Lajmet

​Kurti në Davos: Kosova vend i vogël, por është shembull i zhvillimit ekonomik

Published

on

Kosova mund të mos jetë një vend i madh, me 1.6 milion banorë, por është një shembull i shkëlqyer që rritja dhe zhvillimi ekonomik shkojnë paralelisht me demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një bashkëbisedimi në Shtëpinë e Kosovës në Davos me ekonomistin Ricardo Hausmann nga universiteti i Harvardit.

Kryeministri Kurti theksoi po ashtu se nën qeverisjen e tij kanë dyfishuar investimet e huaja direkte, si dhe ka luftuar krimin dhe korrupsionin, e cila sipas tij, solli zhvillim të gjerë, liri për qytetarët dhe për bizneset.

“Kemi rritur jashtëzakonisht subvencionet dhe grantet për fermerët në vendin tonë. Gjithashtu ne dyfishuam IHD-të dhe në të njëjtën kohë dyfishuam pagën minimale. Pra, në këtë dilemën, rregullore apo investim, ne thamë se do t’i bëjmë të dyja. Kemi bërë më shumë rregullime duke luftuar krimin dhe korrupsionin, por në të njëjtën kohë kemi rritur investimet. Pra, Kosova mund të mos jetë një vend i madh, me 1.6 milionë banorë, por është një shembull i shkëlqyer që rritja dhe zhvillimi ekonomik shkojnë paralelisht me demokracinë dhe sundimin e ligjit”, tha Kurti.

Shefi ekzekutiv, Kurti në ditën e dytë në Davos foli edhe për luftën në Ukrainë dhe ndikimete e saj. Sipas tij, ka disa superfuqi që duan të tregojnë se zhvillimi nuk ka nevojë për demokraci.

“Përveç kësaj lufte, në Ukrainë, që është një, luftë e tmerrshme materiale e fizike, ekziston edhe një luftë idesh. Ka disa superfuqi që duan të tregojnë se zhvillimi nuk ka nevojë për demokraci. Dhe ne duam të kontribuojmë në kampin që thotë se rritja ekonomike duhet të kombinohet me progresin demokratik, sepse të drejtat e njeriut, dinjiteti i qytetarëve dhe sundimi i ligjit janë diçka për të cilën nuk mund të negociojmë. Këto nuk mund të paraqesin një mjet pazaresh në rrugëtimin tonë drejt së ardhmes. Kështu që unë do të përfundoja duke thënë se lifta kundër korrupsionit solli zhvillim të gjerë dhe liri. Liri si për qytetarët ashtu edhe për bizneset”, theksoi ai.

Gjatë këtij bashkëbisedimi. Kurti ka përmendur mbështetjen e qytetarëve të Kosovës për kursimin e energjisë elektrike, siç tha ai “duke shpërndarë rritjen ekonomike që kemi arritur, kemi zbutur varfërinë.

Ai në Davos përmendi të arriturat ekonomike dhe çështjen e mallrave të eksportuara.

“Gjithashtu me paketën tonë të rimëkëmbjes ekonomike, duke shpërblyer njerëzit që kursejnë energji dhe duke shpërndarë rritjen ekonomike që kemi arritur, kemi zbutur varfërinë dhe kemi mbajtur nivele të larta të kërkesës agregate në vendin tonë. Pra, tani në vitin 2025, buxheti vjetor i shtetit të Kosovës është 50 përqind më i madh se në vitin 2021. Dhe kjo vjen nga rritja mbresëlënëse ekonomike, e cila ishte mesatarisht gjashtë për qind e PBB-së, duke mos rënë asnjëherë nën katër për qind të PBB-së. Ekonomia e Kosovës vitin e kaluar për herë të parë e ka kaluar vlerën 10 miliardë euro, eksportet i kaluan një miliard euro dhe të hyrat nga taksat kaluan 3 miliardë euro. Është interesante të përmendet se të ardhurat nga taksat në vitin 2024 ishin 40 për qind më të larta se në vitin 2021 dhe kjo tregon se besimi i publikut tek institucionet shtetërore shndërrohet në pagimin e më shumë taksave dhe kontributin më të madh për shtetin”, theksoi ai.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se sot Kosova pritet ta nënshkruajë marrëveshjen për EFTA.

Në samitin e sivjetshëm po marrin pjesë rreth tre mijë persona si biznesmenë, politikanë, akademikë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga më shumë se 130 vende, përfshirë dhe nga Ballkani, ndërsa 60 krerë të shteteve dhe qeverive do të mbajnë fjalime, transmeton KosovaPress.

Në këtë periudhë kur ekonomia globale po përjeton një ndryshim paradigme, në samit po diskutohet se si të rivendoset rritja, si të përfitohet nga teknologjitë e reja dhe mënyrat për të forcuar qëndrueshmërinë sociale dhe ekonomike në 220 sesione të ndryshme.

Në sesione, folësit ndaë vlerësimet e tyre mbi politikat e reja të SHBA-së, fragmentimin që është shfaqur si rezultat i dobësimit gradual të bashkëpunimit global, politikat tregtare, inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi, transformimi i energjisë së pastër, lufta kundër ndryshimeve klimatike, politikat monetare të bankave qendrore, normat e interesit dhe inflacioni.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara