Lajmet

Kurti pas vendimit të KGJK-së: Unë do t’i prijë listës

Published

on

47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore kanë problem me ligjin për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit, në mesin e tyre edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ky i fundit në një prononcim për media u shpreh se nuk kanë pranuar asnjë vendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Unë nuk jam në dijeni për kurrëfarë vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo cka po vërej në Kosovës është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prin, por edhe populli në Kosovë. Besoj që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit”, deklaroi ai.

Më tej ai ka deklaruar se është bartës i listës së VV-së, dhe se institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit.

“Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijësuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”, tha ai./UBTNews

Lajmet

Rama pret Prattipatin: Partneriteti me SHBA-në, shtyllë kyçe për zhvillimin e Prishtinës

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore për zhvillimin, stabilitetin dhe vizionin afatgjatë të Kryeqytetit.

Rama bëri të ditur se sot, në Odën e Kryeqytetit, ka pritur Anu Prattipati, Zëvendës-Shefe e Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë. Gjatë takimit, ajo i përcolli urimet për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Prishtinën dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm.

Sipas Ramës, ky partneritet shkon përtej bashkëpunimit institucional dhe përfaqëson një aleancë vlerash, të ndërtuar mbi demokracinë, besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e Prishtinës.

Bashkëpunimi i ngushtë dhe i qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit, stabilitetit dhe vizionit afatgjatë të Kryeqytetit… Ky partneritet përfaqëson shumë më tepër sesa bashkëpunim institucional, ai është një aleancë vlerash, e ndërtuar mbi demokracinë, besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen,” është shprehur Rama.

Continue Reading

Lajmet

KQZ publikon adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për votim përmes postës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se me qëllim të lehtësimit të procesit të votimit jashtë Kosovës, për votuesit e regjistruar për votim me postë, janë funksionale kutitë postare në 23 shtete të ndryshme.

Kutitë postare janë funksionale në këto 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Më 14 dhjetor, KQZ ka nisur procesin e dërgimit të pakove me fletëvotime për rreth 58 mijë votuesit e regjistruar jashtë vendit për votim me postë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Fletëvotimet, të cilat janë shtypur në Slloveni, kanë arritur në Kosovë të premten më 12 dhjetor dhe pas kësaj shërbimi votues i KQZ-së ka bërë përgatitjen e pakove individuale për secilin votues të regjistruar.

Në çdo dërgesë postare, është vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos me fletëvotim.

Votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor 2025. Pakot duhet të dorëzohen në adresën e njërës nga kutitë postare të KQZ-së në shtetin ku jetojnë votuesit, apo në kutitë postare më të afërta. KQZ inkurajon votuesit e regjistruar që këtë ta bëjnë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që pakoja të arrijë me kohë në kutinë postare nga ku do të tërhiqet dhe do të dërgohet në Kosovë për procesin e numërimit.

Continue Reading

Lajmet

I akuzuari për vrasjen e të dashurës argjentinase në Fushë-Kosovë del para Gjykatës

Published

on

By

I akuzuari për vrasjen e të dashurës së tij argjentinase në Fushë-Kosovë, Endrit Nika është dërguar të hënën në Gjykatën Themelore, ku po përballet me drejtësinë për vrasjen e rëndë në gusht të vitit 2023.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Nika akuzohet se më 1 gusht të 2023-tës, pas një mosmarrëveshjeje me viktimën M.K-U., fillimisht e kishte goditur atë në mënyrë të vazhdueshme dhe kishte tentuar ta shkelë me veturë në parkingun e një hoteli në Fushë-Kosovë.

Pas kësaj, të dy kishin hyrë në dhomën e hotelit ku po qëndronin, ku i akuzuari dyshohet se ka vazhduar dhunën fizike ndaj viktimës me qëllim që ta privojë nga jeta.

Aktakuza thekson se Nika e ka shtyrë dhe goditur viktimën deri në një qoshe të dhomës, duke ia pamundësuar largimin, dhe më pas ka nxjerrë kornizën e dritares, duke e hedhur atë nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit.

Me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet tutje në aktakuzë.

Me këto veprime, Prokuroria e ngarkon Nikën me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 28 maj të këtij viti, i akuzuari është deklaruar i pafajshëm.

Në seancën gjyqësore, përmes video-lidhjes, po marrin pjesë edhe familjarët e viktimës. Ndërkohë, i akuzuari ka kërkuar që gjatë procedurës gjyqësore t’i caktohet përkthyes i gjuhës gjermane, duke deklaruar se ka lindur dhe është rritur në Zvicër.

Continue Reading

Lajmet

Osmani viziton Mitrovicën e Jugut, uron Faton Pecin për detyrën e kryetarit

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Mitrovicë të Jugut, ku ka uruar Faton Pecin për marrjen e detyrës së Kryetarit të Komunës, për të cilën ai u betua të premten, më 12 dhjetor.

Peci e priti Presidenten Osmani në takim zyrtar, ndërsa në ambientet e komunës ajo u prit edhe nga dy vajza, të cilat i dhuruan lule.

Presidentja e uroi Pecin për detyrën e re, ndërsa më pas së bashku u drejtuan drejt zyrës së kryetarit. Pas përfundimit të takimit, është paralajmëruar edhe një deklarim për media.

Continue Reading

Të kërkuara