Lajmet

Kurti në Turqi, takohet me kryetaren e parë grua me prejardhje shqiptare në komunën e Foçës

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetaren e parë grua në komunën e Foçës, në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fici.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku ka postuar edhe disa fotografi.

Shefi i qeverisë tha se ajo është me prejardhje shqiptare, dhe bashkë me familjen e saj, nuk u shkëputën nga identiteti e kujtesa e tyre kombëtare.

Lajmet

WFP: Pothuajse gjysmë milioni njerëz në Gaza përballen me nivele katastrofike të urisë

Publikuar

nga

Programi Botëror i Ushqimit ka bërë thirrje për armëpushim në Gaza, duke thënë se “për shkak të qasjes jo të besueshme dhe rezervave të kufizuara, familjet shpesh nuk marrin racionet dhe shpeshtësinë e plotë që u nevojiten”.

Agjencia e ushqimit e Kombeve të Bashkuara shkroi në “X” se ndihma arriti te një milion njerëz në qershor “por kjo nuk mjafton”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Smotrich: Izraeli duhet të vazhdojë luftën në Gaza “deri në fitore”

Publikuar

nga

Ministri i Financave, Bezalel Smotrich thotë se Izraeli duhet të vazhdojë të luftojë deri në fitore.

“Hamasi po shembet dhe po lutet për armëpushim”, shkroi mes tjerash Smotrich në “X”.

“Të ndalemi tani pak para fundit, dhe t’i lëmë të atë të rikthehen dhe të luftojnë kundër nesh është marrëzi e pakuptimtë që do t’i marrë në fund arritjet e luftës të blera me shumë gjak. Duhet të vazhdojmë deri në fitore!”, shtoi ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të paktën 20 të vrarë në Ukrainë, sulmohet edhe spitali i fëmijëve në Kiev

Publikuar

nga

Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 20 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi “masiv” me raketa të kryer nga Rusia në Kiev dhe qytete të tjera. Gjatë sulmeve të 8 korrikut u godit edhe spitali i fëmijëve në Kiev, si dhe ndërtesa banimi dhe infrastrukturë tjetër në mbarë vendin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “mbi 40 raketa të llojeve të ndryshme” shënjestruan Kievin, Dnipron, Krijvi Rihun në qendër të Ukrainës dhe Kramaorskun dhe Sllovjanskun në rajonin lindor të Donjeckut.

“Të gjitha shërbimet janë të angazhuara për të shpëtuar sa më shumë njerëz”, tha ai përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, i tha agjencisë Reuters se ky ishte “një prej sulmeve më të këqija” në kryeqytetin ukrainas në 28 muaj luftë në shkallë të plotë.

Një video e incizuar nga Radio Evropa e Lirë në spitalin e fëmijëve, Ohmadyt, në Kiev, shfaqi radhë të njerëzve që po ndihmonin të pastronin vendin nga rrënojat e ndërtesës.

“Ka njerëz nën rrënoja, numri i saktë i viktimave nuk dihet”, tha Zelensky në rrjetet sociale, duke thënë se spitali Ohmadyt “është një prej spitaleve më të rëndësishme të fëmijëve, jo vetëm në Kiev, por po ashtu në Evropë”.

Moska – që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – vazhdimisht ka mohuar se shënjestron ndërtesat e banimit, shkollat, spitalet dhe infrastrukturën tjetër civile, pavarësisht dëshmive që thonë të kundërtën.

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se numri i personave që janë konfirmuar të vrarë është të paktën 20, ndërkaq 50 të tjerë janë plagosur në sulmet e 8 korriut.

Forcat ajrore të Ukrainës shpallën gatishmëri ajrore në mbarë Ukrainën para mesditës së 8 korrikut, pas kërcënimit të dyshuar për sulme me raketa balistike, përderisa thanë se po luftojnë që të zmbrapsin sulmet ndaj Kievit.

Shpërthimet në Kiev u dëgjuan rreth orës 10:30 sipas kohës lokale, teksa administrata ushtarake e qytetit u kërkoi qytetarëve të qëndronin në strehimore derisa të ndalej alarmi për sulme ajrore.

Ushtria tha se më pas u lëshua alarmi për sulme në mbarë vendin.

Sulmet gjatë ditës në Ukrainë janë të rralla, edhe pse Rusia që gjashtë muaj ka intensifikuar bombardimin e qendrave të banuara të Ukrainës dhe ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë.

Forcat ukrainase thanë po ashtu se gjatë natës kanë rrëzuar të paktën tri raketa lundruese. Sipas komandantit të forcave ajrore, gjeneralit Mykola Oleshchuk, raketat u rrëzuan në rajonet e Zhitomirit dhe Çerkasit.

Në Krijvi Rih dhe në Dnipropetrovsk autoritetet raportuan për të paktën dhjetë të vrarë dhe 30 të plagosur gjatë një “sulmi masiv ajror të armikut”.

Në verilindje, kryetri i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se dy gra u hospitalizuan pasi u plagosën gjatë granatimeve ruse në tri ndërtesa banimi.

Më vonë gjatë 8 korrikut, guvernatori i Harkivit tha se të paktën pesë persona u vranë në rajon.

Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase raportoi se luftimet në terren po vazhdojnë, përderisa Rusia po vazhdon ofensivën e saj në rajonin e Harkivit. Sipas ushtrisë ukrainase, duket se Rusia po kryen ofensivë edhe në Pokrovsk të Donjeckut, ku të paktën tre persona janë vrarë si pasojë e sulmeve me raketa.

Ushtria tha se trupat po tentojnë të “stabilizojnë” situatën për të parandaluar forcat ruse që të avancojnë më shumë në territorin ukrainas në këtë zonë./REL/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Osmani shkon në SHBA për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s

Publikuar

nga

Me ftesë të sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Uashington, për të marrë pjesë në aktivitete që mbahen në kuadër të Samitit të NATO-s.

Në këtë samit shënohet 75-vjetori i kësaj organizate, e që i dedikohet agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“NATO është aleanca që na shpëtoi nga shfarosja dhe aleanca me të cilën do të përcaktohet fati i paqes dhe sigurisë për kontinentin tonë e më gjerë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Samiti i madh i NATO-s në Uashington do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara