Lajmet

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar për Ekonomia Online se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka marrë një “goditje të rëndë”, por, sipas tij, ajo ende nuk është zhvlerësuar. Gjithashtu, shtoi se evitimi i zgjedhjeve bëhet kur të votohet Bekim Sejdiu.

I pyetur nëse do të ketë bisedime të reja me kryetarin e LDK-së, Kurti tha se marrëveshja përbën një sukses të dy subjekteve politike dhe se ende ekziston mundësia për shmangien e zgjedhjeve dhe forcimin e institucioneve.

“Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit e kanë shansin”, deklaroi Kurti, për Ekonomia Online.

Ai theksoi se nga kjo marrëveshje politike ka dalë edhe një emër konkret për kandidat, duke iu referuar profesorit Bekim Sejdiu.

“E kjo është, emri i përveçëm që ka dalë nga marrëveshja politike, përkatësisht Profesor Bekim Sejdiu”, tha Kurti.

Ndërkaq Kurti refuzoi të deklarohet nëse do të ketë kandidat tjetër për president./A.K/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë ndaj shoferit që la të vdekur një grua në rrugën Mitrovicë–Prishtinë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit N.S., për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur“, nga neni 371 par. 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Më 23 korrik 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, i pandehuri N.S., duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, ka shkaktuar aksident trafiku, në atë mënyrë që, derisa ishte duke lëvizur në krahun dhe shiritin e kundërt të rrugës, ka goditur një automjet që ishte duke lëvizur në drejtimin e rregullt.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja M.V., ndërsa tre pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Po ashtu, janë shkaktuar dëme materiale në automjete dhe në mbrojtëset e rrugës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe t`i japë dënim meritor sipas ligjit. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Bllokohen fondet e Kosovës: Më shumë se 3.600 nxënës shqiptarë në Luginë nisin vitin pa libra falas

Published

on

By

Më shumë se 3.600 nxënës shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e kanë nisur vitin e ri shkollor pa librat falas të siguruar nga Qeveria e Kosovës, si pasojë e bllokimit të fondeve nga autoritetet e Serbisë.

Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, mjetet financiare të ndara nga Prishtina zyrtare po mbahen të bllokuara nga institucionet serbe dhe nuk po lejohet transferimi i tyre te KKSH-ja. Bllokada po ndodh përkundër faktit se bëhet fjalë për tekste shkollore që tashmë janë të aprovuara zyrtarisht nga vetë Ministria e Arsimit e Serbisë.

Kjo situatë vjen pas vitit të kaluar shkollor, kur për nxënësit shqiptarë u siguruan mbi 35 mijë libra në gjuhën shqipe të shpërndarë në 15 shkolla fillore. Përveç bllokimit të mjeteve për arsimin fillor, problemet vijojnë edhe në nivelin e mesëm, ku deri më tani nuk është aprovuar asnjë tekst shkollor në gjuhën shqipe sipas planprogrameve bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vritet me armë zjarri 65-vjeçari në Mirditë, gjendet një makinë e djegur

Published

on

By

Një 65-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së enjtes në fshatin Ndërfushas të Mirditës, në atë që dyshohet të jetë një atentat i mirëmenduar.

Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi, i cili u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij rreth orës 09:00. Ai është vëllai i Martin Bardhit, person i cili u vra për motive hakmarrjeje gjatë vitit 2023.

Pak pas ngjarjes, në fshatin Munaz është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Policia dhe grupi hetimor kanë dalë në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e kryerësve të veprës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aksident i rëndë në Berlin: Tramvaji ndahet përgjysmë pas daljes nga shinat, dhjetëra të plagosur

Published

on

By

Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të rëndë në pjesën lindore të Berlinit, ku një tramvaj doli nga shinat dhe u nda përgjysmë.

Sipas shërbimit të zjarrfikësve, ngjarja ka ndodhur në qarkun Lichtenberg. Tramvaji dyshohet se ka goditur një shtyllë të linjës elektrike gjatë marrjes së një kthese, çka ka shkaktuar shkëputjen e mjetit dhe daljen e pjesës së pasme nga shinat.

Të gjithë të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i linjave të tramvajit në atë zonë të kryeqytetit gjerman është pezulluar tërësisht. /Bild/

Continue Reading

Të kërkuara