sipas tij, aktorët destabilizues në rajon.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Kurti ka akuzuar Serbinë për mbrojtjen e personave të dyshuar apo dënuar për krime lufte, si dhe për mohimin e krimeve dhe mungesën e bashkëpunimit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Ai ka përmendur gjithashtu situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke e akuzuar Serbinë për shkelje të të drejtave të tyre./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vendoset gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim Bunjaku në Banjskë

Published

on

Në trevjetorin e rënies në krye të detyrës, në fshatin Banjskë të Zveçanit është vendosur gurthemeli i obeliskut për heroin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Para ceremonisë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë bërë homazhe te varri i Bunjakut.

Rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të një grupi të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Në kuadër të aktiviteteve për trevjetorin e rënies së tij, institucionet e Kosovës kanë nderuar kujtimin e Bunjakut, i cili humbi jetën në krye të detyrës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara