Lajmet

Kurti: Paqja kërkon drejtësi, e drejtësia s’ka ndodhë në Kosovë

Kurti: Koha e fundit të ballafaqohemi me të kaluarën, s’e kemi luksin të gabojmë e eksperimentojmë.

Published

on

Grupi punues për hartimin e Projekt Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale është mbledhur për herë të parë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti, tha se është momenti i fundit që Kosova të ballafaqohet me të kaluarën. Sipas tij, duhet që të ketë bashkëpunim ndërmjet të gjitha institucioneve në mënyrë mos të themelohen nisma të përsëritura.

Kurti shtoi the se gabimi më i madh që kanë bërë institucionet është se janë përsëritur të gjeturat dhe gjërat kanë mbetur vetëm në letër.

Por sipas tij, Kosova nuk e ka luksin të gabojë e as të eksperimentojë më me këtë temë duke shtuar se sepse qëllimi është i përbashkët e ka të bëjë me krijimin  e kujtesës kolektive.

Kjo thotë ai do t’u shërbejë brezave pas nesh, por që duhet të vendoset edhe drejtësia e që në Kosovë nuk ka ndodhur kjo dhe këtë e meritojnë e viktimat e krimeve.

“Nevoja për bashkërendim për iniciativë të ndryshme u folën në takimin e kaluar, ky është momenti i fundit për ballafaqim me të kaluarën. Është e rëndësishme që të kemi koordinim të duhur në mënyrë që të kemi konsistencë, nuk i bëjmë nder as vetës as bartësve të dëmit nëse krijojmë nisma që e përsërisin vetveten. Strategjia duhet të bashkojë të gjitha nismat e filluara. Problemi dhe gabimi më i madh është që kemi pasur nisma ad-hoc që kanë përsëritur të gjeturat dhe nuk kanë adresuar këtë temë, kjo është vetëm një nga arsyet që kjo strategji të ofrojë platformë veprimi ndërmjet nismave dhe të shërbejë si referencë”.

“Ne e kemi bërë të qartë në ballafaqim me të kaluarën, me shumë rëndësi është që strategjia mos të mbetet në letër. Nuk do të jetë e lehtë, por ka interesim nga ekspertët që të na ndihmojnë në këtë drejtim. Ne nuk e kemi luksin që të gabojmë me, nuk kemi mundësi të eksperimentojmë e të dështojmë, të bashkojmë forcat të gjithë sepse qëllimi është i përbashkët e ka të bëjë me krijimin  e kujtesës kolektive që u shërben brezave pas nesh, por paqja kërkon drejtësi, në Kosovë nuk ka ndodhur drejtësia e viktimat e meritojnë atë”.

Continue Reading

Aktualitet

Nga inteligjenca artificiale te bujqësia: Hajrizi tregon pse UBT-ja është zgjedhja kryesore e studentëve

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se arsyeja kryesore pse studentët zgjedhin të studiojnë në këtë institucion është qasja moderne dhe programet inovative që ofrohen.

Në një intervistë në FIVE të Dukagjinit, Hajrizi ka theksuar se UBT dallon nga universitetet e tjera për shkak të orientimit drejt së ardhmes dhe temave bashkëkohore, si Inteligjenca Artificiale.

Sipas tij, një element tjetër që i tërheq studentët është mënyra ndërmarrësore e funksionimit të UBT-së, e cila, duke qenë e vetëfinancuar, ka si obligim që çdo student të arrijë sukses.

“Mendoj që qasja e re, ne kemi programe të reja dhe moderne. Dhe janë programe të së ardhmes, nuk e kemi asnjë old fashion në program. Kjo është tema kryesore që asnjëherë nuk ke pas një tematik që ne e trajtojmë për të kaluarën, por flasim Inteligjencës Artificiale. Apo flasim sot për IA, po, cili është universiteti më i mirë në regjion për IA? Dihet. Ose po flet për zhvillim të qëndrueshëm, dihet kush tregon rolin. Po flet për mjekësi, dihet kush. Po flet për energji, bujqësi.

Domethënë thjesht jemi duke garuar për t’i ofruar ato kompetenca të cilat atij i duhen. Jemi shumë aktivë me qenë shumë të kujdesshëm në suksesin e tij. Se ne vetëfinancohemi, ne jemi një qasje ndërmarrësore, e kemi obligim atë me ngrit deri te suksesi. Ai e ndjen atë mbështetje. E ndjenë atë cilësi e infrastrukturë. E ndjenë atë ndërkombëtarizmin dhe vjen”, ka thënë Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara