Lajmet

Kurti nga Brukseli: S’lejojmë as ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbim territorial e as bosnjëzimin e Kosovës

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë ka komentuar edhe çështjen e “non papers” të publikuara nga mediat në Ballkan, për zgjidhjen e mundshme të çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe të mundësisë së ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Unë besoj që të gjithë këtyre ‘non-papers’ është më së miri t’iu përgjigjemi me ‘no comment’ (pa koment) sepse përmes përgjigjeve po përpiqen të marrin jetë në kohë që nuk dihet autori dhe synimet, por pasojat nuk mund të jenë të mira. Nuk mund të lejojmë as ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbim territorial dhe as bosnjëzimin e Kosovës”, tha Kurti.

Sipas tij, Kosova duhet të shkojë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe se raportet në “Ballkan mund të rregullohen vetëm më dialog parimor”.

Continue Reading

Lajmet

Nëse kalon play-offin, Kosova do të luajë ndeshjet e Botërorit në orët e hershme të mëngjesit

Published

on

Kombëtarja e Kosovës tashmë e di se kur do të luajë ndeshjet e saj nëse arrin të sigurojë kualifikimin historik në Kupën e Botës.

FIFA ka zyrtarizuar oraret e sfidave, të cilat për shkak të zonave kohore do të luhen në mëngjes herët sipas orës lokale.

“Dardanët” fillimisht duhet të kalojnë dy sfida vendimtare në mars: më 26 mars përballen me Sllovakinë në Bratislavë, e më pas, nëse fitojnë, do të takohen me fituesin e duelit Turqi – Rumani për vendin në Botëror.

Në rast se Kosova siguron biletën për turneun, atëherë do të jetë pjesë e një grupi të fortë me Australinë, Paraguain dhe ShBA-në.

Sipas orarit të publikuar nga FIFA, dy ndeshjet e para ndaj Australisë dhe Paraguait do të luhen në ora 06:00 të mëngjesit, ndërsa sfida kundër ShBA-së do të nisë në ora 04:00.

Ndeshja e parë e grupit do të zhvillohet në Kanada, në stadiumin “BC Place”, ndërsa dy të tjerat në ShBA, në “Levi’s Stadium” dhe në “So-Fi Stadium”.

Megjithatë, para ëndrrës së Botërorit, Kosova duhet të fokusohet te play-offi, ku sfida ndaj Sllovakisë mbetet testi i parë dhe vendimtar drejt historisë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Zelensky takohet me liderët evropianë në Londër

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sot do të takohet me udhëheqësit kryesorë evropianë në Londër, ndërsa aleatët e Ukrainës planifikojnë përgjigjen e tyre ndaj një shtytjeje të vazhdueshme të SHBA-së që Kievi të pranojë lëshime në bisedimet e paqes.

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë do t’i bashkohen Zelenskyt dhe kryeministrit britanik, Sir Keir Starmer në Nr. 10, ndërsa ata kërkojnë të sigurohen që çdo marrëveshje të pengojë një sulm të ardhshëm rus.

Takimi i nivelit të lartë vjen pas tre ditësh bisedimesh në Florida, ku kryenegociatori i Zelenskyt nxiti ndryshime në një plan të Shtëpisë së Bardhë, i konsideruar gjerësisht për t’iu përshtatur kërkesave qendrore të Kremlinit.

SHBA-ja dhe Ukraina thanë se kishte përparim, por Donald Trump duket se e kritikoi Zelenskyn të dielën, duke thënë se ai nuk e ka lexuar draftin./S.K/EO/BBC

Continue Reading

Lajmet

Moment historik në Himarë: Agushi bëhet rekordmen botëror

Published

on

Agim Agushi ka hyrë zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness, duke vendosur një rekord krejtësisht të veçantë, ai arriti të xhonglojë me kokë një top futbolli ndërkohë që veshi 14 bluza radhazi.

Certifikata zyrtare nga Guinness World Records e konfirmon tashmë këtë arritje, e cila u regjistrua më 2 maj 2025 në Himarë, gjatë ceremonisë festive të çeljes së sezonit turistik.

Performanca e Agushit tërhoqi vëmendjen e dhjetëra qytetarëve dhe turistëve të pranishëm, të cilët u bënë dëshmitarë të një momenti historik për qytetin bregdetar.

Me një kontroll të përsosur të topit, ai përballoi sfidën e pazakontë të mbajtjes së topit me kokë duke veshur një numër rekord bluzash.

Ngjarja u monitorua në çdo detaj nga përfaqësues zyrtarë të Guinness World Records, të cilët verifikuan performancën dhe e shpallën Agim Agushin rekordmen botëror.

Ky sukses jo vetëm e vendos Agushin mes emrave të regjistruar në librin e rekordeve, por e ngjit edhe Himarën në hartën e ngjarjeve të veçanta ndërkombëtare, duke i dhënë një vlerë të shtuar sezonit turistik të këtij viti./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Dita e hënë ka nisur me vranësira, ndërsa në disa rajone do të ketë edhe riga të lehta shiu.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të luhaten mes 2 dhe 4°C, derisa ato maksimale do të ngrihen lehtë, duke arritur nga 5 deri në 8°C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi të lehtë, 1–4 m/s.

“Moti i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 2 deri 4°C. Temperaturat maksimale: 5-8°C. Era: Kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara