Lajmet
Kurti numëron të arriturat e Qeverisë, thotë se Kosova po qëndron krahas shteteve evropiane
Kështu deklaroi ai sot në konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë”.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë”. Sipas tij, Kosova qëndron krahas shteteve evropiane sa i përket përpilimit e zbatimit të strategjive që synim kanë zhvillimin e ekonomisë së gjelbër.
Kurti shtoi se trajtimi i ujërave të ndotura në nivel vendi është rritur nga një për qind sa ishte, në 11 për qind nga Qeveria e tij.
“Kosova qëndron krahas shteteve partnere evropiane në përpilimin e zbatimin e strategjive dhe në zhvillimin e miratimin e politikave të cilat në thelb e synojnë tranzicioni e drejt drejtë ekonomisë së gjelbër e të qëndrueshëm. Përmes tyre synojmë të adresoj sfidat mjedisore që krijojnë barazi sociale, zhvillim ekonomik dhe gjithë përfshirje. Koncepti i qëndrueshmëri është më qendër e pothujse të gjitha politikave, strategjive e ligjeve të cilat po i hartojmë e po i miratojmë. Gjatë gjysmë së parë të mandatit të Qeverisë sonë jemi fokusuar në adresimin e pabarazive sociale dhe ekonomike. Përmes politikave gjithëpërfshirëse e skemave për zhvillim në mbështetje sociale të cilat kemi filluar t’i aplikojmë do të sigurojmë që grupet e cenueshme, duke përfshirë grupet me të ardhura të ulëta e ato të margjinalizuara të kenë përmirësim të dukshëm në mirëqenie, qasje në punësim, arsim e shëndetësi energji e shërbime të tjera”, deklaroi ai mes tjerash.
“Trajtimi i ujërave të ndotura në nivel vendi është rritur nga një për qind sa ishte kur filluam mandatin, në 11 për qind. Ne jemi të përkushtuar që të avancojmë tutje dhe synimi ynë është që pesë vitet e ardhshme të kemi shtatë kryeqendra me impiante. Kosova megjithëse ende nuk është anëtare e Konventës e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, çdo ditë e më tepër po e dëshmon vendosmërinë e saj në ndërmarrjet e verimeve për të reduktuar nivelin e ndikimit në mjedis”, tha ai.
Tomás Szunyog, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se janë të përkushtuar që ta ndihmojnë Kosovën që të ketë një të ardhëm të qëndrueshëm.
“Ne jetojmë në një kohë ku toka po kalon nëpër ndryshime të mëdha. Si për shembull dëmtimi i ujërave dhe ajrit dhe në këtë duhet të punojmë shumë. Dihet të punojmë së bashku që ti minimizojmë aktivitete e njeriut. BE ka njohur rëndësinë e ruajtjes së ambientin dhe ka vendosur qëllime ambicioze. Ne kemi afruar edhe asistencë teknike që të kemi zhvillim të gjelbër që të kemi një të ardhëm të qëndrueshme. Mund të them se ne jemi aktivisht të aktivizuar që të promovojmë energji të ripërtitshem. Dëshirojmë që të ngrem Ballkanin Perëndimor në këtë pozitë dhe politika në të cilat gjendet BE. Së bashku mund të bëjmë një Ballkan më të pasur dhe më të mirë për gjenerata e reja”, tha ai.
Jörn Rode, ambasadori gjerman në Kosovë, përgëzoi Qeverinë e Kosovës për punën që është duke e bërë në këtë drejtim, e që sipas tij, Kosova është duke i’u afruar sa më shumë standardeve të Evropës.
“Partneriteti Gjermanisë dhe Kosovës ka për qëllim trazicioni e neutralitetit të energjisë deri në vitin 2050. Plani nacional i energjisë dhe i klimës është duke u hartuar me shpejtësi, mendoj që jeni ambicioz për këtë dhe ju përgëzoj. Qeveria ka punuar më mënyrë shumë konkrete por edhe sektori privat ka një rol sa i përket energjisë. Mendoj se Kosova po afrohet sa më shumë standardeve të Evropës. Duhet që së bashku të jemi të përkushtuar, bashkëpunimi jonë do të jetë gjithmonë në çdo projekt që përfshinë për ta mbajtur ujin e klimën e Kosovës të pastër”, tha ai.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi tha se Qeveria e Kosovës është duke ndjekur rrugën e gjelbër.
“Kur e shohim Kosovën këto 6 vjet, e shohim që ka një progres dhe po e shohim një Kosovë një qeveri që është duke shkuar ka e gjelbërta. Prej perspektivës së shoqërisë civile gjithmonë ne kërkojmë më shumë”, tha ai.
Lajmet
REL: Kuvendi i Shqipërisë thotë se është goditur nga një sulm kibernetik
Published
24 minutes agoon
March 11, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Shqipërisë njoftoi të martën vonë se është goditur nga një sulm kibernetik, si pasojë e të cilit janë fshirë një pjesë e të dhënave në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës.
“Vlerësimi paraprak teknik tregon se mund të bëhet fjalë për një sulm të sofistikuar kibernetik, i cili ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Kuvendi nuk bëri të ditur se nga ka ardhur sulmi, por më herët gjatë ditës një grup hakerësh, i identifikuar si Homeland Justice, e mori përgjegjësinë për sulmin dhe theksoi në llogarinë e tij në Telegram se “nuk do t’i lëmë mbështetësit e terroristëve të MEK të flenë të qetë asnjë çast”.
MEK, apo Mojahedin-e-Khalq, është grup opozitar iranian që njihet edhe si Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit dhe është strehuar në Shqipëri kamotshëm.
Homeland Justice është faqe e internetit me shtrirje ruse që u shfaq para sulmeve kibernetike në portalin shtetëror e-Albania, në mes të korrikut 2022.
Sipas analizës së Microsoft, pas faqes së internetit qëndron një grup i lidhur me Qeverinë iraniane, i cili është përgjegjës për sulmin në internet.
Ky grup hakerësh edhe më herët ka kryer sulme ka kryer disa sulme kibernetike ndaj disa institucioneve në Shqipëri.
Sulmi kibernetik i së hënës vjen në një kohë kur në Shqipëri u rritën shqetësimet rreth sigurisë pasi Irani nisi sulme hakmarrëse në vendet ku ekzistojnë baza ushtarake amerikane menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i filluan bombardimet ndaj Teheranit më 28 dhjetor.
Në të kaluarën, Homeland Justice ka publikuar të dhëna personale të shtetasve shqiptarë dhe ka deklaruar se shkaku i sulmeve kibernetike lidhet me vendimin e Shqipërisë për të strehuar opozitën iraniane, në kampin e Manzës.
Ndërkohë, hetimet e para rreth sulmit të 10 marsit kanë treguar se infrastruktura kryesore e punës së këtij institucioni nuk është prekur, tha ai.
Bëhet e ditur gjithashtu se faqja zyrtare e Kuvendit dhe sistemet e tjera që mbështesin veprimtarinë e institucionit vijojnë të punojnë normalisht.
Pasi është vërejtur incidenti janë marrë masa për neutralizimin e sulmit, ndërsa ekipet teknike po punojnë për rikuperimin e të dhënave të fshira në llogaritë e përdoruesve, theksoi Kuvendi.
Grupi i hakerëve i publikoi disa prej dokumenteve të hakeruar më 10 mars.
Kuvendi i tha se pas sulmit “është ofruar mbështetje teknike edhe nga partnerët ndërkombëtarë, me të cilët po vijon komunikimi për vlerësimin e situatës dhe hapat e mëtejshëm”.
Ai gjithashtu ka ngritur një ekip i përbashkët teknik dhe hetimor për të zbuluar burimin e sulmit dhe për të rikthyer të dhënat e prekura./REL/
Lajmet
UBT hap dyert për gjeneratën e re: Bursa 20% për studentët e shkëlqyeshëm në 10 programet më të kërkuara
Published
53 minutes agoon
March 11, 2026By
UBTNews
Institucioni lider në arsimin e lartë, UBT, ka shpallur zyrtarisht hapjen e fazës së regjistrimeve të hershme, duke u ofruar një mundësi unike maturantëve që synojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në programet më inovative në vend.
Në kuadër të shënimit të një çerek shekulli suksesi, UBT ka vendosur të mbështesë gjeneratat e reja të suksesshmee reja përmes një skeme të veçantë bursash.
Të gjithë kandidatët me sukses të shkëlqyeshëm që aplikojnë gjatë kësaj periudhe, do të përfitojnë automatikisht 20% bursë në dhjetë programet më të kërkuara të studimit gjatë tri viteve të studimit në UBT.
Ky njoftim vjen si një ftesë për të gjithë ata që duan të sigurojnë vendin e tyre në programin që kanë ëndërruar, duke u bërë pjesë e një komuniteti akademik që po transformon tregun e punës.
Të gjithë të interesuarit mund ta bëjnë aplikimin e tyre brenda pak minutash përmes platformës online, duke ndjekur vegëzën zyrtare: Aplikoni Këtu.
Lajmet
52 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë
Published
18 hours agoon
March 10, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin dënues për pesë persona të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Trupi gjykues e dënoi të akuzuarin B.Rr. me 12 vite burgim, kurse katër të akuzuarit e tjerë, D.Rr., F.S., M.S. dhe M.R., morën nga 10 vite burgim secili. Koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak do t’iu llogaritet të gjithëve si pjesë e dënimit final.
Përveç dënimit me burg, të dënuarit janë të detyruar të paguajnë nga 500 euro për shpenzimet e procesit gjyqësor dhe nga 50 euro shtesë për Fondin e Kompensimit të Viktimave.
Sa i përket dëmshpërblimit, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta kërkojë përmes një kontesti të rregullt civil. Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi palët kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.
Ky proces gjyqësor rrodhi nga aktakuza e ngritur në fund të vitit 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila fillimisht shënjestroi tetë persona për ngjarjen e qershorit të po atij viti. Në këtë grup, B.Rr. u ngarkua me veprën penale të dhunimit, ndërsa mbi të pandehurin D.Rr. rëndojnë akuzat për dhunim si dhe për trafikim me njerëz.
Lajmet
Inspektorati vazhdon mbikëqyrjen intensive të çmimeve të naftës
Published
19 hours agoon
March 10, 2026By
UBTNews
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një aksion intensiv monitorimi në pikat e shitjes së derivateve.
Ky vendim, i cili u nënshkrua para pak dite nga ministrja Mimoza Kusari Lila, synon mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e çrregullimeve në treg përmes rregullimit të përkohshëm të çmimeve.
Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për ditën e hënë ka qenë 1.44 € për litër naftë dhe 1.17 € për litër benzinë.
Ndërkohë, në tregun vendor, nafta po shitet nga 1.44 € deri në 1.55 €, ndërsa benzina nga 1.26 € deri në 1.31 €. Për të kontrolluar këto diferenca, ministria ka vendosur që marzha maksimale e fitimit të jetë 2 centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjen me pakicë.
Inspektorati, në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën, po analizon me kujdes çmimet e importit përkundrejt atyre që u ekspozohen qytetarëve.
Autoritetet kanë paralajmëruar masa rigoroze ndaj të gjithë operatorëve që nuk respektojnë marzhën e lejuar apo që dëmtojnë konkurrencën e ndershme, duke siguruar publikun se monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.
REL: Kuvendi i Shqipërisë thotë se është goditur nga një sulm kibernetik
Sulme me dronë ndaj bazave amerikane në Irak
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 11 mars, nga viti 1993-1999
UBT hap dyert për gjeneratën e re: Bursa 20% për studentët e shkëlqyeshëm në 10 programet më të kërkuara
Astronomët kapin imazhin më të detajuar deri më tani të qendrës së galaktikës sonë
Madrid – Siti, finale para finales në Ligën e Kampionëve
11 mars 1981 – Kur zëri i studentëve tronditi Kosovën
Bie numri i rasteve të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Vendet dhe frutat e tyre kombëtare
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
