Lajmet

Kurti: Mbi një mijë operacione policore kundër krimit të organizuar dhe mbi 3600 të arrestuar

Published

on

Të gjitha komunitetet që janë në Kosovë duhet të jenë të përfaqësuara e të kontribuojnë në institucionet tona, u tha me rastin e shënimit të “Ditës së informimit për komunitetet” nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

Kryeministri Albin Kurti tha se profesionalizimi i kësaj akademie është rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve tanë, në mënyrë që mallrat të jenë kontrolluara dhe kriminelët të ndëshkohen.

Ai shtoi se qe nga fillimi i mandatit të qeverisë, janë zhvilluar mbi një mijë operacione policore kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, si dhe janë arrestuar mbi 3.600 persona.

“Po angazhohemi që të ndërtojmë një shoqëri dhe shtet të sigurt, të ngremë dhe forcojmë kapacitetet tonë për të mbrojtur vendin dhe popullin tonë…Nga fillimi i mandatit tonë qeverisës janë zhvilluar mbi një mijë operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, janë shkatërruar 100 grupe kriminale dhe 16 laboratorë të drogës, si dhe janë arrestuar mbi 3.800 persona…Policia janë populli dhe populli është policia…Kjo vlen jo vetëm për policinë, por edhe për doganat, shërbimin korrektues, shërbimin sprovues, inspektoratin, si dhe për ata që menaxhojnë raste emergjente…Është e domosdoshme që të gjitha komunitetet të cilat janë në Kosovë të jenë të përfaqësuara e të kontribuojnë në institucionet tona. Në dogana 15 për qind e stafit janë nga komunitetet”, tha Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla potencoi se institucionet e sigurisë kanë gjithmonë dyert e hapura për të gjithë ata që duan të ofrojnë siguri në sundimin e rendit dhe ligjit për qytetarët.

“Institucionet tona të sigurisë i kanë gjithmonë dyert hapura për të gjithë ata e ato që duan të jenë faktorë në ofrimin e sigurisë në sundimin e rendit dhe ligjit për të gjithë qytetarët tanë e Republikën tonë të përbashkët…Në historinë e themelimit të institucioneve tona, në ngritjen dhe forcimin e përditshëm të tyre, pjesë e pandashme është kontributi i zyrtarëve tanë nga të gjitha komunitetet, të cilët në çdo ditë të punës së tyre, janë në shërbim të qytetarëve tanë pa dallim…Diversiteti është vlerë, andaj nisur nga ky parim i yni jam i lumtur që sot kemi në shërbim në uniformën e Policisë së Kosovës pjesëtarë nga të gjitha komunitete në të gjitha nivelet organizative të saj”, potencoi Sveçla.

Ministri për Komunitete dhe Kthim (MKK) Nenad Rashiq, ka thënë se kjo akademi për të simbolizon një fillim dhe bashkëpunim për të gjithë. Ai theksoi se MKK-ja është në proces të strategjisë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.

“Kjo shkollë, kjo akademi mua më simbolizon një fillim, një bashkim për të gjithë…Për një përparim, për një zhvillim, dhe për të ardhmen…Çfarë do të thotë për mua? Kjo akademi është besueshmëri, zgjedhje dhe ardhmëri…Edhe ne si Ministri për Komunitete dhe Kthim jemi në zgjedhjen e një dokumenti që është jashtëzakonisht i rëndësishëm… Ai dokument quhet ‘Strategjia për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve’. Kjo më jep rast që t’ju ftoj të gjithë që të jeni pjesë e kësaj strategjie. Dokumenti apo strategjia është e rëndësishme sa edhe vetë njeriu”, tha Rashiq.

Ndërkaq, zëvendësues drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Kastriot Jashari potencoi se kjo akademi e ka kultivuar frymën e bashkëpunimit me komunitete duke i bërë pjesë integrale në të gjitha proceset e kësaj akademie. Ai konsideroi se AKSP-ja tashmë e një kohë të gjatë e ka të natyralizuar bashkëpunimin e komuniteteve.

“Akademia tash e 23 vite, gjen një bashkëpunim me agjencitë e sigurisë publike dhe partnerët tanë ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë… E ka kultivuar frymën e bashkëpunimin me komunitete duke i bërë pjesë integrale të gjitha proceset tona në akademi, në fushën e trajnimeve, arsimit të lartë, dhe të gjitha aktiviteteve performuese që ne organizojmë në akademi. Konsideroj që akademia, si shtëpi e përbashkët e institucioneve të sigurisë publike, tashmë një kohë të gjatë e ka të natyralizuar bashkëpunimin dhe integrimin e komuniteteve në jetën tonë të përditshme”, tha Jashari.

Ndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike është themeluar në shtator 1999. Fillimisht është quajtur Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës, më pas nga 2006 është quajtur Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Më 26 mars 2008, Akademia e Kosovës për Siguri Publike funksionon si agjenci ekzekutive e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndërsa që nga dhjetori i vitit 2011 me miratimin e ligjit, bartë emrin Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

Sipas këtij Ligji, AKSP është institucion përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe arsimit të lartë, zbatimin e politikave si dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë publike.

Akademia ofron trajnime dhe arsim të lartë për të gjitha institucionet e sigurisë publike, por pa u kufizuar vetëm në Policinë e Kosovës (PK), Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK), Shërbimin Sprovues të Kosovës (SHSK), Doganën e Kosovës (DK), Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME) dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Brenda vitit në AKSP trajnohen nga 12.000 deri në 13.000 zyrtarë të sigurisë publike në trajnime bazë, të avancuara dhe të specializuara.

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara