Lajmet

Kurti nis konsultimet për qeverinë e re, takohet me Emilija Rexhepin

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka filluar takimet konsultative me partitë politike të pakicave për formimin e qeverisë së re, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Takimi i parë i kësaj serie u zhvillua me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, njëherësh kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi.

Në një njoftim nga Kryeministria, thuhet se gjatë takimit, Rexhepi ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke mbështetur Kurtin në procesin e formimit të qeverisë së re. Kryeministri Kurti e falënderoi Rexhepin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për rezultatet e arritura gjatë mandatit të kaluar, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të punës në mandatin e ardhshëm.

Emilija Rexhepi ishte pjesë e Qeverisë Kurti gjatë mandatit të kaluar, duke mbajtur postin e zëvendëskryeministres dhe duke udhëhequr çështjet e pakicave dhe të drejtat e njeriut. Pjesëmarrja e saj në qeverinë e re do të pasqyrojë vazhdimin e angazhimit për të mbështetur e drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.

Seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës është caktuar më 15 prill. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse në të njëjtën seancë do të mund të formohet edhe qeveria. Lëvizja Vetëvendosje, që fitoi 48 deputetë në zgjedhjet e fundit, është në kërkim të numrave të mjaftueshëm për të arritur shumicën e nevojshme prej 61 votash për të caktuar kryeministrin. Glauk Konjufca, një nga liderët e LVV-së, është shprehur i bindur se partia ka numrat e duhur për të siguruar formimin e qeverisë së re.

 

Continue Reading

Lajmet

Sindikata e policisë nënshkruan marrëveshje me sindikatën e Lituanisë

Published

on

By

Si rezultat i përkushtimit të përbashkët për avancimin e të drejtave, dinjitetit dhe profesionalizmit të punonjësve të policisë, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar ndërmjet Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK) dhe Sindikatës së Policisë së Sllovenisë – OPS Podravje.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje shënon një moment të rëndësishëm historik për fortësimin e lidhjeve sindikale dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në nivel ndërkombëtar.

Marrëveshjen e nënshkruan Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, dhe Presidentja e Sindikatës së Policisë së Sllovenisë – OPS Podravje, Anita Arzenshek, duke vendosur themelet e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të barabartë midis dy organizatave.

Ky bashkëpunim ka për qëllim: Forcimin e solidaritetit sindikal ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave profesionale; Organizimin e aktiviteteve profesionale, trajnimeve dhe seminareve të përbashkëta për përfaqësuesit sindikalë dhe punonjësit e policisë; Zhvillimin e projekteve sociale, kulturore, sportive dhe edukative që kontribuojnë në mirëqenien e punonjësve dhe Forcimin e bashkëpunimit institucional dhe sindikal në nivel evropian.

Ky nënshkrim vendos Sindikatën e Policisë së Kosovës në një rol të fuqishëm në rrjetin evropian të sindikatave policore, duke u bërë partner strategjik për bashkëpunime të ardhshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës zyrtare në Pejë, përfaqësuesit e të dy sindikatave zhvilluan takime profesionale, vizituan institucione kulturore dhe diskutuan planet e aktiviteteve të përbashkëta për vitin e ardhshëm, të cilat do të forcojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar midis Kosovës dhe Sllovenisë.

Në fund thuhet se kjo marrëveshje është dëshmi e qartë se bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtar janë shtylla themelore të zhvillimit sindikal dhe mbrojtjes së të drejtave të punonjësve të policisë./KP

Continue Reading

Lajmet

Zgjedhje të jashtëzakonshme apo qeveri e re? Nesër përfundon afati për caktimin e mandatarit të radhës

Published

on

By

Kosova vazhdon të mbetet në bllokadë politike teksa legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të formojë qeverinë e re.

Mandatari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme, teksa mori besimin e 56 deputetëve.

Pas takimit me liderët e partive që përfaqsohen në Kuvend me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani u bë e ditur se nuk ka marrëveshje mes subjekteve politike, megjithatë e para e vendit tha se do të bëjë gjithçka që të evitohen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga presidentja afat 10 ditor për mandatarin e ri, teksa nesër e mërkurë me 5 nëntor përfundon ky afat ku edhe do të mësohet nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo do të formohet qeveria e re.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës u konstituua me 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit./KP

Continue Reading

Rajoni

Rama: Nga janari pensionet do rriten çdo muaj

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama tha përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se, duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej indeksimit vjetor.

Rama bëri me dije se qeveria miratoi një natë më parë projektbuxhetin 2026, ndërsa theksoi se ky mandat do të jetë ai i rritjes së pensioneve duke e çuar pensionin e plotë në 400 mijë lekë të vjetra deri në fund të mandatit.

“Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare për një shtet, por tani që jemi një vend me një ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit do bëjmë atë që premtuam të rrisim vit pas viti pensionet. Kështu pensionistët tanë, nga janari do kenë një rritje muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm.

Në fund të mandatit pensioni mesatar urban shkon 40 mijë leke nga 27 mije leke qe është sot, pensioni urban i pjesshëm 22 mijë lekë nga 15 mije leke qe është aktualisht, pensioni rural shkon 18 mije leke nga 11.5 mije lekë që është sot, pensioni familjar shkon 18 mijë nga 11 mije leke qe është sot”, tha Rama./Euronews

Continue Reading

Lajmet

​Xhaka dëshmon edhe njëherë rolin që ka për Sunderlandin duke barazuar rezultatin me Evertonin

Published

on

Sunderland vazhdoi formën e mirë në shtëpi duke barazuar 1-1 me Evertonin në Stadium of Light, dhe mbeti i pamposhtur në terrenin e vet këtë sezon në Premier League.

Skuadra e David Moyes kaloi në epërsi pas 15 minutash me golin e Iliman Ndiaye, pas një aksioni të shpejtë kundër mbrojtjes vendase. Everton pati edhe disa raste të tjera për të dyfishuar avantazhin, përfshirë një goditje të shtyllës nga Jack Grealish.

Megjithatë, Sunderland reagoi fuqishëm dhe barazoi rezultatin menjëherë në fillim të pjesës së dytë.

Granit Xhaka shënoi nga distanca pas një asistimi të Enzo Le Fee, me topin që u devijua nga James Tarkoëski dhe përfundoi në rrjetë.

Edhe pse vendasit kërkuan fitoren deri në fund, barazimi mjaftoi që ata të ngjiten në katër vendet e para në tabelë. Nga ana tjetër, Everton mbetet me vetëm një fitore në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat./S.K./KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara