Lajmet

Kurti në Athinë: Ballkani Perëndimor ka nevojë për Procesin e Berlinit

Deri të arrihet integrimi evropian, kreu qeveritar tha se është i nevojshëm Procesi i Berlinit.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është përfshirja në Bashkimin Evropian. Por deri të arrihet integrimi evropian, kreu qeveritar tha se është i nevojshëm Procesi i Berlinit. Në Athinë të Greqisë, Kurti tha se vetëm me presidentin Biden në ShBA dhe kancelarin Scholz në Gjermani, mund të krijohet ura transatlantike, që sipas tij në shekullin 21 është më e rëndësishme se që ka qenë më përpara.

Në ditën e parë të tryezës së rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë dhe The Economist, Kurti, diskutoi në panelin me pjesëmarrës të tjerë për temën “Evropa Juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?”. Ai tha se Procesi i Berlinit 2.0 mund të sjellë një lëvizje të të gjitha forcave në Ballkanin Perëndimor, me një iniciativë dhe program të EFTA, ngjashëm me atë që kanë Lihtenshtajni dhe Norvegjia në kuadër të BE-së.

“Zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian, por deri të shkojmë aty, neve na nevojitet Procesi i Berlinit, një rifreskim i procesit në krye me kancelarin Scholz, besoj në lidershipin e tij. Besoj se me presidentin Biden në Shtëpi të Bardhë dhe kancelarin Scholz në Berlin, mundemi të krijojmë një urë transatlantike që në shekullin 21 është më i rëndësishëm se sa ka qenë… Bashkimi ynë në BE duhet të jetë si vlerë dhe mekanizëm, në bazë të mekanizmave të mbikëqyrjes e vëzhgimit, jo të mbesim jashtë BE-së. Besoj që BE duhet të rritet përbrenda saj dhe ne kemi nevojë nga jashtë, por ne duhet të nxjerrim në pah përbrenda vlerat e BE-së duke zhvilluar reforma demokratike gjithmonë si prioritet karshi stabilitetit politik. Reforma demokratike kundrejt stabilitetit politik për të siguruar se nuk do të kemi një shthurje”, ka theksuar kryeministri Kurti.

Ai tha se pas agresionit rus në Ukrainë, nuk duhet të ketë neutralitet, andaj kritikoi Serbinë për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Kemi një rrethanë fatkeqe në Ballkanin Perëndimor, ku njëra prej shteteve, fqinji ynë Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, dhe ka marrëdhënie të ngushta me Rusinë, kur flasim për ekonominë, ushtrinë dhe kulturën”, tha ai.

Kurti para të pranishmëve tha se Kosova tanimë është sukses i dyfishtë, suksesi i parë sipas tij është ndërhyrja perëndimore dhe e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb. Suksesi i dytë, Kurti tha se është rritja ekonomike dhe demokracia cilësore.

“Republika e Kosovës është një sukses i dyfishtë: së pari, sukses i ndërhyrjes perëndimore dhe NATO-s në vitin 1999 për të ndaluar gjenocidin serb, dhe në këtë mënyrë për t’u mundësuar refugjatëve kthimin dhe rindërtimin e shtetit tonë. Dhe së dyti, është një tregim suksesi për sa i përket rritjes ekonomike dhe demokracisë cilësore, që funksionojnë krah për krah”, tha kryeministri Kurti.

Duke theksuar se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrin, kryeministri theksoi synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku këtë vit, tha se do të aplikojnë për statusin e vendit kandidat. Ai tha se shpreson që anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të merret në konsideratë së shpejti, gjë që do t’u mundësonte qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara