Lajmet

Kurti: Organizimi i Lojërave Mesdhetare në Kosovë do të shënojë moment historik

Ai bëri të ditur se sportet që kanë të bëjnë me bregdetin do të zhvillohen në Shqipëri.

Published

on

Kosova ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen ne vitin 2030.

Kryeministri e Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se organizimi i këtyre lojërave në Kosovë do të shënojë moment historik, derisa bëri të ditur se janë pajtuar me Shqipërinë që sportet që kanë të bëjnë me bregdetin të zhvillohen në Shqipëri.

“Kam kënaqësinë e veçantë që të ndaj me ju lajmin e shkëlqyeshëm se Kosova zyrtarisht është shteti kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Sporti zë vend të veçantë në zemrën e çdo qytetari të Kosovës e kjo si rezultat i talentit dhe sukseseve të shumta të sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare. Përderisa e tërë bota sheh dhe dëgjon për këto rezultate, ne jemi shumë të lumtur që këtë organizim madhështor ta sjellim afër sportistëve dhe qytetarëve të Kosovës.. Organizimi i Lojërave Mesdhetarë 2030 në Kosovë do të shënojë moment historik të zhvillimit të sportit vendor dhe jo vetëm…Përkundër që Kosova e rrethuar me dhe e me male për të gjitha sportet të cilat kërkojnë qasje në det, jemi pajtuar me Shqipërinë se do të organizohen në bregdetin shqiptar”, tha Kurti.

Kurse, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi tha se Kosova e ka dëshmuar në shumë raste para organizatave ndërkombëtare sportive se kanë gatishmëri dhe kapacitet për të organizuar një ngjarje të tillë kaq të madhe.

“Këto lojëra do të ishin platformë ideale për të përshpejtuar të gjitha proceset e zhvillimit të sportit në Kosovë në përputhje me strategjinë kombëtare të sportit e cila është në përfundim, duke filluar nga infrastruktura sportive, fuqizimi i burimeve njerëzore, zhvillimi i lëvizjes vullnetare dhe promovimi i Kosovës përmes sportit në të gjithë botën. Komiteti Olimpik i Kosovës ka punuar fuqishëm ndër vite për statusin e saj në lëvizjen olimpike dhe ka krijuar integritet dhe kredibilitet të duhur në të gjitha instancat ndërkombëtare për t’iu besuar organizimi i një ngjarje të tillë ndërkombëtare dhe multisportive”, theksoi Krasniqi.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Sportit, Daulina Osmani tha se një projekt kaq gjigant i jep Kosovës mundësinë që të vendoset në hartën e organizimit të lojërave multisportive si dhe përmes kësaj do të mundësohej zhvillimi më i shpejtë i infrastrukturës sportive në vend.

“Padyshim se ky projekt gjigant e kompleks përveç ndikimit tejet të madh që do të ketë në promovimin e imazhit shtetëror të Kosovës dhe vendosjes së Kosovës në hartën e shteteve të organizimit të lojërave multisportive, njëkohësisht do të ketë ndikim jashtëzakonisht të madh në zhvillimin e sportit përbrenda vendit tonë. Përveç ndikimi padyshim infrastrukturor, ndoshta edhe pjesa më e rëndësishme për zhvillim të sportit në vend kulturor, social, njëkohësisht do të ketë impakt tejet të madh që sportistët tonë, kampionët tonë olimpik e botëror të kemi mundësinë që gjithë së bashku t’i ndjekim në garat që do të zhvillohen në shumicën e komunave të Kosovës”, tha Osmani.

I pari i Qeverisë së Kosovës gjithashtu theksoi se mbështetja për sportin është rritur 200 përqind krahasuar me vitet 2019 dhe 2020 dhe se buxheti i federatave është rritur nga 3 milionë në mbi 8 milionë euro.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara